Qeveria e re italiane përballet për herë të parë me krizën e emigrantëve

June 9, 2018 21:12

Qeveria e re italiane përballet për herë të parë me krizën e emigrantëve

Qeveria e re populiste në Itali po përballet për herë të parë me krizën e emigrantëve.

Një anije gjermane me 232 emigrantë në bord ka mbërritur në portin e Reggio Calabria-s, ndërsa 225 emigrantë kanë mbërritur në portin e Ragusa-s.

Emigrantët kanë shpëtuar ditët e fundit pranë Siçilisë nga ekipet e organizatave joqeveritare që monitorojnë ujërat e Mesdheut.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka reaguar menjëherë, duke thënë se duhen ndryshuar në mënyrë urgjente rregullat e organizatave joqeveritare që veprojnë në Mesdhe.

Kreu i Lega Nord akuzoi edhe qeverinë e Maltës për indiferencë në përballjen e krizës.

“Është e pamundur që i thotë jo çdo kërkese për ndërhyrje”, tha Salvini.

Më herët, ministri italian ka sulmuar edhe parimin e Traktatit të Dublinit, ku thuhet se vendi i parë ku mbërrijnë emigrantët ka detyrimin e nisjes së procedurave të azilit.

Krahas tij, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar nevojën e ndryshimit të Traktatit të Dublinit, pasi sipas saj, emigrantët janë përgjegjësi e të gjithë Bashkimit Europian.

s.a/dita

June 9, 2018 21:12
Komento

2 Komente

  1. Europa kurve plake me pamjen e Doris Pack. June 9, 23:48

    Gungacja Merkel, emigrantet nuk jane pergjegjesi e te gjithe Bashkimit Evropian, por vetem e jotja qe e ke mbushur Evropen me arabe e lloj lloj jevgu, je bere strehe e ISIS dhe i grupeve kriminale e mafipoze.
    Ka nje zgjidhje te thjeshte e po thuajse me kosto zero.
    Te kontrollohet Deti Mesdhe prane brigjeve te Afrikes dhe shume larg brigjeve te vendeve te BE, per te kapur anijet pirate te mbushur me klandestine, t’ shkulet apo t’u prehet timoni dhe aty ku ti nxjerre deti t’u jepet strehim provizor me kusht kthimin e detyrueshem dhe forcerisht, rruge tjeter nuk ka.

    Reply to this comment
  2. Arben June 10, 14:54

    Libianet Sirianet Egjyptianet

    Ishin mire e bukur ne shtepi te

    Tyre. Amerika I shkaterroi per

    Naften DHE Tani bredhin si

    Fakira. Perandoria Osmane me

    Sulltanin Erdoan do te sjelle

    Qendrueshmeri.

    Perpara o Sulltan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim