Qeveria gjermane, rregulla të reja për emigrantët

August 28, 2014 10:02

Qeveria gjermane, rregulla të reja për emigrantët

“Ai që mashtron, fluturon”. Me këtë slogan Unioni Kristian Social i Bavarisë (CSU) ka filluar në fund të vitit të kaluar një fushatë për të parandaluar ardhjen e punëtorëve bullgarë e rumunë, sidomos ata me etni cigane, në Gjermani për të përfituar nga sistemi bujar social që mbizotëron në vend.

Gati tetë muaj më vonë, Weveria gjermane u përkul ndaj presionit të një prej partnerëve të koalicionit dhe miratoi të mërkurën një paketë masash delikate dhe të diskutueshme që duhet të rregullojnë çështjen e “emigracionit të të varfërve”. Paketa ligjore, e cila u prezantua të mërkurën për shtyp nga Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere dhe kolegu i tij i Ministrisë së Punës, Andrea Nahles lejon ndër të tjera, një afat prej gjashtë muajsh që punonjësit e komunitetit të gjejnë një punë në Gjermani. Nëse një shtetas nuk ka gjetur punë në atë kohë, ai do të detyrohet të largohen nga territori gjerman.

Kur ligji të hyjë në fuqi (nuk është vendosur ende një datë që projekt-ligji t’i dorëzohet Parlamentit Federal), autoritetet do të kenë gjithashtu të drejtë për të ndaluar kthimin në vend për pesë vjet, për të gjithë emigrantët të cilët kanë provuar përmes mashtrimit, të marrin “ndihmën e fëmijëve”. Për të parandaluar mashtrimin, të gjithë pretenduesit e përfitimit duhet të paraqesin një numër identifikimi tatimor, një masë që mund të sigurojë, për shembull, numrin e personave në familjen e parashtruesit të kërkesës. “Lëvizja e lirë është një pjesë e domosdoshme e integrimit evropian, por ne nuk mund të mbyllim sytë për problemet që kjo mund të sjellë”, tha ministri Maiziere. “Liri lëvizje, po; abuzim, jo!”, tha Andrea Nahles.

Të dy ministrat thanë gjithashtu se paketa e masave përfshin një mbështetje të konsiderueshme financiare për rajonet që janë prekur nga ardhja e emigrantëve. Gjatë vitit, qeveria do të vërë në dispozicion të shteteve federale një ndihmë prej 25 milionë eurosh dhe është në studim një tjetër paketë prej 250 milionë euro në studimin.

Plani i vështirësimit të ardhjes në vend të “emigrantëve të varfër”, të cilët janë pagëzuar si “turistë të rrezikshëm social” nga Horst Seehofer, kreu i qeverisë rajonale të Bavarisë. “Ajo që ne nuk duam është emigracioni në sistemin tonë të sigurimeve shoqërore”,tha politikani Bavarisë për të justifikuar fushatën e urryer që filloi partia e tij dhe që në atë moment provokoi një krizë të rrezikshme brenda qeverisë.

Për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të qeverisë, Kancelarja Angela Merkel dhe zëvendës/Kancelari dhe Ministri i ekonomisë Sigmar Gabriel në janar ranë dakord të krijojnë një komitet ekspertësh për të analizuar problemin dhe të kërkojnë zgjidhje për të dizajnuar dhe parandaluar mashtrimin e përfituesve social. Puna e ekspertëve u përmblodh në një dokument prej 133 faqesh që ka marrë titullin pompoz, “çështje juridike dhe sfidat në përdorimin e sistemeve sociale të sigurimeve shoqërore nga shtetas të shteteve anëtare të BE-së”, drafti i parë i të cilit iu dorëzua kabinetit të Qeverisë marsin e kaluar.

Vendimi i Qeverisë u përshkrua si “populizëm i lirë” nga të Gjelbrit, ndërsa Konfederata e Fuqishme e Sindikatave Gjermane (DGB) tha se raporti i ekspertëve nuk dha hollësi të mashtrimit që dëshirojnë të luftojnë.

August 28, 2014 10:02
Komento

3 Komente

  1. klajdi nazeraj April 13, 14:27

    Pershendetje! Dua te pyes per personat te cilet kan vajtur ne kampet e gjermanis A do te kthehen ata apo do i mbaj gjermania

    Reply to this comment
  2. Admir shena April 25, 10:20

    Dua nje pune ne Gjermani

    Reply to this comment
  3. shpetim August 1, 06:49

    une dua pune ne gjermani jam nga albania jam familjar faliminderit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*