Rritja e beftë e mirëqenies i kap të papërgatitur pensionistët

February 17, 2017 14:48

Rritja e beftë e mirëqenies i kap të papërgatitur pensionistët

Meqë po krijohen gjithandej teprica buxhetore nga rritja treshifrore e ekonomisë, qeveria ka vendosur të nisë shpërndarjen e një tjetër shpërblimi prej 6 mijë lekësh për pensionistët.

Ky është i dyti shpërblim i tillë në fare pak muaj, ndaj Gojët e Liga nuk mund të qëndrojnë indiferente ndërsa pasuria shtetërore thahet mizorisht nga pensionistët.

Natyrshëm lind  pyetja:

Për çfarë i duhet një pensionisti një shifër kaq e lartë parash?

Sipas kalkulimeve tona, ky 6 mijë lekësh do të përfundojë si trashëgimi për nipërit, pasi është e pamundur që një pensionist të harxhojë 6 mijë lek të plota për të paktën 2 dekada.

Unë s’kam parë kurrë 6 mijë lek të mbledhura bashkë – shprehet një pensionist i shokuar.

Kjo shifër anormale lekësh ka sjellë edhe shqetësime ndër pensioinista.

Unë 1 dhomë e kuzhinë kam, ku do i vendos gjithë ato lek? – shprehet me merak të madh Hoxhie Nexhmaj.

P.S. Ekziston dyshimi i një skeme gjigande për pastrim parash nëpërmjet shpërblimeve marramendëse që u ofrohen pensionistëve, por këtë vetëm koha do ta tregojë.

February 17, 2017 14:48
Komento

1 Koment

  1. kris 1 February 17, 23:16

    Ne fushate elektorale i Gjati premtoi pa menduar se do te bente nje rritje te madhe e te papare pensionesh .Kur pa se Veliaj beri dy dasma me pensionin e te jemes ,Aneta i fluturoi ne spital privat ne Vjene me paret e pensionit e ktheu rritjen e pensionit deri ne 2018 me 2-3 perqind dhe do ta mbaje fjalen .Ai nuk don te krijoje nje borgjezi te plakur.Po nuk u borgjezuan dihet qe votat do tja japin socialisteve te djathte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*