KODI I RI / Qeveria heq të drejtën e rikthimit në punë kur fiton gjyqin

October 29, 2015 19:41

KODI I RI / Qeveria heq të drejtën e rikthimit në punë kur fiton gjyqin

Qeveria u ka hequr të drejtën punonjësve të administratës publike që të rikthehen në punë në rast se shkarkohen padrejtësisht nga detyra. Në rast se fitojnë të drejtën nga gjykata, ata duhet të kënaqen vetëm me 1 vit pagë.

Të drejtën e rikthimit, sipas ndryshimit të ri të qeverisë në Kodin e Punës, e përfitojnë vetëm gratë që hiqen nga puna kur janë me leje lindjeje, punonjësit që janë pjesë të sindikatave dhe në rastet kur shkelen të drejtat e njeriut. Pika e fundit është lënë evazive dhe e interpretueshme.

Në projektligjin e Kodit të Punës Ministria e Mirëqenies Sociale ka këmbëngulur që të heqë nenin që mbron punonjësit e administratës, të cilët s’kanë status nëpunësi civil, duke theksuar se ka qenë një propozim i organizatës ILO-raporton panorama.

Në administratën publike janë dy lloj punonjësish, ata me status nëpunësi që mbrohen me ligj të veçantë dhe punonjësit pa status që janë me kontratë shërbimi. Pikërisht këta të fundit, në rast se hiqen nga puna padrejtësisht, mund të fitojnë deri në një vit page dëmshpërblim, por nuk mund të rikthehen në vendin e punës. Në nenin 146 të Kodit të Punës në fuqi, thuhet specifikisht se:

“Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim gjykate të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar ta zbatojë këtë vendim

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka theksuar disa herë se qeveria duhet të lërë në fuqi nenin e Kodit të Punës, që i lë mundësi gjykatës ta rikthejë punonjësin në vendin e punës, nëse është hequr padrejtësisht. Por për zëvendësministren Gentiana Sulaj, rikthimi në punë nuk është zbatuar dhe në të shkuarën.

October 29, 2015 19:41
Komento

11 Komente

  1. Mark uk October 29, 19:47

    Kjo gje do futet ne gines!

    Reply to this comment
  2. Arben October 29, 20:13

    CFARE KUPTIMI KA GJYQI PASTAJ???????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!11

    Reply to this comment
  3. Pellazgu October 29, 21:03

    Jemi i vetmi vend në botë që kemi një qeveri së cilës ia merr mendja të vendosë në një kod pengimin e një të dëmtuari për t’iu drejtuar gjyqit, në një kohë që marrëdhëniet në shoqëri rregullohen përmes një kushtetute në të cilën ekziston një kapitull mbi të drejtat e njeriut!!!!
    O tempora, o mores!
    Neni 42 i kushtetutës thotë se kushdo, në mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të tija kushtetuese e ligjore, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj, ndërsa këta bëjnë një kod, që duhet të rrjedhë nga normat kushtetuese, ku shkelen këto norma.
    Marrëdhënia e punës është një kontratë si të gjitha kontratat, përmes së cilës malli “fuqi punëtore”, “aftësia intelektuale”, apo çdo lloj profesionalizmi, shitet në shkëmbim të pagës. Si të gjitha kontratat edhe kjo nuk mund të prishet në mënyrë të njëanshme, kur t’i teket drejtuesit publik, apo pronarit privat.
    Ajo që të indinjon më shumë në këtë çështje nuk është mungesa e formimit dhe e profesionalizmit që kanë drejtuesit rilindarë, vartësit e tyre, apo parlamentarët analfabetë, që guxojnë, përkatësisht, të hartojnë dhe miratojnë një projektligj të tillë, por mizoria e të menduarit se mund të bëjnë si të duan me individin. Mos vallë votuam kundër Sali Berishës, për të ardhur në pushtet njerëz të tillë? Assesi jo! Ky mentalitet në hartimin e ligjeve dhe politikave nuk ka asnjë ndryshim me atë të kohës së Berishës, përveç retorikës boshe që shoqëron çdo veprim apo hap që hidhet.
    Më poshtë po paraqes nenin 42 të Kushtetutës, në mënyrë që gjithkush ta lexojë se ç’thuhet në të:

    KREU II
    LIRITË DHE TË DREJTAT VETJAKE
    Neni 42
    1. Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor.
    2. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.

    Reply to this comment
    • Tartufi October 30, 16:02

      Pellazgu,po mire qe shkruan,po ke haruar ,qe koha eshte flori per te mencurit!
      Kjo Dita o pellazg eshte e mbushur me hajvaneri te madhe,qe vetem eshte per
      tu tallur dhe share,jo t ju tregoshe kushtetuten dhe te drejtat njrezore.
      Sa me shume qe hajvaneria ti shtohet nje populli,aq me shume probleme do te
      kene normalet dhe te mencurit e ketij populli.
      Kur mora vesh qe 1 milion budallenj votuan per nje hajvaneri te re,me zuri frika
      dhe i fola mendjes,,, Tartuf mbulo koken me badanje,qe te mos te dukesh se
      muti u be sa nje mullar,,,, ruaje kohen mos e harxho per kete mjerim pellazg.

      Reply to this comment
  4. Z/Kallami October 29, 21:08

    A ka qa ndien ky popull me kete qeveri qe fitoj pushtetin me 1 miljon shpulla opozites.

    Jemi dhe kemi fatin e nji qeverie qe s’din as vet si ti japin dhe te mbroj te drejtat e njeriut.Qeveri qe ka ne gjymtyren e vet nji drejtesi qe quhet gjyqesori qe nuk i jep te drejten institucionit te vete gjyqesorit qe prodhon drejtesi,gjyqesor ky qe mbron pushimet nga puna te punonjesve pa drejtesisht nga organi qeverises.
    Keshtu simbas urdherit qeverises(jo ligjit kushtetues).Punonjesi i shkarkuar padrejtesisht e ka te mbyllun qeshtjen per t’iu drejtuar gjyqit.Tashti ky punonjes nese del,shtrin doren per te lypur rraset edhe ne burg.Ne menyre absolute nese nxjerr femijet.Burgu asht i garntuem permbi 100%.
    Ma interresantja qendron qe gjyqesori i pafuqishme per te cue ne vend mbrojtjen e punonjesit te mos rrin pa drejtesisht i pa pune.I lind e drejta po keti gjyqesorit te fusin ne burg te pafajshmin pse shtrin doren ose nxjerr femin per te lypur.Me keto rregulla qeveritare ka mundesi qe nese heton te papunet ne lutje drejt Zotit ne qiell ka rrezik ti prangosin ne burg.Sepse ato nuk mund ti drejtohen Zotit pa shtri duart drejt tije ne qiell.Njisoj sic shtrijne duart drejt bosave te pasur ne kurrize te fukarave.

    Reply to this comment
  5. Z/Kallami October 29, 21:13

    Demkracia shqiptare origjinale ne kuptimin e vet!
    Qeveri kotit,gjyqesor kotit dhe Kod pune kotit.

    Reply to this comment
  6. rilindasi October 30, 08:43

    nuk njihej e drejta e rikthimit edhe me kodin e vjeter te punes.ka pasur nje vendim unifikues te Gjykates se larte ne lidhje me kete ceshtje.

    Reply to this comment
    • Pellazgu October 30, 15:17

      @rilindasi

      E drejta për t’u kthyer në punë nuk mund të mohohej, përderisa nuk e mohon Kodi i Punës, që këta po e ndryshojnë. Nuk e di për ç’vendim unifikues e ke fjalën, por kështu si e shtron duket sikur gjykata përmes një vendimi unifikues i ka dhënë vetes të drejtën të krijojë norma, çka s’është assesi tagër i saj. Gjykata, as e jep e as e heq të drejtën, por vetëm e zbaton, në bazë të normave të përcaktuara nga ligjvënësi. Nuk ka gjykatë në botë që të thotë se ti nuk mund ta kesh një të drejtë që ta jep ligji.

      Reply to this comment
  7. Dr. John October 30, 10:11

    Pse sbeni nje ligj qe po fitove gjyqin prap futesh ne burg

    Reply to this comment
  8. Mark uk October 30, 12:58

    Po pse do shkojn njerzit ne gjyq derisa nuk ka te drejt te kthehet ne punu apo per te rregullue biografine.

    Reply to this comment
  9. Z/Kallami October 30, 14:16

    Me kete force brylash kunder gjyqesorit dhe kunder te drejtave te njeriut ia keni kalue edhe diktatures fashiste apo komuniste.Bravo iu kjoft.Po rilindni me rizgjedhje oreksit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*