Qeveria e re në Itali, Conte betohet nesër në orën 16:00

May 31, 2018 22:53

Qeveria e re në Itali, Conte betohet nesër në orën 16:00

Kryeministri Giuseppe Conte mori sot detyrën për formimin e qeverisë nga Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella. Conte e pranoi caktimin dhe paraqiti listën e ministrave në krye të Shtetit. Betimi i qeverisë së re do të zhvillohet nesër në Quirinale në orën 16.00

“Ekzistojnë të gjitha kushtet për një qeveri politike Lega – 5 Yjet me kryeministër Conte-n,” konfirmuan liderët e dy partive, Luidi Di Maio dhe Matteo Salvini, pas takimit me Giuseppe Conte-n më herët ditën e sotme

Në ekzekutivin e “5 Yjet- Liga”, Giovanni Tria, presidenti i Shkollës së Administratës Kombëtare, mund të jetë ministri i ri i Ekonomisë.

“Angazhim, qëndrueshmëri, durim, kokë e zemër për të mirën e italianëve. Pas shumë pengesave, sulmeve, kërcënimeve dhe gënjeshtrave, më duket se ia dolëm. Faleminderit të gjithëve, kemi nevojë për ju”, shkruan në Facebook, udhëheqësi i Lega-s, Matteo Salvini.

o.j/dita

May 31, 2018 22:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*