Paketë për çiftet, qeveria po tenton “kurën” për të ndalur plakjen

September 6, 2018 16:00

Paketë për çiftet, qeveria po tenton “kurën” për të ndalur plakjen

 

Qeveria shqiptare duket se ka gjetur “kurën” për të frenuar plakjen në vend.

Ashtu si shumë shtete të tjera, qeveria shqiptare po mendon për një paketë të mirëfilltë ndihme për çiftet e reja me qëllim që të kthejë në kah të kundërt uljen demografike.

Lajmi është dhënë nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, teksa ka folur për aktin normativ në seancën parlamentare, i cili sjell ndryshime në buxhetin e vitit 2018.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e dytë të vitit, numri i lindjeve pësoi rënie drastike me 25%, shkruan Scan.

Ndërkaq, rritja e pagës reale është një tjetër sfidë e qeverisë në vitet në vijim, Ministri Ahmetaj theksoi se papunësia dhe pagat e ulëta vijojnë të jenë një problematikë e vazhdueshme.

Sipas tij, në këtë drejtim qeveria do të nisë një reformë të thellë ku të gjithë punëkërkuesit e papunë dhe ata që marrin ndihmë ekonomike, do ti nënshtrohen rikualifikimit.

Ministri i Financave foli edhe për pritshmëritë për rritjen ekonomike, investimet e huaja si dhe paketën e solidaritetit prej rreth 3 miliardë lekësh e cila siguron shpërblimin e fundvitit për pensionistët në vlerën e 5 mijë lekëve.

a.s/dita

September 6, 2018 16:00
Komento

3 Komente

  1. Arben September 6, 17:45

    Rrofshin piktoret

    Reply to this comment
  2. MH September 6, 21:09

    Lajmi i fundit!
    Sipas tij,qeveria do të nisë një reformë të thellë ku të gjithë punëkërkuesit e papunë dhe ata që marrin ndihmë ekonomike, do ti nënshtrohen rikualifikimit.

    Per ku e ka fjalen ministri.Per kualifikimin e veglave riprodhuese.
    Hapni vende pune.Rritni pagat,si shteti ashtu dhe privati.Ne kohen e monizmit.Shqiperia ishte me nji popullsi nga ma te ri te Europes.Xhaxhi porosite: mbushni oborret me kalaman.
    Mirpo kjo demokracie teper me popmpozitet me ardhjen si sistem i ri.Po e con vendin ne shifre e popullsise ne kohen e Zogjit.

    Reply to this comment
  3. Latif September 6, 23:16

    Me ca te ardhurash?????? Ore Beni ca degjova un, qe nofulles i zmadhove hapjen dhe nuk ke bere aksident. Ti fut dhe bolet ne goje Rama eee? Tea-bag

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*