Qeveria gati miratimin e kartës së të drejtave për qytetarin

August 30, 2018 11:00

Qeveria gati miratimin e kartës së të drejtave për qytetarin

Qeveria me një vendim të posaçëm tashmë në proces miratimi synon të formulojë një kartë te të drejtave të qytetarit për përfitimin e shërbimeve publike.

Sipas relacionit shoqërues ky projektvendim ka për qëllim të përcaktojë të drejtat kryesore të qytetarëve dhe bizneseve përgjatë procesit të ofrimit të shërbimeve publike nga ana e organeve të administratës shtetërore.

Projektvendimi në tërësinë e tij përcakton këto të drejta:

-Të drejtë për informim;

-Të drejtën për akses në shërbimet publike;

-Të drejtën e tërheqjes nga kërkesa;

-Mënjanimi i barrës mbi qytetarët dhe bizneset;

-Të drejtën për trajtim të barabartë në ofrimin e shërbimeve publike;

-Të drejtën për ndihmë aktive gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve;

-Të drejtën për zgjidhje efektive;

-Të drejtën për të proceduar kërkesën sipas radhës së aplikimit;

-Të drejtën për marrjen e shërbimit brenda afateve të arsyeshme;

-Të drejtën për marrjen e një shërbimi në mënyre transparente;

– Të drejtën për të pasur alternativa në paraqitjen e kërkesës dhe ofrimin e shërbimit;

-Të drejtën për të mos u penalizuar për gabimet/pasaktësitë e institucioneve të administratës shtetërore.

– Të drejtën për ankim;

– infrastruktura në ofrimin e shërbime publike;

-Përgjegjshmëria ndaj qytetarëve dhe biznesit;

-Mbrojtja e të dhënave personale, informacioneve apo sekreteve tregtare;

-Të drejtën për këshillim paraprak;

-Të drejtën për shërbim cilësor;

-Të drejtën pjesëmarrja në përmirësimin e shërbimeve publike;

-Publikimi, informimi dhe edukimi

Ky projektvendim ka për qëllim përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike, si dhe të krijojnë një sistem të unifikuar të këtyre shërbimeve, duke respektuar parimet e organizimit dhe funksionimit të administratës shtetërore.

Në manualet pjesë përbërëse e projektvendimit, përcaktohen në mënyrë të detajuar rregullat e etikës së nëpunësit/punonjësit të administratës shtetërore që ofron shërbime publike në sportel.

Sipas relacionit përkatës, ky projektvendim është i detyrueshëm për të gjithë institucionet e administratës shtetërore që ofrojnë shërbime publike në sportel, pavarësisht formës së organizimit të tyre.

Projektvendimi i propozuar, synon arritjen e objektivave të mëposhtëm:

  1. Unifikimin e rregullave të etikës të cilat janë të detyrueshme për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore të cilët ofrojnë shërbime publike në sportel. Rregullat e unifikuara janë të lidhura me mënyrën e komunikimit, sjelljes, kodit të veshjes, profesionalizimi, ruajtja e konfidencialitetit etj.
  2. Standardet e sjelljes etike dhe detyrimet e nëpunësit/punonjësit të administratës publike në ofrimin e shërbimeve publike;
  3.  Mbrojtjen e interesave të përfituesve të shërbimit duke thjeshtuar veprimtarinë administrative;
  4. Detyrimin e punonjësit që ofron shërbime publike te kryej me përgjegjësi detyrën;
  5. Detyrimin e punonjësit që ofron shërbime publike te zbatojë rregullat që lidhen me kodin e veshjes te përcaktuara nga vetë institucioni

Kryeministria ka sqaruar se, rregullat e etikës të përcaktuara, janë mbështetur në legjislacionin në fuqi, që rregullojnë sjelljet etike në sektorin publik, të drejtën e informimit, mbrojtjen e të dhënave personale, mbrojtjen nga diskriminimi, konfliktin e interesave dhe rregullat e komunikimit institucional dhe ndërinstitucional.

l.h/ dita

August 30, 2018 11:00
Komento

4 Komente

  1. Feniks August 30, 13:13

    Po per te drejtat e qytetareve ndaj pushtetit vendor me te cilet ne ndeshemi ne konfliktre shume here me teper se csa me ate vendor,pse nuk keni bere gje?
    Apo vazhdoni me portalin mashtrues kryeministror?
    Mbi 90% te konflikteve,padrejtesive dhe korrupsionit te qytetareve behet me Bashkite e jo me qeverine!
    Pse nuk nxirrni nje ligfj per kete pune?
    Formuloni me sakte shprehjet se duket qe ato i kane formuluar njerez qe e shohin qytetarin nga maja e mullarit!
    Bejini me konkrete e pa shume kuptime formulimet!

    Reply to this comment
  2. Peza August 30, 13:18

    E paskeni shfuqizuar ju kapitullin e Kushtetutes mbi “Te drejtat dhe lirite e njeriut”?
    Cfare i keni keto lojra fjalesh me shume kuptime dhge komplet te pa kuptueshme e per me teper te pa zbatueshmw?
    E pranoni edhe vete se para ketij vendimi,paska deshtuar “bashkeqeverisja me qytetaret”!
    Bravo Rama!
    Vazhdo me mashtrimet per efekte imazhi nga tre huajt!
    Nuk kishte te tilla KARTA ne kohen e diktatures komuniste,por zyrtari i shtetit DRIDHEJ para qytetarit!
    E jo si ju qe qytetarin e trajtoni si skllav!

    Reply to this comment
  3. Fidel August 30, 15:12

    Nje formulim amator,i pa sakte dhe qe nuk percakton te drejtat dhe detyrat e qytetareve dhe zyrtareve shteterore dhe vendore!
    Ka shume fjale te pergjitheshme,me shume kuptime dhe qe nuk bejne te mundur qe qytetaret te kerkojne te drejtat e tyre!
    Ne kete vendim duhet te saktesohet qarte si me poshte:
    1 -Cdo qytetar ka tre drejte te ankohet per konfliktet e tij me zyrtaret e pushtetit qendror dhe vendor duke iu drejtuar cdo eprori te tyre sipas shkalles ku ndodh konflikti!
    Ne rast te mos zgjidhjes se ankeses,qytetaret kane te drejte te ankohen ne shkallet me te larta te ketyre pushgteteve!
    2-Cdo zyrtar qe i drejtohen qytetaret me ankese ka per detyre te sqaroje faktet dhe argunmentet qe sillen aty,tre ballafaqoje ato me legjislacionin ne fuqi,te percaktoje natyren dhe shkallen e shkeljeve te bera,fajtorin pergjegjes dhe te beje ballafaqim midis paleve duke u dhene zgjidhjen ligjore perfundimtare!
    Ky eshte thelbi i te drejtave te nje qytetari e jo perrallat qe rreshtoni ju,o militante te pa afte!
    Duket qe ky material nuk eshte perpiluar nga juristet,por nga njerez pa asnje pervoje dhe aftesi juridike!
    Dyshoj se kete material do ta kete formuluar vete Edi Rama,se fundi piktor eshte ai e nuk ka faj se ia fut si kau peles!

    Reply to this comment
  4. tom August 30, 17:43

    nuk kane pune meren me budallalleqe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*