Qeveria i shton 100 milionë lekë MB për zyrat e reja të SPAK

September 5, 2019 09:32

Qeveria i shton 100 milionë lekë MB për zyrat e reja të SPAK

Qeveria ka miratuar një fond shtesë për Ministrinë e Brendshme, që do të shërbejë për akomodimin dhe funksionimin e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Fondi shtesë është miratuar me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Bëhet fjalë për një fond prej 100 milion  lekësh të reja. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I MI:

PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2019, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR AKOMODIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURËS SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, dhe të ligjit nr.95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, në programin buxhetor “Planifikim, menaxhim dhe administrim”, në zërin “shpenzime kapitale”, i shtohet fondi prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, për përshtatjen e mjediseve të punës për Prokurorinë e Posaçme të Luftës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe për sigurimin e mjeteve e të pajisjeve të nevojshme për funksionimin e tyre.

Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, për vitin 2019.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

j.l./ dita

September 5, 2019 09:32
Komento

3 Komente

  1. cuf dabjoni September 5, 09:54

    as ne kohen e Enverit te pare nuk varej Prokuroria nga Ministria e Brendshme….?!?!?!?!?

    Reply to this comment
    • bureto September 5, 12:42

      Cuf o djale! Mos nxito dhe menjehere komentin. Lexoje edhe nje here njoftimin, sepse kurkund nuk flitet per vartesi te SPAK dhe BKH nga Ministria e Brendshme. Se paske kuptuar fare reformen dhe funksionimin e saj kushtetues sipas ndryshimeve me voten e 140 deputeteve ne korrik 2016.. Organet e saj jane te pavarura nga çdo institucion tjeter, perveçse nga kushtetuta dhe ligji. Ç’rendesi ka se ku jane zyrat? Ato diku do te jene. Ministria e Brendshme me sa duket ka hapesira te lira dhe fondi siç dhe thuhet ne vendim jepet petr t’i pershtatur, dhe paisur ato me te gjitha mjetet speciale te nevojshme qe duhen per mirefunksionimin e atyre strukturave. Mos harrojme dhe qe ajo godine eshte e rendesise se vecante, Ka mjete te sigurise se larte gjithashtu, ashtu siç do jene dhe SPAK e BKH.

      Reply to this comment
      • mirel September 5, 14:05

        Lere bureto se na e shpjegove pse duhen 100 milionet. Spak qenka prokurori, cudi qe prokuroria akomodohet ne MB, dhe me 100 milione pale. Nuk kishte zyra te meparshme Prokuroria?
        Opo i bien me top keta dhe ju lumte, po tallen me parate e shqiptareve dhe po i zhysin ne borxhe te metejshme. Njerezit shpresojne te luftohet korrupsioni, keta ngrejne institucione duke shtuar korrupsionin.
        Nqs Prokuroria ekzistuese nuk ka bere punen, te shkrihet dhe te funksionoje vetem SPAK, ose cfaredo qe tja vene emrin.
        Te paguash disa here te njejtin institucion kjo eshte supervjedhje, superkorrupsion. Atehere kur vete SPAK ngrihet per te vjedhur fondet e shtetit, ke do kapin ata?
        Tollonin apo kuponin e biznesit te vogel?
        Pune qelbesirash ne nje shtet qelbesire

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*