Qeveria jep shpërblimet e fundvitit: Kategoritë që përfitojnë

December 13, 2017 12:48

Qeveria jep shpërblimet e fundvitit: Kategoritë që përfitojnë

Këshilli i Ministrave vendosi sot që të shpërblejë ushtarakët, FNSH-në, RENEA-n, pensionistë, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

Në një deklaratë për mediat nga Kryeministria, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri me dije se ushtarakët dhe trupa e forcave të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, do të shpërblehen për punën e tyre që bën për përballimin e situatës së përmbytjeve.

“Forcat e Armatosura kanë qenë kurdoherë të parat, aty ku më shumë ka patur nevojë për ta. Por që prej vitit 2004 për efektivët në uniformë nuk është ndërmarrë asnjë trajtim i veçantë.

Me vendimin e sotëm, fondi prej 63 290 000 lekë do të shpërndahet në shenjë mirënjohjeje, për të gjithë ata, që u përfshinë në operacionin e jashtëzakonshëm përmes të cilit shteti përballoi një emergjencë të rrezikshme, dhe në veçanti për ata efektivë që ishin në vijën e parë të shpëtimit të jetëve.

Në emër të efektivëve të Forcave të Armatosura i shpreh vlerësimin tim Kryeministrit dhe Qeverisë Shqiptare, për vendimin e marrë sot, si edhe për zotimin publik, se viti 2018 do të jetë viti i fundit, i hendekut të pajustifikuar të shpërblimit financiar, mes Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit”, tha Xhaçka.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi se 30 mijë lekë të vjetra do të marrin pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

Gjithashtu miratohet paketa e solidaritetit, duke shpërblyer me 20 mijë lekë të vjetra ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, dhe ata me aftësi të kufizuar.

December 13, 2017 12:48
Komento

2 Komente

  1. Alberti December 13, 14:07

    Nuk keni turp qe thoni rrena me bisht more???? C’fare “Shperblimesh fundviti” po jep qeveria e Ram leshit per buxhetoret??? ASNJE LEK! Ka 4 vjet ne pushtet dhe ZERO leke eshte Shperblimi i fundvitit per buxhetoret!!!!
    Thoni te kunderten po patet ze te flisni. Hyyy plehra

    Reply to this comment
  2. Bushi December 13, 18:49

    Falnderoje qeverine dhe kryeministrin Rama,qe midise shume halleve te medha qe ka sot vendi yne,na shperbleu ne pensionistat,ushtaraket,dhe ata me aftesi te kufizuar,per festen e vitit te ri. Ju uroje gjithe qeverise qe edhe ata t’a kalojne sa me mire festen e vitit te ri 2018,duke qene nje vit i sukseve ne berjen e shtetit,mirqenje,dhe ne reformen ne drejtesi,te cilat populli mezi i pret.Urime dhe suksese,jete,shendet,fuqi dhe durim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*