Qeveria merr vendimin: 2 mijë lekë gjobë nëse kapesh pa maskë në ambientet e mbyllyra

July 15, 2020 15:27

Qeveria merr vendimin: 2 mijë lekë gjobë nëse kapesh pa maskë në ambientet e mbyllyra

Qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se ky vendim, është një tjetër hap drejt forcimit të masave për frenimin e përhapjes së COVID19.

“Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit”, tha Manastirliu.

Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektoriateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë shkelësit. Masa e gjobës është vendosur 2 mijë lekë të reja për çdo thyerje të rregullit.

Ministrja e Shëndetësisë kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e kësaj mase që ndërmerret me qëllim mbrojtjen e shëndetit.

“Detyra dhe qëllimi ynë kryesor është ruajtja e shëndetit. Në funksion të këtij qëllimi, kemi miratuar edhe këtë Akt Normativ dhe për të cilin kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Përdorimi i maskës ka një efikasitet të lartë në kufizimin e përhapjes së virusit, mbështetur kjo dhe në rekomandimet e Qendrës Europiane te Kontrollit të Sëmundjeve, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe e vërtetuar nga eksperienca e shumë vendeve. ‘Sakrifica’ që kërkohet prej jush nuk është mbyllja. Ajo çfarë kërkohet është vendosja e maskës, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur të afërmit”,  tha Manastirliu.

Gjatë komunikimit për publikun, Manastirliu deklaroi se sistemi shëndetësor po përgatitet për t’I bërë ballë kësaj situate.

“Falë punës që nuk është ndalur për as edhe një moment gjatë kësaj periudhe, sot ne kemi më shumë se 500 shtretër të gatshëm posaçërisht për pacientët e prekur nga Covid19. Kemi rritur kapacitetet me respiratorë, monitorë dhe pajisje mjekësore të nevojshme në të gjithë sistemin spitalor. Kemi shtuar kapacitetet e testimit. Sot kemi në dispozicion 90 mijë teste dhe po hapim dhe një laborator të dytë në QSUT”, tha Manastirliu.

Duke deklaruar se në vendin tonë ka aktualisht një situatë epidemiologjike me përhapje komunitare në disa bashki, Manastirliu tha se hapëm përsëri spitalin e dytë Covid, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar të pacientëve, si pasojë e shtimit të numrit të infeksioneve.

j.l./ dita

July 15, 2020 15:27
Komento

9 Komente

  1. Lule-dele July 15, 15:31

    Po nëse të shpeton pa dashje ndonjë pordhë në autobus, a merr gjobë? Dhe sa është?

    Reply to this comment
  2. I juaji Edi Rama July 15, 17:08

    Mbani pra maskat ne koke,
    gra, burra, pleq edhe femi,
    se kur vini maskat shoke,
    nuk shani dot as qeveri…

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi July 15, 17:41

    Keshtu shoke, pasi u provua se ky virus jeton deri disa minuta ne ajer dhe mbi sende te tjera, ju do vini e hiqni ate maske qe mban virusin e te tjerve per nje fare kohe! Ose do te mbani pakon e maskave ne nje traste te mbyllur dhe shishen e alkolit me vete! Nje mije leke te reja paga ditore e punes, 500 do ti harxhoni per maska dhe alkol.

    Reply to this comment
  4. EVDAL NURI . July 15, 18:21

    Me mire vone se kurre!. Kjo duhet te ishte vendosur me kohe, qe kur u hoq karantina. Po te ishte zbatuar kjo puna nuk do te shkonte me nga 90-117 raste ne dite .Tani mbetet per ta zbatuar ne praktike. . Te shohim se sa e si do ta zbatoni kete vendim . Thuhet qe e thena me te beren i ndane nje det i tere Forca keni boll i vini ne pune e i ketkoni llogari .

    Reply to this comment
    • Petro July 15, 20:31

      Qeverria dhe personalisht kryeministri duhet të mbajnë pērgjegjēsi për vonesén e kësaj mase mbrojtēse mē efikase edhe se izolimi dhe me shumē mē pak kosto ekonomike se sa mbyllja e biznesit që çojë vendin nē krizē! Po të ishte vedosur me detyrim pērdorimi i maskave sot do kishim më pak viktima !.

      Reply to this comment
  5. Tori July 16, 08:30

    E perse duhet te na gjobisin kur kryeministri vete nuk e vendos dhe thote qe nuk duhet mjafton te ruash distancen ! Pse me te zgjuar se ai jeni ju qe thoni te kunderten ?

    Reply to this comment
  6. Finix July 16, 15:39

    Ai qe vendos maske, eshte tradhetar i vetes se tij dhe tradhetar i te ardhmes, lirise dhe femijeve te tij, niperve e mbesave te tij por edhe te tjereve.

    Trashetaret nuk meritojne as rrespekt dhe as simpati. Jane thjesht tradhetare dhe qenie pa vlere qe duhen pebuzur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim