250 milionë euro për 46 muaj, qeveria miraton Rrugën e Arbrit

March 28, 2018 13:12

250 milionë euro për 46 muaj, qeveria miraton Rrugën e Arbrit

Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar nga qeveria kontrata për ndërtimin e rrugës së Arbrit.

Kontrata në fjalë ishte firmosur në muajin Shkurt të këtij viti mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanisë “Gjoka sh.a”, por që kjo ishte e zbatueshme duhej të merrte miratimin e qeverisë.

Sipas ofertës së propozuar nga kompania “Gjoka Konstruksion”, rruga do të kushtojë 33.6 miliardë lekë, ose rreth 250 milionë euro dhe ndërtimi i saj do të zgjasë 46 muaj.

Vepra do të financohet përmes një skemë të përbashkët mes kompanisë private dhe buxhetit të shtetit. Më saktësisht, kompania do të financojë rreth 190 milionë euro nga paratë e veta, ndërkohë që shteti do të paguajë 60 milionë euro të tjera nga buxheti, gjatë periudhës së ndërtimit.

Pasi të ketë përfunduar plotësisht ndërtimin, kompania do të paguhet me këste nga buxheti për një periudhë që mund të shkojë deri në 15 vjet, sipas programit 1 miliardë euro të rindërtimit që është lançuar nga Qeveria.

Aktualisht Rruga e Arbrit ka përfunduar plotësisht në 20.1 kilometër, ndërkohë që 15 kilometra të tjerë janë ndërtuar pjesërisht.

Kompania private ka propozuar një variant, sipas të cilit gjatësia totale e rrugës është 69 kilometër dhe përfshin një tunel. Veç kostove të ndërtimit, në ofertë kompania ka marrë përsipër edhe mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për një periudhë 10-vjeçare pas ndërtimit.

l.h/ dita

March 28, 2018 13:12
Komento

9 Komente

  1. anticensurë25642654 March 28, 13:38

    “në ofertë kompania ka marrë përsipër edhe mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për një periudhë 10-vjeçare pas ndërtimit.”pra nuk do të ketë pagesë për mirmbajtjen e kësaj rruge për një periudhë 10 vjeçare,nga përfundimi i saj??
    me këto 60 milionë euro,ne po paguajmë mirmbajtjen 10 vjeçare??

    Reply to this comment
    • Xha Beqo March 28, 16:08

      Je nje idiot i certifikuar ne halete e SHQUP-it

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 March 28, 19:30

        të hyftë në bythë shqupi o beqir
        hudhi një sy lajmit!!
        asnjë lloj informacioni i saktë!!
        si gjithnjë gjithçka është e turbullt!!
        për tu qartësuar kur të jenë futur paratë në xhepat tuaja!
        shqup a sgupth!
        i njëjti mut jeni!hajdutër të ndyrë!!

        Reply to this comment
        • Dibrani i heshtun March 28, 21:16

          @anticensure leshi,
          Te thote mire Xha Beqo. vere ate mut objekti qe ke brenda kafkes ne pune. Shkrimi e thote qarte se kjo rruge do ndertohet ne partneritet me biznesin ku ky I fundit do te paguaje 190 milione dhe Qeveria per pjesen e saj 60 milione. Kosto totale 250 milione. Kjo eshte kosto e ndertimit dhe ska te beje me mirembajtjen. 10 vitet e pare do ta mirembaje koncesionari(biznesi privat). Pas 10 viteve do te filloje pagesa per mirembajtje nepermjet toll-eve. Kaq e thjeshte eshte por jo per mendjet tuaja qe ne cdo gje shihni vjedhje, korrupsion. Kjo Qeveri duhet falenderuar qe me ne fund beri realitet ate rruge qe per 27 vjet vetem premtohej dhe mashtrohej.

          Reply to this comment
          • mirel March 29, 01:14

            Cke mo ti mut?
            Argumento me llogjike po te jesh me i mencem.
            Perse duhet ta hamendesosh ti apo secili cdo beje qeveria?
            Pse nuk jepet programi i qarte nga fillimi deri ne fund?
            Apo do e beni si rrugen e KOmbit, paguani 10 fish tere jeten

          • anticensurë25642654 March 29, 08:13

            lexoje dhe një herë artikullin dhe mungesën e të dhënave në të!!
            dibrano,vëre ti në funksion atë materien gri në kokë dhe mos e përdor për ti bërë qefin vetes!!
            të njëjtat fjalë që flet ti për qeverinë e sotme flisnin dhe mbështetësit e salës dje!!dhe ata fluturuan përpjetë nga lumturia kur më në fund u ndërtua autostrada folklorike pas shumë e shumë premtimeve mashtruese!por sot po e shohim se e gjithë ajo propagandë nuk ishte gjë tjetër veçse xhvatja më e madhe që ju bë shtetit shqiptar!ajo që ne duhet ta paguajmë disa herë!
            thirri mëndjes!
            “Pasi të ketë përfunduar plotësisht ndërtimin, kompania do të paguhet me këste nga buxheti për një periudhë që mund të shkojë deri në 15 vjet, sipas programit 1 miliardë euro të rindërtimit që është lançuar nga Qeveria.”
            e shikon se sa i “bardhë”është ky paragraf??
            nuk thuhet
            -çfarë do të paguhet?
            _investimi që ka bërë firma?
            _me apo pa kamatë?
            _nëse me,atëherë sa?
            -sa do të kushtojë rruga pasi të ketë përfunduar pagesa 15 vjeçare??
            -sa do të kushtojë mirmbajtja?
            -përse nuk bëhet tender për mirmbajtjen?
            lali dhe unë kam qef të jetoj në parajsë,por nuk mund të gënjej veten kur shoh që unë,ti dhe 90% të shqiptarëve vidhemi,grabitemi çdo ditë për të mbajtur në parajsë një tufë kriminelësh!!

        • mirel March 29, 01:12

          NJe gje nuk kuptoj ketu, po pati mundesi ma qarteso pak.
          Thote qe qeveria e ka programin e ndertimit 1 miliard euro.
          Rruga kushton 250 milione euro.
          Cereku domethene.
          Qeveria paguan 60 milion. me keste, dhe kusurin 190 milion.
          Cfare kuptimi ka:
          “Pasi të ketë përfunduar plotësisht ndërtimin, kompania do të paguhet me këste nga buxheti për një periudhë që mund të shkojë deri në 15 vjet, sipas programit 1 miliardë euro të rindërtimit që është lançuar nga Qeveria.”
          Cdo te thote kjo? Qe rruga kushton 250 milione dhe qeveria lancon 1 miliard euro?
          DMTH differenca do mbushet rruges per 15 vjet dhe do ti marrin leket me pretekset per mirembajtjen.

          Reply to this comment
  2. ! March 28, 18:11

    Per 10 vjet nuk do kete takse tranzit rruge.

    Reply to this comment
  3. info analitike March 28, 19:14

    Opa ia kaluan edhe Lulit keta me vjedhjen e radhes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*