Qeveria miraton 6 basenet ujore në vend

May 5, 2016 12:59

Qeveria miraton 6 basenet ujore në vend

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit të saj kufijtë territorialë dhe hidrografikë të baseneve ujore.

Me propozim të ministrit të Bujqësisë, Këshilli i Ministrave vendosi që territori i Republikës së Shqipërisë, në funksion të administrimit të burimeve ujore, te ndahet në gjashtë basene ujore: a) baseni ujor Drin-Bunë, me qendër në Shkodër; b) baseni ujor Mat, me qendër në Lezhë; c) baseni ujor Ishëm-Erzen, me qendër në Tiranë; ç) baseni ujor Shkumbin, me qendër në Elbasan; d) baseni ujor Seman, me qendër në Fier; dh) baseni ujor Vjosë, me qendër në Vlorë. Numri i anëtarëve për këshillat e basenit ujor të jetë: baseni ujor Drin-Bunë 23 anëtarë; Mati me 15 anëtarë; Ishëm-Erzen 21 anëtarë; Shkumbini, 17 anëtarë; Semani 29 anëtarë; Vjosa 27 anëtarë.

Sipas ketij vendimi, kryetar i këshillit do të jetë prefekti i prefekturës ku ndodhet qendra, ndërsa sekretari do të jetë drejtuesi i Agjencisë së Basenit Ujor, i emëruar nga ministri i Bujqesise.

May 5, 2016 12:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*