“Doganat do të bashkohen me Tatimet”

August 27, 2017 11:20

“Doganat do të bashkohen me Tatimet”

 

Ish-zv/Kryeministri, Niko Peleshi, paralajmëroi se do të këtë shkrirje të institucioneve me funksione të njëjta si dhe ata me shumë persona në staf, pasi sipas tij kjo është e panevojshme.

Teksa paraqiti raportin e tij për ristrukturimin e institucioneve në Asamblenë e Partisë Socialiste Peleshi tha se doganat do të bashkohen me tatimet.

Rishikim të institucioneve, kemi një projekt rekomandimesh. Kemi arritur një formular me 341 institucione për të vazhduar punën për strukturën e re të institucioneve.

Shqipëria ka numër të madh të institucioneve të varësisë, 500 institucione. Kemi 81 institucionet në shërbimet, 13 politik-bërje dhe 130 funksione mikse.

Kemi një varietet të madh të institucioneve me punonjësit. 10% e institucioneve kanë më pak se 10 punonjës.

30% e institucioneve kanë regjistra të dixhitalizuar, të tjerat nuk kanë. Nga 141 agjenci, ne propozojmë një projekt me 104 agjenci varësi. Kemi shkrirë agjensitë me më pak se 10 persona dhe kemi shkrirë ato që kanë funksione të njëjta.

4 agjenci rajonale për shëndetësinë, 4 për arsimin, 4 për mjedisin, shërbimin social nga 12 në 4, degët e thesarit mund të bëhen në 4 nga 36 që janë sot.

Propozojmë shkrirjen e drejtorive të bujqësisë, kalimin te AKU, statistikat kalojnë te bashkitë.

Doganat do të bashkohen me Tatimet. Të ngrihet agjencia e mbrojtjes civile për emergjencat.

Drejtoria e Akreditimit bashkohet me atë të Standardizimit. Te Ministrja e Zhvillimit Urban propozojmë shkrirjen e Entit të Banesave. ALUZINI integrohet te titujt e pronësisë”, tha Peleshi.

August 27, 2017 11:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin