Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mblidhen të premten në Prishtinë

May 30, 2016 12:07

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mblidhen të premten në Prishtinë

Në vazhdën e takimeve, tashmë të rregullta, është paralajmëruar se të premten, më 3 qershor, në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Sipas njoftimeve të mëparshme, në rend të ditës do të jenë zbatimi i marrëveshjeve të deritashme dhe lidhja e marrëveshjeve të reja në përputhje me interesat e dyanshme.

Energjetika dhe shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri do të jenë temat kryesore që diskutohen në mbledhjen e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

“Sa i përket portit të Durrësit, vendimi mund të ndodh brenda muajit qershor-korrik” kishte pohuar ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Ai tha se arritja e marrëveshjes energjetike do të bëjë që të dyja vendet të kenë përfitime të mëdha, si në çmimin e rrymës, ashtu edhe në furnizim.

Të rëndësishme e ka cilësuar edhe marrëveshjen për aktivizimin e portit të Durrësit nga ana e Kosovës, ku sipas tij, kjo marrëveshje do të eliminojë barrierat që hasin bizneset gjatë transportit të mallrave. Sipas tij, shumë shpejtë pritet që në portin e Durrësit të vendoset pika doganore e Kosovës.

Ky është takimi i tretë që mbahet mes dy qeverive. Takimi i parë ishte mbajtur në Prizren në vitin 2014 , i dyti në Tiranë në vitin 2015.

May 30, 2016 12:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*