Qeveria, kompensim për qiranë e banesës së Arta Markut

January 31, 2018 18:45

Qeveria, kompensim për qiranë e banesës së Arta Markut

Qeveria miratoi sot vendimin për kompensimin e qirasë së banesës së Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku.

Arta Marku banon në një apartament me qira në Tiranë.

Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë, qiraja e banesës së saj do paguhet nga buxheti i shtetit në masën 35 mijë lekë të reja në muaj.

Ish-prokurorja e Shkodrës u zgjodh në krye të organit të akuzës në 18 dhjetor 2017. Ajo ka transferuar pak ditë më parë vendbanimin nga Shkodra në Tiranë, ku do të jetojë deri në përfundimin e ushtrimit të detyrës si kryeprokurore e përkohshme.

o.j. / dita

 

January 31, 2018 18:45
Komento

5 Komente

  1. I juaji "sinqerisht" Ministri i LSI, Panarit Kokerrjepuri. January 31, 22:47

    Keshtu hiqen qe nuk kane para si Kosi+Uje ne fillimet e tij fshatari nga gramshi qe ekstradoj familjen ne Gjermani dhe te gjithe Prokuroret e Gjykatesit kane vila ne Tirane dhe ne plazh, nje ne mal e nje ne fushe.
    Per Markun flasim jo me shume se pas 6 muajsh.

    Reply to this comment
  2. Qytetar January 31, 23:39

    Pse kompensim nga qeveria, kjo eshte puna e saj per ate paguhet dhe mire madje

    Reply to this comment
  3. MH February 1, 01:28

    Qytetar !
    Logjika e yte vlerson te ardhurat.Por duhet te kete ndonji ligj qe i detyrohet per kompensim banese.Aq ma teper sot qe kemi te bajme me pastertin e njeriut te pushtetit nen kontrollin e Vettingut.Qe nuk lejohen shkelje dhe zhvatje te buxhetit te shtetit.

    Reply to this comment
  4. Lili February 1, 02:49

    Pse rroga nuk i dell me paguar vete qirane,si gjithe qytetaret?
    Korruptioni fillon ketu :kur jep nje avantazh qe te mundeson me nenshtruar kete neser,duke e humbur ate avantazh.
    Jepni rroge qe e perballon qirane e jo keshtu keso gjeste korruptioniste

    Reply to this comment
  5. aty February 1, 15:14

    se mos kerkon dhe kompesim e dieta ajo,pasi pashaportizimin e ka ne shkoder dhe per te banuar banon tani ne Tirane.Mos e bene dhe ajo si k/parlamentarja e bashkeqytetaria e saj shkodrane z.Jozifine qe mirrte me shume diata e kompesime se rroge mujore..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*