Qeveria korr, aty ku s’ka mbjellë!

November 10, 2017 12:06

Qeveria korr, aty ku s’ka mbjellë!

Uji si korrenti,

ka probleme plot,

po me këto puset,

Rama ja fut kot!

 

Dihet që aksiomat,

kanë kuptim të thellë:

“Qeveria korr,

aty ku s’ka mbjellë!”

 

Kuptohet- dhe unë,

si shumë u haraksa,

pusit të shtëpisë,

t’i paguash taksa?!

 

Mbase mëndja kot,

s’i shkoi lanetit,

ngaqë gjithë ujërat,

janë pronë e shtetit!

 

Sipas qeverisë,

më kot ja këpusin,

taksa është për ujin,

nuk është për pusin!

 

Të gjitha qenë ndrequr,

kishin mbetur puset,

ndaj të ulim kokën,

të rrimë si nuset!

 

Té rrimë si nuset,

mos bëjmë shamata,

se shtetit të varfër,

i duhen para!

 

Dhe askush s’e di,

fundin e litarit,

sepse mund të shpiket,

dhe “taksa e varrit!”

 

Kjo taksa e pusit,

që doli papritur,

është për t’u pirë,

a për të vaditur?!

 

Me  taksën e pusit,

duhet dhe bashkëngjitja,

se ndryshe është pirja,

dhe ndryshe vaditja!

 

Të mos ketë menuja,

veç gjellë me patate,

për çdo pus të hapur,

duhen dy sahate!

 

Njeri do të masi,

kur shkon uji tek vreshti,

dhe thoni pastaj,

që s’del dhjamë nga pleshti!

 

Ja që dalka dhjamë,

prej plesht-harrakatit,

siç do ndreqet shteti,

nga puset e fshatit!

 

Ka ardhur vërtetë,

ditë e kijametit,

pusi është i yti,

uji është i shtetit!

 

Rendi është barbar,

të lë sypërlotur,

veç ajri është falas,

falas-por i ndotur!

 

Arben Duka

November 10, 2017 12:06
Komento

2 Komente

  1. MH November 10, 14:32

    Ne ekonomin e tregut asgja nuk ka falas!
    Si uji edhe ajri do te shkoje para ligjit te barazise barabar me ujin.Edhe pse ajri asht i ndotur te taksohet,se sido qofte cilesia,asht pa kundershtim prone e shtetit.Taksa do i rritet per konsum mbasi te pastrohet nga nderhyrja e shtetit.
    Nese zgjidhet Rama perseri edhe per 4 vite.Ja u deklaroi me garanci qe per cdo hap te njeriut mbi toke te shtruar apo te pashtruar do taksohet.Toka,prone e shtetit.

    Reply to this comment
  2. Albana November 10, 21:50

    Bukur, eshte mire kur nuk perzihesh me vargje politike, se aty anon majtas.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*