Kompleksi “Jon” do të shpronësohet

December 3, 2013 18:26

Kompleksi “Jon” do të shpronësohet

Vendim i Këshillit të Ministrave

Në mbledhjen e Këshillit të është marrë vendimi për shpronësimin për interes publik të objekteve të pasurive të paluajtshme, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare Uji i Ftohtë- Tuneli, bashkia Vlorë. Ky vendim shpreh vullnetin e Qeverisë shqiptare për të garantuar pasuritë e qytetarëve, të cilët në mirëbesim kanë blerë prona private që ndodhen në këtë vijë bregdetare.

 

V E N D I M

 

 

PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, OBJEKTE, QË PREKEN NGA REHABILITIMI MJEDISOR I VIJËS SË MBROJTUR BREGDETARE, UJË I FTOHTË – TUNELI, BASHKIA E VLORËS

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 8, shkronjat  “ç” e “ë”, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të vendimit nr.1, datë 8.10.2013, të Këshillit Kombëtar të Territorit, “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në disa zona me rëndësi kombëtare dhe procedurën e hartimit të planit të integruar sektorial për brezin bregdetar”, dhe të vendimit nr.1, datë 23.6.2004, të Këshillit të Rregullimit të Territorit në Republikën e Shqipërisë (KRRTRSH), “Për miratimin e planit të qendrës së Vlorës”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban e Turizmit dhe të ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.     Shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare, Ujë i Ftohtë – tuneli, bashkia e Vlorës.

2.     Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Vlorës brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

 

3.     Pronarët e ligjshëm të pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen e përgjithshme 8396 (tetë mijë e treqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m2 ndërtim, të vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 462 919 230 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekësh.

4.     Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 462 919 230 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekësh, të përballohet, përkatësisht, 362 919 230 (treqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe 100 000 000 (njëqind milionë) lekë nga fondi i kontingjencës.

5.     Pronarët e ligjshëm të pasurive të shpronësuara të kompensohen, për efekt të këtij shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin ligjor të pronësisë.

6.     Afati i përfundimit të shpronësimit është data 28.12.2013.

7.     Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Mjedisit, Ministria e Financave dhe bashkia e Vlorës për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

December 3, 2013 18:26
Komento

3 Komente

  1. Erind December 3, 20:55

    Ky eshte maskarrallik, nqs keta maskarenj bene ndertime pa leje, dhe tashti Edi do qe populli te paguaje “cmimin e plote”? Pra keta plehra do shkojne ne shpi me fitim – sepse sic e dime te gjithe, asnji ne ate pallat nuk ka paguar cmim tregu per apartament …te gjithe jane njerezit e Sales.

    Me kete levizje Edi po thote se populli do i dashka te paguaje per cdo paudhesi, maskarrallik dhe korrupsion qe ka bere Sala me soj e sorrollop..??

    Kjo eshte Rilindja ? Rrofsh o Edo se na e fute

    Reply to this comment
    • DREAM December 4, 00:14

      Erind ,qetesohu bir .Ne fakt do ishte mir te studioje ….
      Lexo mire cfare eshte shkruar : PRONAR TE LIGJSHEM
      sepse gjate ktyre viteve ,bashkia ka dhene leje ndertimi ,Aluizmi ,ky matrapaz ligjor ka ber dhe legalizime ..Z.V.R.P.P. ka shkuar dhe me tej ..ka leshuar certifikata pronesie …pra mund te ishe dhe ti qytetari qe ke bler nje apartament …tani shteti ka vjedhur ….ops ka gabuar por shteti nuk mund te marri dhe te nxjerri ne mes te rruges …sepse kjo nuk quhet me drejtesi .Pra thote :Te gjithe ata qe kane nje dokumentacion te ligjshem ,qe ne fakt je ti qytetari, do marresh ate qe ke harxhuar
      Kurse persa i perket ktyre qe kane ndertuar ,kta zyrtaret e tjere i kane dosjet ne prekurori ose do ju vene .Por kupto qe kjo rremuje e kultures se rryshfetit ,e te fortit pushtetar nuk zhbehet ne 2 muaj .
      Te garantoj qe qytetaret nqs me dokument te rregullt i drejtohen Strasburgut …me kte shifer qe ka eroguar Rama ,nuk do paguaj dot as nje te vetem .
      Te gjitha kto nuk ti shkruaj si rilindase ,por si direkt e interesuar dhe e grabitur per 14 vjet rresht nga pushteti i meparshem .Por ,ne fakt , mora drejtesine qe me eshte mohuar per kaq kohe .Te garantoj qe dhe fatura e prishjes ,i faturohet zaptuesit ..dhe jo shtetit .Gjithashtu deshmoj qe nuk dhashe asnje qindarke .Nja 4 vjet me pare mu kerkuan 50 mij euro …nqs je kurioz do te shkruaj dhe emrat
      Ne fakt duhet ber kallzim penal per kto vemje .
      Ky ligj nuk mbron “njerzit e sales’ ,me siguri nuk do kene as fature blerje …ndoshta e kane sajuar kto dite …por te garantoj qe krimi nuk blen me fature
      Pra ,njerez , mundohuni qe per nje her te vetme ,per njeher te vetme qe ty si qytetar ,edhe mua {dhe pse nuk jam kokepalr rilindase} ju DIMOSTROHET DREJTESI …mundohuni te kuptoni dhe po nuk kuptuat …Heshtni !

      Reply to this comment
  2. tomas December 3, 22:16

    me kto pamje vlora duket si tampa e amerikes.BRAVO E MADHE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*