Qeveria e Cipras nis fushatën për kandidatin e PBDNJ-së në Himarë, Fredi Beleri

May 19, 2015 15:17

Qeveria e Cipras nis fushatën për kandidatin e PBDNJ-së në Himarë, Fredi Beleri

Deputeti grek i SYRIZA-s, Kosta Barka, i cili i përket zonës së Prevezës ka mbajtur një fjalim të gjatë për të ashtuquajturin “Vorio-Epir” dhe për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, si dhe për kandidimin e Fredi Belerit për Bashkinë e Himarës.

Barka ishte prezent në një event ku u promovuan kandidatët minoritarë grekë në zgjedhjet e 21 qershorit dhe ai, sipas Himara.gr dhe Aftonomi.gr, ishte i ftuar në cilësinë e përfaqësuesit të kryeministrit Cipras.

Sipas tij, ky minoritet lufton çdo ditë për të garantuar të drejtat e tij themelore. Ai ka mbajtur një fjalim përpara një grupi minoritar grek nga Shqipëria.

“Jemi shumë krenar për ju dhe për dashurinë që ju keni treguar ndaj atdheut. Edhe pse ju jetoni në kushte të vështira, përsëri ia keni dalë mbanë që të mbani gjallë helenizmin. Unë dhe qeveria e z. Cipras do t’ju mbështesim gjithnjë”, ka thënë Barka.

Më tej, Barka shprehu rezervat e tij për reformën territoriale në Shqipëri. Ai tha se modeli i Himarës dhe Konispolit duhet të ishte aplikuar edhe për Dropullin dhe Finiqin.

Më tej, u bëri thirrje pjesëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri që të votojnë kandidatët e mbështetur nga PBDNJ-ja në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Fredi Belerin. “Ju duhet të mbështesni përpjekjet e pakursyera të PBDNJ-së për një jetë më të mirë, ndërsa pjesën tjetër na i lini neve që jemi përtej kufirit. Ne kemi gati ligjin e ri për pensionet, që do të kalojë shumë shpejt në Parlament. Shpresoj shumë që të fitoni më 21 qershor”, përfundon ai.

Pjesmarrës në këtë event ishte edhe Vangjel Dule, nënkryetar i Kuvendit dhe kreu i PBDNJ-së, si edhe Vasil Bollano, ish-kreu i OMONIA-s në Shqipëri. Gjithashtu, në këtë event u promovuan edhe dy kandidatët minoritarë për Livadhjanë dhe Konispolin.

May 19, 2015 15:17
Komento

10 Komente

  1. shqiptari May 19, 15:22

    NORMALE QE KURE MER LIKJA I KADAIFITE 18 DEPUTETE DO DHE GREKU KRYETARE BASHKIE DHE EDI RI E I NDIMONE DHE FUQIZONE DHE BENE SIKURE SHAME LULIN HAHAHAHAHAH ASNJE SESHTE SHQIPTARE PER SHQIPERI

    Reply to this comment
  2. padrino May 19, 15:57

    Hyn , del greku, në Shqipëri bën çfarë ti dojë qejfi, qeveria “rilindjes” s’ndihet , politikanë të shitur, si salehu, dhe basha, janë dhe këta rilindjes mavi.

    Reply to this comment
  3. Toni May 19, 16:12

    Qeveria shqiptare duhet te ndaloje te gjithe ata qe vijne ne Shqiperi dhe flasin per vorio-epirin. Mendoni sikur kete ta benin deputetet tane ne zonen e Camerise ne Greqi se cfare reagimi do te kishte shteti grek. Mendoni sikur shteti shqiptar tu lidhte pension cameve ne Greqi. Kjo do te ishte lomentuar si nderhyrje ne punet e brendeshme. Minoritaret nukm jane qytetare grek dhe dhenia e pensionit per qytetaret shqiptar eshte nderhyrje ne punet e brendshme. Qellimet irredentiste te Greqise duhen ndalur. Qeverite shqiptare jane kthyer ne vasale te Greqise se ndyre, vendit me te fundit ne komunitetin Europian. Z. Edi Rama vepro, mbro shqiperine dhe vendin. Greket duhen ndaluar. Irredentizmit te tyre i duhet thene ndal. Deputetet greke nuk kane pune te bejne fushate elektorale ne Shqiperi. Shqiperia nuk eshte Greqi. Dikush duhet te kete guximin nga shteti jone te thote ndal ketyre ndyresirave qe bejne greket. Berisha e shiti Shqiperine dhe ju dha atyre te drejten qe te abuzojne me Shqiperine.

    Reply to this comment
  4. Hëm... May 19, 19:00

    mos ke ndonje gjak te shprishur ti mor hale se armiku me i keq i shqiptarit eshte shqiptari i tredhur …

    Reply to this comment
  5. Shqipe May 19, 19:53

    Greket lete shikojne halen e tyre qe jetojne duke vjedhur parate e taxapaguesve Evropiane, e qajne si zogu bythedale. Ketu eshte SHQIPARI dhe nuk ka lindur akoma ndonje bir kurve te venitje kete vend. Mos e kruaj mor GREK mavria dhe mos haro se e ke vezet ne mes te kulacit

    Reply to this comment
  6. Shqipe May 19, 19:54

    RAMA BEJ GATI SHUPLAKEN E RADHES.

    Reply to this comment
  7. Arben May 20, 05:36

    KY TIPI DO HURIN NE B………..

    Reply to this comment
  8. atila May 22, 22:23

    Me cfare do ti paguaj qirie Kosta pensionet se Fmn po ju kerkon 1miliard e gjysem kestin e rradhes megjithate mbahuni fort minoritet shqiptar brenda ne Shqiperi se shume shpejt do i merni pensionet nga atdheu juaj Nena Shqiperi dhe me shume se te Grekut qe ju konsideron Minoritet duke ju manipuluar me ca pensione dhe kjo eshte e vertet qe Greket jo qe do dalin nga Europa por pa vize do vene vetem ne Rusi.

    Reply to this comment
  9. DIA May 28, 15:08

    Me cfare llogjike nje deputet grek ben propogande per ndryshim kufijsh dhe as nje shkerdhate nga ministria e jashtme shqiptare nuk thote nje fjale, te thote nje grek i thjeshte fjalen vorjo epir nuk eshte gje po ta thote nje deputet eshte cenim i kufijve te nje shteti sovran te njehur nga OKB, kur do e mesojne keta xhepistat tane;

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*