Qeveria e re italiane, nisin negociatat për mundësinë e një koalicioni mes 5 Yjeve dhe PD

April 23, 2018 20:32

Qeveria e re italiane, nisin negociatat për mundësinë e një koalicioni mes 5 Yjeve dhe PD

 

Presidenti italian, Sergio Mattarella, i ka besuar sot kryetarit të dhomës së deputetëve Roberto Fico detyrën e negociatorit për arritjen e një koalicioni të mundshëm qeverisës mes Lëvizjes 5 Yje e Partisë Demokratike.

Ditën e enjte, 26 prill, është afati i fundit i negociatave të tij me përfaqësuesit e këtyre dy forcave politike.

Në rast se kjo marrëveshje konkretizohet, qeveria e re italiane do të jetë një qeveri e Lëvizjes 5 Yje me Partinë Demokratike dhe posti i kryeministrit pritet të emërohet nga Presidenti i Republikës.

Konsultimet dhe negociatat e javëve të shkuara për një koalicion qeverisës mes qendrës së djathtë e 5 Yjeve nuk dhanë asnjë rezultat pozitiv.

Përballë një ngërçi të tillë politik, Presidenti italian ka vendosur të kërkojë një koalicion të ri qeverisës mes 5 Yjeve dhe Partisë Demokratike.

Lëvizja 5 Yje u konfirmua forca e parë fituese në zgjedhjet e 4 marsit duke marrë rreth 32 % të votave të italianëve, koalicioni i djathtë është formacioni fitues me mbi 37 % të votave, ndërsa Partia Demokratike doli forcë humbëse me mbi 18% të votave.

a.s/dita

April 23, 2018 20:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*