Qeveria do privatizojë Albpetrol dhe INSIG brenda këtij viti

April 10, 2015 17:13

Qeveria do privatizojë Albpetrol dhe INSIG brenda këtij viti

Kompania shtetërore “Albpetrol” do të privatizohet brenda vitit 2015­.

Ministria e Ekonomisë ka ngritur grupet e punës për të bërë vlerësimin e aseteve të kësaj kompanie dhe më pas ajo do të nxirret në shitje.

Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i privatizimit, Zamir Stefani, sqaron se kontrata që do të bëjë qeveria me kompaninë nuk do të jetë favorizuese për të, siç është bërë rëndom me shitjen e burimeve të naftës.

Po kështu qeverisë do t’i duhet që fillimisht të zgjidhë edhe marrëveshjet që “Albpetrol” ka me firmat të cilat që kanë marrë koncesionet për vendburimet e naftës, si “Bankres” apo “Stream Oil”.

Nga ana tjetër, po këtë vit Ministria e Ekonomisë do të nxjerrë në shitje edhe 40 asete të tjera, këtu bëjnë pjesë edhe kompanitë ku shteti ka një përqindje të vogël të aksioneve.

Ndërkaq, kanë nisur procedurat edhe për privatizimin e shoqërisë “INSIG”, kompani sigurimesh ku qeveria zotëron 100% të aksioneve.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, në 2016-ën do të privatizohet dhe pjesa e mbetur e paketës së “Albtelecom”.

Për Albpetrol është bërë edhe një vlerësim i mëparshëm nga “Patton Bogs”, firma konsulentë e cila dha asistencë në tenderin e zhvilluar gjatë qeverisë Berisha.

Por, megjithë dështimin e tenderit, oferta maksimale që nxori në atë kohë “Patton Bogs” për vlerën e shitjes së Albpetrol ishte 250 milion euro.

Sa për “INSIG” shteti mendon të fitojë rreth 15 milion euro, duke qenë se borxhet dhe detyrimet që i kanë palëve të treta degë të saj kanë bërë që vlera e saj të bjerë çdo vit.

April 10, 2015 17:13
Komento

4 Komente

  1. mirel April 10, 18:31

    Ti fusin nje te privatizuar shpejt e shpejt dhe ta mbyllin njehere e mire kete pune.
    Strategji eficente.
    Popull hani mut..me gaz pusi

    Reply to this comment
  2. info analitike April 10, 18:43

    Prape me Albtelekomin Ahmetaj? Nuk i mjaftuan milionate vjedhura me Hermes-in?
    Po Albpetroli perse qenka kaq e nevojshme te privatizohet apo rilindesve nuk u durohet te presin me vite e duan t’i bejne milionat sa me shpejt te jete e mundur!

    Reply to this comment
  3. Neziri April 10, 20:35

    Bravo Edvin, bravo gjithe Arbeneve dhe Erjoneve te Rilindjes.
    Shitini edhe aksionet qe kane mbetur te Albtelekomi, INSIG-u dhe 49 asete te tjera.
    Pra gjithshka u shit, mbetet vetem ajri.
    Dhe nje keshiille Edvin, me parate qe do te marresh nga keto privatizime
    shlyel edhe kestin e peste per te denuarit politike
    dhe likujdo borxhet per biznesmenet e Saliut.
    Degjo, do te jesh burre i lig po rrite qofte dhe 1 lek pensionet dhe rrogat,
    do te te quaj mut-muti po rregullove ndonje spital, shkolle apo kopesht.
    Do te te quaj komunist te pandreqshem nese fut ne pune ndonje socialist.

    Reply to this comment
  4. Dashnor Kozaj April 10, 20:58

    THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
    Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
    Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
    Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
    Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
    Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim