Qeveria e Kosovës, 50 mijë euro për rivarrimin e Isa Boletinit
Media e Prishtines ka njoftuar sot se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit organizativ për ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar, Isa Boletini.
Ceremonia do të bëhet më 28 nëntor Diten e Pavaresise se Shqiperise.
Për këtë qëllim qeveria e Kosoves ka ndarë 50 mijë euro, ndërsa u njoftua se kjo ngjarje do të mbahet nën përkujdesjen e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi – shkruan Koha Ditore.
Isa Boletini pati rol kryesor ne procesin e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise bashke me Ismail Qemalin.
Më në fund po dëgjojmë edhe gjëra të mira që bëhen ndër shqiptarët!
Isa boletini eshte dhe do mbetet nje nga heroint me te medhenje te kombit shqipetar. Burra te rralle te kombit shqipetar.I gjalle qofshe IS ne jete te jetve. Tradhtarve u humbte varri dhe nishani.
Isa ishte krahu i djathte i Ismail Qemalit dhe mendoj se sjellja e eshtrave te tij ne krahe te I.Qemalit ka shume domethenie…….
Aman merreni edhe bustin e tij ne Shkoder se nje here ka kene ne ket qytet ne jeten e tij.Vertet figura e tij eshte e madhe e nuk mendoj se ka njeri ne Shqiperi te mendoj ndyshe. Ne shpadhjen e pamarsis ishte edhe Luigj Gurakuqi po bustin nuk e cuan ne Sarand po ne vendlindjen e tij ne Shkoder. Ne histori kur hyn politika historia del e manget.
nje shqiptar i vertete…………