Qeveria e Zaevit i mbijeton mocionit të opozitës

April 12, 2018 11:01

Qeveria e Zaevit i mbijeton mocionit të opozitës

Votat e 40 deputetëve të koalicionit opozitar, të drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja, nuk mjaftuan për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.

62 ligjvënës të shumicës parlamentare ishin kundër, ndërsa dy abstenuan gjatë votimit para mesnate të mocionit të votëbesimit të ngritur nga opozita maqedonase.

Kryeministri Zaev, gjatë një fjalimi në fund të debatit, i bëri thirrje opozitës që të jetë konstruktive për shkak të interesave shtetërore dhe në pritje të proceseve integruese të Maqedonisë.

Shefi ekzekutiv i Shkupit tha ndër të tjera se vendi i tij do të marrë së shpejti datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke përmendur gjithashtu projektet infrastrukturore që do të realizohen, si dhe zhvillimin ekonomik përmes investimeve të huaja.

Partia opozitare VMRO-DPMNE i dha fund bojkotit disamuajor në Parlamentit, duke u kthyer të mërkuren në debatin për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.

Bojkoti erdhi pas arrestimit të deputetëve të partisë, të akuzuar për pjesëmarrje dhe orkestrim të trazirave të dhunshme të 27 prillit të kaluar.

Partia konservatore akuzon qeverinë për shtimin e kriminalitetit, dobësimin ekonomik dhe probleme të tjera në vend. Ndërkohë, ligjvënësit e Lidhjes Social-Demokrate në pushtet kundërpërgjigjen se “vendi u shkatërrua në 10 vitet e fundit nga qeveritë e VMRO-së”, dhe se “qeverisë i duhet kohë për të ndrequr dëmtimet e viteve të kaluara”.

VMRO-ja, megjithatë, nuk i ka votat për ta rrëzuar qeverinë.

o.j/dita

April 12, 2018 11:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim