Qeveria jep sqarime për “kompaninë guaskë”

February 1, 2016 16:18

Qeveria jep sqarime për “kompaninë guaskë”

Qeveria shqiptare reagon ndaj artikullit të BIRN në lidhje me koncesionin për menaxhimin e TVSH-së pranë Ministrisë së Financave.

Në websajtin, Transparenca, qeveria sqaron se në fazën ku ndodhet projekti, Autoriteti Kontraktor duke u bazuar në ligj vlerëson vetëm propozimin teknikisht dhe financiarisht.

Gjithashtu, Autoriteti përcakton objektivat që partneri publik kërkon të arrijë me anë të projektit, karakteristikat e projektit, si dhe formulën financiare.

“Ndërkohë që vlerësimi i kompanive bëhet kur ato vendosin të marrin pjesë në këtë procedurë konkurruese dhe pasi të kenë dorëzuar gjithë dokumentacionin administrativo ligjor (pra kapacitetet ligjore, financiare dhe teknike). Kompanitë vlerësohen pas dorëzimit të ofertave në fazën që në ligj quhet ‘Faza e vlerësimit të ofertave’. Në fazën aktuale të procesit, “M.POS” është vetëm ‘propozues’ dhe jo ‘ofertues’”, sqaron qeveria. /Dita/

 

February 1, 2016 16:18
Komento

2 Komente

  1. info analitike February 1, 16:54

    Hajde mendje qeverie hajde. Jeni bere per estrade. Tani ju doni t’i mbushni mendjen njerezve se nje shoqeri “guacke” mund te kete tagrin te kontrolloje TVSH-ne kur ajo vete fshihet pas anonimatit. Nje kompani qe e ka problem trasparencen si mund te sillet korrektesisht ne marredheniet me shtetin shqiptar??? Me e bukura eshte se kjo shoqeri “guacke” e ka ofruar kete sherbim pa ia kerkuar askush. Cudira albanistani!!! Nese duam te bejme shtet dhe te punohet me korrektese gjithcka duhet te jete trasparente edhe keto “guackat” pas te cilave fshihen njerezit e lidhur me qeverine.

    Reply to this comment
  2. Treviso February 1, 21:48

    Kjo qeveri ka te mire se e pranon gabimin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*