Qeveria do të blejë apartamentet stok

March 6, 2014 16:42

Qeveria do të blejë apartamentet stok

Enti Kombëtar i Banesave do të blejë apartamente për të pastrehët, nga stoku i banesave të kompanive të ndërtimit që nuk jane shitur apo apartamente që i kanë kaluar bankave për shkak të kredive të pashlyera, por me koston që do t’i duhej Entit të ndërtonte dhe jo me çmimin e tregut. 

“Synojmë që të kapim ato banesa, të cilat në njëfarë mënyre janë të bllokuara dhe nuk shiten për arsye nga më të ndryshmet. Ne synojmë të kapim ato banesa, të cilat janë në treg me çmim të barabartë apo përafërsisht të njëjtë me koston e ndërtimit të Entit Kombëtar të Banesave. Numri i banesave që do të blihen do të varet qoftë nga sipërfaqja e banesave, qoftë nga struktura e apartamenteve që do të jenë disponibël, por sigurisht që do të jetë brenda kostos me të cilën ne ndërtojmë. Kosto e ndërtimit nga Enti Kombëtar i Banesave luhatet për qytete të ndryshme, diku tek 33-35 mijë lekë të reja për metër katror”, thotë drejtoresha e Entit, Doris Andoni.

Per vitin 2014, Entit i eshte miratuar nje fond prej 100 milionë leke të reja për blerjen e apartamenteve në të gjithë vendin, ku sipas informacioneve te grumbulluara deri me tani, Durresi ka një numër të madh apartamentesh të pa shitura. Doris Andoni thote se në një fazë të dytë, do të përcaktohet se si do t’u shiten më pas këto apartamente të pastreheve.

“Procesi i blerjes së banesave është një nga aspektet e këtij programi. Faza e dytë do të jetë përcaktimi i politikës me të cilën ne do t’i shpërndajmë këto banesa, pra, e para cilat do të jenë familjet që do të përfitojnë, e dyta, në çfarë forme ne do t’ua ofrojmë këto banesa qytetarëve; do t’ua ofrojmë me blerje të menjëhershme, me këste, me shlyerje mujore apo një pjesë, ndoshta të vogël prej tyre, do ta mbajmë edhe ne gjendje stoku, në mënyrë që të kemi mundësi për ta adresuar raste emergjente në formën e dhënies me qira”, thotë Andoni.

Deri në vitin 2009 janë regjistruar gjithsej 17 mijë familje të pastreha, që i përkasin kategorive të ndryshme. Por, numri i tyre mendohet të jetë shumë më i lartë aktualisht, duke llogaritur edhe ato familje që iu shtuan listës së të pastrehëve për shkak të zbatimit të Aktit Normativ për kthimin e banesave ish-pronarëve.

Ne vend, perllogaritet se jane te pakten 20 mije apartamente te mbetur pa shitur te perqendruara keto ne qytetet Durres, Tirane, Vlores dhe Sarande.  / Top Channel

March 6, 2014 16:42
Komento

8 Komente

  1. Mark uk March 6, 17:09

    Nuk jeni ne fushat per te thene per cdo gje Une do ta bej,po flisni me une e bera

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit March 6, 18:45

      Mark Uku, ca te paska ndodh, po flet percart, shko merr racionin ke Saliu, se po kurseve, del keq.
      Ose je shum i mencem, ose shum trap se askurgjo ste mora vesh.

      Reply to this comment
      • Ali ASLLANI.. March 6, 19:07

        Po ne ti ku gje kurajo e meresh me kunguj pa fare !ai aq e ka hapin ti do ta mubushesh memend.

        Reply to this comment
      • toni March 6, 19:55

        o horr vllai po car haxhon frymen me nje te pa -udhe si ky mark.uk,keta palaco i man sllavi sali ane nga SHQUP-i me i pastru menderen+wc-te vari hebet dava plerash,,gjith te mirat HORR…

        Reply to this comment
  2. Llogaritari March 7, 00:37

    U zgjidh edhe problemi i te pastreheve.Me ato 100 milione leke blihen nja 30 apartamente.Dalin dhe teprojne per ato 17 mije familje te pastreha.

    Reply to this comment
  3. ilir March 7, 00:46

    ju lutem mund te na thoni emrat e pronareve te apartamenteve stok, jane te gjithe te PS, Rama do ju jape leket e popullit biznesmeneve te PS. Ta gezoni rilindjen

    Reply to this comment
  4. Ilir March 7, 04:29

    PO MOJ SHOQE DO TI BESH TE GJITHA TI, POR KUR TE QETHEN VICAT AMA.

    QEVERRI MASHTRUESE.

    Reply to this comment
  5. FANI March 7, 06:49

    Nuk ka rendesi se cfare qeverie e ben ,rendesi ka qe te strehoen familjet qe jane te pa strehe,por bravo atyre qe e menduan kete gje ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim