“Shantazh, gënjeshtra, nacionalizëm – Italia në të tatëpjetë”

August 29, 2018 12:51

“Shantazh, gënjeshtra, nacionalizëm – Italia në të tatëpjetë”

Nga Bernd Riegert

Qeveria populiste e Italisë bën atë që dinë të bëjnë më mirë populistët: Të shtrembërojnë faktet, të ndezin emocionet me fajësime të pavërteta e parrulla të thjeshta e të nxjerrin kështu kapital politik. Ministri italian i Ekonomisë, Luigi di Maio pretendon se Italia paguan çdo vit 20 miliardë euro në buxhetin e BE. Kjo nuk është e saktë, neto Italia ka paguar vetëm 3,3 miliardë euro. Eurokomisioneri i BE për buxhetin, Günther Oettinger e korrigjoi këtë të dhënë të di Maios.

Lideri i Lëvizjes Pesë Yjet kërcënon se do të ndërpresë kontributet italiane në buxhetin e BE. Kjo është e para antiligjore, dhe tjetra një kërcënim pa stil, që BE e ka hedhur menjëherë poshtë. Di Maio dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini pretendojnë më tej, se BE ka premtuar t’ia marrë Italisë emigrantët që vijnë aty. Edhe kjo është e gabuar. Një ujdi të tillë nuk e kanë arritur asnjëherë shtetet anëtare, që duan të izolohen nga migrantët. Disa kanë sinjalizuar vetëm gatishmërinë vullnetarisht për të marrë disa prej tyre. Më shumë solidaritet nuk ka.

Shantazh, gënjeshtra, nacionalizëm – Italia në të tatëpjetë

Por më absurd është pretendimi, se Komisioni i BE në Bruksel është përgjegjës për pranimin e refugjatëve. Di Maio dhe Salvini e dinë shumë mirë, se përgjegjës për këtë janë shtetet anëtare. Solidaritet nuk ka as mes qeverive populiste. Edhe autokrati në Danub, kryeministri hungarez, Viktor Orban refuzon, megjithë kërkesën italiane të marrë edhe një emigrant të vetëm. Salvini, që me temën e refugjatëve vazhdon të bëjë fushatë zgjedhore të pandërprerë, megjithëse shifra e të ardhurve është shumë larg gjendjes së krizës, ka gjetur një recetë antihumane të thjeshtë: Përmes refuzimit të çdo lloj anijeje me migrantë në bord, ai kërkon të izolohet dhe të kërcënojë me çdo çmim. “Italia e para” – po zbatohet pa marrë parasysh pasojat.

Fakti që Salvini dhe funksionarët e tij bllokuan edhe një anije italiane si “Dicioitti” është e papranueshme për drejtësinë italiane. Ajo ka filluar hetimet për heqje lirie ndaj Salvinit, që nuk do shkojnë shumë larg me siguri, por të paktën kjo është një shenjë e qartë e rezistencës kundër kursit të populistëve në Romë. Reagimi i Salvinit pritej. Hetimet ai i quan “turp”, se bëhet fjalë për Italinë dhe “nder”, sepse fisnikërojnë luftën e tij kundër sistemit. Sulme të tilla joserioze ndaj drejtësisë i njohim ndërkohë nga Shtëpia e Bardhë, por ato nuk duhet të kthehen në përditshmëri edhe në Itali!

Italia ka për të rrezikuar

E vërtetë është po ashtu se shtetet anëtare, edhe pas tre vjetësh nuk kanë arritur të bien dakord për një reformë të sistemit të azilit dhe një shpërndarje të drejtë të migrantëve. Kjo është dobësia që shfrytëzohet deri në fund nga populistët: BE bëhet fajtore për çdo gjë. Ky reagim impulsiv është i gabuar. Problemet janë komplekse dhe Italia vetë ka bërë pjesë tek vendet që kanë penguar reformimin e procedurave europiane.

E palejueshme është që të veprosh në mënyrë të veçuar tërësisht, duke shkelur rregullat europiane e ato humane, siç po bëjnë Matteo Salvini dhe Luigi di Maio tani. Me këtë ata cënojnë edhe themelet e BE. Por me kërcënime nuk kanë për të shkuar larg, as nuk duhen lejuar të shkojnë larg. Edhe në negociatat për buxhetin nga viti 2012-2017, italianët mund të shkaktojnë shumë probleme. Mund të llogarisim se populistët dhe radikalët e djathtë do të rrezikojnë edhe daljen nga eurozona dhe BE për të realizuar vullnetin e tyre. Pas Brexit, Polonisë dhe Hungarisë po krijohet me shpejtësi një vatër e re krize për BE./ DW

l.h/ dita

August 29, 2018 12:51
Komento

14 Komente

  1. jo vetem mashtruse ,por nga me sharlatanet ne Historin e Italise August 29, 13:51

    Qytetaret italiane ,
    kane kohe qe injorojne Politiken
    me qellim renjen e sistemit te KURVRIS & FURBO-ve ,
    por ai nuk bie ,
    sepse ka prodhuar aq shume bij kurvash ne kte Bote 🙂

    Reply to this comment
  2. A.W. August 29, 14:46

    Bernd Riegert eshte nje nga kori i hienave te DW qe mallkojne c’do qeveri qe punon per vendin e vet e qe nuk behet lolo e urdherave te plakes Merkel. Qeveria e re italiane po punon per Italine, per italianet. Per te ndalur vershimin e afrikaneve drejt vendit tyre. Per kete eshte votuar. Sikur italianet te donin akoma afrikane perdite ne Itali me gomone e kamerdare votonin prap ate idiotin Renci, letren higjenike te prapanices Merkelit.
    Pra DW si artopalant i Merkel mallkon ato qe frenojne ate marrezine e saj, mbushjen e Europes me afrikane e aziatike. Merkel eshte sot e diskretituar politikisht me ate te famshmen Mikpritje te klandestineve qe sot quhet Krize. Kete Krize ne Europe e solli ajo, Merkel. Kete nuk ka DW qe ta mbuloje dot me sulme kunder qeverive europiane qe duan Europen ta kene per europianet dhe jo per klandestinet mesjetare te Merkel.

    Reply to this comment
    • AM August 29, 15:27

      Po vershimin e albanecve duhet ta lejonin apo ta ndalonin o albanec??

      Reply to this comment
    • Xxx August 29, 16:18

      Po kur e mbushem ne Italine e Grqine me 1.000.000 e ca shqiptare te reckosur me floke te gjate e te paruajtur? Kur anijet qe shkonin ne Itali dukeshin si bredhi i vitit te ri, cfare duhet te benin italianet atehere? Te na linin ne det apo te na fundosnin sic benw racistet atekohe?
      Po pse cfare jane afrikanet luane qe hane njerez?
      Po si e harruat kaq shpejt leren qe na mbulonte kur mbritem ne itali?
      Po kur u benw dhe shqiptaret raciste…
      Njerez mos mirnjohes.

      Reply to this comment
      • A.W. August 29, 17:14

        Po flitet ne 2018 per vershim te afrikaneve dhe aziatikeve qe nuk i lidh asgje me Europen. As kultura, as menyra jeteses, asgje. Shqiptaret jane europiane dhe i takon Europa. Nuk ka fare lidhje krahasimi juaj. Per ta bere me reale ate qe ndodh ne Europe me vershimin afrikan, mendojeni Tiranen me nja 5000-6000 jo me teper zezake qe verviten ne sheshin Skenderbej, mendojeni nje here dhe gjykoni pastaj…

        Reply to this comment
        • W.A August 29, 17:37

          @AW,
          Ti je nje kufome raciste. Kerkon te mbrosh nje qeveri populistesh me nje neofashist si Salvini minister I brendshem. Dhe ke kurajon te quash Znj e hekurt Merkel te diskredituar. Cfare hashashi pi more kokedru? Cfare tagjie te japin qe flet nga zverku. Smbeti idiot pa demonstruar perroin psiqik ketu ne blogun e Ditas. Bajge.

          Reply to this comment
          • A.W. August 29, 18:34

            W.A – Ofendimet nga Bajgat si ti me shtojne humorin.

          • katarakti August 29, 18:37

            Idioti i vetem ketu je ti.Qeverite populiste qe respektojne vullnetin dhe deshirat e popullit te tyre ku t’i gjesh. Qe Merkeli nuk eshte ne rregull kete e deshmon mese qarte rritja e papare e AfD-se! Nuk jane raciste ata qe duan te mbrojne kulturen, racen, qyteterimin dhe fene e tyre. Europa nuk ka nevoje te behet lesh arapi. Dhe se fundi dua te te them se i shari te shan. Pra bajge, idiot, plehre etj etj te shkojne ty per se miri. Se A. W. nuk te shau. por shprehu mendimin e vet. Nese s’te pelqen hidhu perpjete. Por nuk ke te drejte te shash kerrkend. Veçse ne qoftese je vertet nje cope muti.

        • Sempicemente Nooo (F) August 29, 19:04

          sa shpejt i leshojne bresherite shqiptarit njeri-tjetrin
          sikur
          A.W po i pret ujin afrikes .
          Nqs disa shqiptare nuk e dijne ,
          ne kte Bote ka edhe nji gjuhe tjeter debatimi ,ajo e arsyes ,ajo pa nerva te tendosura ,qe bejn Tiingngngng
          brenda kokave te nxehta nga vapa Afrikane .
          Nuk eshte aspak ceshtje Racizmi ajo qe i hidhni
          A:W – por ajo deshire per te shfryr ventilin nen presion.
          Shume qarte e llogjikshem ,eshte duke u shpjeguar
          A.W ,grupit e Humanisteve te xhungles ,qe flasin pakuptuar cfar . Njelloj si edhe terroristet islamike qe bien her pas here ne Shqiperi .Nji reagim i tille nuk ka te bej aspak me ate qe kta tipa ,na shesin ktu ,por me papergjegjsine e qytetarit te ktij Kontinenti .
          Afrikanet eshte ashtu si shkruan A.W nuk kane asgje te
          perbashket me Ne Europianet ,as ne sjellje ,as ne kulture , as ne histori e as ne gjuheti .
          Pamja e jashteme s’me intereson !
          Pra un ,do isha kunder cdo emigracioni te pakontrolluar, sepse kjo do perbente nji kosto per te tashmen dhe te ardhmen e vet popujve Europian e konkretishte te Ballkanit ,te cilet ne menyren me brutale po injorohen nga Politikat e BE-se ,sikur mos te kishte fare Ballkan
          e syri Padroneve nga Bruxeli te shikonin direkt sklleverit
          ne xhunglen Afrikane dhe tundit para syve lepurin nudo !
          Sa i takon pastaj ikjes se Shqiptareve ne Itali e Bote ,
          kafshoni llapen ,sepse ajo ishte dicka e programuar
          nga Gangot e Botes ,nuk ishte nji rastesi ,qe ju afrua
          shqiptareve nga hici .
          Te gjithe popujt kalojne fazat e tyre ,te krizave ,emigrimit ,ndihmave nga Bota dhe zhvillimin .
          Edhe ne si Shqiptare kishim kohen tone edhe pse ndoshta e vonuar respektiv vendeve te tjera Europiane .
          Prandaj kujdes kur flisni per shqiptaret !
          Tregetia e Sklleverve qe sot luan BE-ja ,(per te plotesuar qejfet e perverseve qe krryajn bythen karrigeve te zyrave ne Bruxel dhe fitojne (duke filluar nga sekretaret e tyre ) minimumi 20.000 €ur ne messini ,duhet te ndalet edhe pse jo ne te tilla forma
          brutale me politikane e sllogane rraciste e sharlatane te tipit gabel Orban apo Salvini-t ITA ktij sallami qensh Racist

          Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini August 29, 16:09

    Bernd Riegert nji komunist i flliqur qe vetem komunistat e flliqur e mbeshtesin.
    E verteta asht krejte ndryshe. Jetoj ne Itali tash 28 vjet dhe e njoh mire situaten ketu.

    Reply to this comment
    • Nik peta August 29, 16:47

      Cfare ka thene te pavertete? Gjithe fushata elektorale ishte nje lume shpifjesh pafund kunder afrikaneve , sic ishte para disa vitesh kunder shqiptareve, e diku tjeter per rumunet per marokenet e me rradhe kunder terroneve te jugut. Tashti u bllokon rrugen afrikaneve qe gjasme po pushtojne italine sic po pushtonin italine shqiptaret sipas lega nord disa vjet me pare. Frika nga afrikanet qe vijne mund te zere bythet e majme te disa italianeve te lajthitur por nuk ma merrte mendja qe edhe albanecet e rreckosur nje dite do ktheheshin ne rracista kunder te rreckosurve te rinj. Vajmedet kur varferine e ke ne tru ste ben pune pasuria ne xhep.

      Reply to this comment
  4. Amerikani August 29, 16:12

    Globalizmi eshte zgjidhja e vetme per te shuar perfundimisht krizat me refugjate dhe dallimet raciale.

    Kete proces per te miren e glodit e ka frenuar perkohesisht brexit dhe zgjedhja e racistit Trump.

    Keto ngjarje te kombinuara dhe me konfliktet qe burojne nga grykesia gjithmone e ne ritje e boseve te korporatave e korrupsioni qeveritar ne vende te ndryshme te botes, prirjet diktatoriale e autoritre te liderve, mungesa e tolerances ndekulturore e fetare, po prodhojne sot qeveri populiste, nacionliste e raciste qe gjejne mbeshtetje te njerez gjithmone e me te friksuar dhe te pasigurt per te ardhmen e tyre.

    Qe te arrihet progresi dhe mireqenia per te gjithe, popujve dhe qeverive te tyre u duhet te leshojne nga konservatorizmi i trashegimive te tyre, per nje te mire me gjitheperfshirese pertej nacionaliteteve dhe kufijeve te percaktuar.

    Epokat e nacionalizmave dhe populizmave historia njerezore i ka njohur me funde te dhimbshme jo vetem per popujt qe i mbeshteten por per gjithe njerezimin. Me e madhja prej tyre L.II boterore dhe me afer nesh shperberja e ish Jugosllavise!

    Edhe ne te kaluaren popujt qe i mbeshteten per te ardhur ne pushtet nacionalistet dhe populistet menduan se liderit e tyre fanatike po i mbronin… Keshtu menduan gjermanet me Hitlerin e italianet me Musolinin.

    Izolimi nuk eshte zgjidhje. Kete me mire se kushdo e dime ne shqiptaret kur idea e hapjes me boten paraqitej si nje rrezik i cili do te cenonte “mireqenien” tone.

    Projekti i BE eshte nje nga projektet me brilante qysh prej ideatorit te pare te saj, Napoleonit, qe mendjet e ndritura te politikes europiane kane mundur te realizojne ndonjehere megjithe veshtiresite dhe nevojen qe ka per reformim.

    Mementet delikate me te cilat po perballet sot BE per shkak te krizes se refugjateve nuk duhet te ndikojne ne vendime te gabuara duke u dhene pushtet partive nacionaliste populiste, duke vene ne rrezik vete egzistencen e BE.

    Nje shperberje e BE per shqiptaret do te ishte nje ngjarje me pasoja te paparashikueshme.

    Ku do te ndriçonte “drita” pas se ciles ne si europiane do te duhet te rendnim, kur gjithkush e di se me politika nacionale ne si popull nuk mund te konkurojme me fqinjte tane shume here me te fuqishem se ne,, qofte ne resurse e pasuri natyrore po ashtu edhe njerezore?

    Shqiptaret kudo ku jetojne duhet te jene dhe te votojne gjithmone kunder partive nacionaliste e populiste kudo ne Europe.

    Shqiptaret e Amerikes (ata qe votuan presidentin Trump) tashme duhet ta kene kuptuar gabimin pas fjaleve te Trump per shqiptaret dhe politikes se tij te dyshymte ne raport me Kosoven.

    Reply to this comment
    • katarakti August 29, 18:52

      Globalizmi nuk u sherben popujve te Europes. Ben afrikani 10 kalamaj dhe i leshon rrugeve te botes. Qe t’ia rrise Europa. Secili zot ne shtepine e vet. Shtetet nuk duhet te kthehen ne nje han me dy porta ku nuk dihet se kush hyn dhe kush del.Persa i takon krahasimit me Hitlerin dhe Musolinin ai eshte nje mashtrim i paster. Nacionalizmi i tyre ishte nje nacionalizem agresiv. Kunder popujve dhe vendeve te tjera, ndersa nacionalizmi i sotem ne Hungari, Poloni etj etj eshte nje nacionalizem mbrojtes. Pra qe te ruajne racen, kulturen, qyteterimin dhe fene e tyre nga dyndja e barbareve. Persa i takon interesit tone nacional ke te drejte kur thua se forcimi i qeverive nacionaliste ne Europe nuk eshte ne favorin e shqiptareve. Fatkeqesisht. Po te llogjikosh si europian duhet te jesh nacionalist. Po te gjykosh si shqiptar duhet te jesh globalist. Mos jemi perseri ne anen e gabuar te historise?!

      Reply to this comment
    • Maelga August 29, 19:44

      I dashur Amerikan. Nuk e kane kuptuar. Kane votuar dhe per fat te keq do vazhdojne te votojne Drumphin.
      Burri qe eshte burre nuk luan nga vota kurre, apo jo?!!!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?