Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen e re për Demarkacionin

February 17, 2018 12:35

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen e re për Demarkacionin

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar për të dërguar në Kuvend, marrëveshjen e re për rishikim dhe korrektim të kufirit me Malin e Zi që përfshin Kullën dhe Qakorrin.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo është arritje për Kosovën dhe rezultat i përbashkët i të gjithëve.

“Kështu respektohet territori i Kosovës dhe parlamenti nesër duhet të jetë unik. Kam përgëzuar Kosovën për këtë marrëveshje të arritur. Kosova po tregon zotësinë e saj institucionale që të gjitha temat e vështira në tavolinë t’i zgjidhim duke respektuar popullin.

Kjo marrëveshje si e tillë meriton aprovimin. Ky është dakordim institucional…”, është shprehur Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Qeveria në fund aprovoi deklaratën e përbashkët të ankes-marrëveshjes, për rishikim dhe korrektim të kufirit në Cakorr dhe Kullë.

o.j/dita

February 17, 2018 12:35
Komento

2 Komente

  1. mirel February 17, 18:38

    Ne diten e Pavaresise shkrujane tradhetine e shitjes se Pavaresise

    Reply to this comment
  2. Ruuuuuuuuuush politikaaaaaaaaaaaaaa February 18, 08:28

    Lopa ban muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*