Qeveria do të ndalojë gjuetinë për dy vjet

December 24, 2013 10:32

Qeveria do të ndalojë gjuetinë për dy vjet

Qeveria do të miratojë një moratorium që ndalon gjuetinë në vend për dy vjet.

Qëllimi është që të përmirësohet gjendja e faunës së egër në vend.

Pas vitesh të tëra barbarie në këtë drejtim, qeveria ndërmerr një hap të tillë.

Pak kohë më parë një media e huaj raportonte se si italianët gjuetarë pasanikë, me ndihmën e dhëndrit të Berishës, vinin për të bërë kërdinë mbi faunën shqiptare.

Moratoriumi synon edhe pezullimin e të gjitha lejeve dhe kontratave të gjuetisë.

Po ashtu parashikohet edhe masat për shkelësit e moratoriumit që shkojnë nga gjoba prej 1 milion lekësh deri në konfiskim të armës. / TEMA

December 24, 2013 10:32
Komento

6 Komente

  1. xhaja December 24, 11:00

    Qeveria ben shume mire qe merr kete vendim por duhet te kuptojme se kerdine nuk e kane bere vetem te huajt me ndihmen e djalit te Berishes ose te ndonje tjetri me pare ne kohen e socialisteve. Kerdine e ka bere edhe varferia ku nje person vret ose elmatis kafshe dhe i shpie per ti shitur tek lokalet qe pastaj bejne kerdine me rritjen e cmimeve. Mendoj qe hapsirat e gjuetise i duhen dhene per administrim shoqatave te gjyetareve qe e bejne kete sport vetem per argetim brenda ligjeve qe bota i ka shume rigoroze dhe te zbatueshme per te gjithe.

    Reply to this comment
  2. Mira December 24, 11:01

    Lajm shume i mire. Por duhet te ndalohet pergjithmone gjuetia nga te huajt ne territorin shqiptar. Se deri me sot kerdine bashke me te huajt e kane bere jo vetem ata te qeverise se meparshme, por edhe biznesmenet e te ashtuquajtures e majte.

    Reply to this comment
  3. Alma December 24, 12:37

    tE NDALOHEN NDERTIMET SE NUK ADMINISTROHET TERRITORI . TE NDALOHET FUTBOLLI SE KA DHUME NE STADIUME , TE NDALOHET PESHKIMI SE PERDORET DINAMITI ,TE NDALOHET KERCIMI SE KA ZHURME AKUSTIKE NGA MUZIKA E LARTE, TE NDALOHET QARKULLIMI I MAKINAVE SE KA AKSIDENTE , .PSE KJO ESHTE MENYRA PER TE NDALUAR ABUZIMIN ? . JO MOR JO TE BEHET LIGJI PER SE MBARI DHE TE ZBATOHET.KJO ESHTE .

    Reply to this comment
    • labi itali December 24, 16:15

      moj almushke po e ke pare ndonjeher vendin si eshte katandisur ike syt ne balle apo ne ndonje vendtjeter nuk e di kush je por vecse shqipetare sje .,po qe se punon ketej ne perendim do te kisha bere nje te share te madhe qe sdo te lija gurre dh kusur .po moj po edhe peshkimi i pa ligjshem te ndalet edhe te gjitha cfare shkrujte me larte te ndalen dhe te denohen me burg po te jete e mundur po pse moj kur jeni ketej nuk beni asnje veprim te till ,se nuk ua mban se ka ligje dhe e dijme mire te gjith se cfare na gjen por me qe ai saliserbi e ketheu shtetin ne nje geto me plot kuptimin e fjales qe mund te beje secili cfare te doje ty te duket se dhe shkaterimi hyn te te drejtate tua .por te ka dhembur ndonjeher zemra kur le perendimin dhe kethehesh ne vendin tnde ku ke lindur dhe ta shikosh shkrete vetem me ndertesa shum kateshe por pa asfalt pa gjelberim pa zogj qe cicerojn me nje bregdet ku mbeturinat e te gjithe llojeve lundrojne per qejf te tyre ,ku bokset e kasetofonave bucasin sikur ai qe i ka si ka per qejfin etij

      Reply to this comment
    • antigjuetar February 11, 22:43

      Te ndalohet e drejta e fjales e idioteve te lloit tend

      Reply to this comment
  4. Gjahtari December 24, 17:41

    Nuk ka nevoje per moratorium, por te zbatohet rregullat e gjuetise nga organet perkatese. Te ndalohen perfundimisht imituesit, sepse gjuetaret qe perdorin imitues e çfarosen faunen shqiptare. Moratorium te vendoset ndalimi i gjuetareve te huaj, veçanerisht atyre italiane dhe greke. Ose te zbatohen sansione per te bere te mundur mosardhjen e tyre. Kjo mund te ishte disi shpetim per faunen tone. Kontrolli i rrepte edhe i gjuetareve shqiptare dhe nxjerrja e nje ligji te rrepte do te ishin shpetim i vertete. Moratoriumi nuk zgjidh gje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*