Qeveria në detyrë bën tendera në fshehtësi, mbyllet portali i prokurimeve publike

Redaksia Online June 29, 2013 12:26

Qeveria në detyrë bën tendera në fshehtësi, mbyllet portali i prokurimeve publike

Edhe pse thjesht një qeveri në detyrë, qeveria “Berisha” vazhdon të kryejë tendera, duke u përpjekur të përfitojë sa më shumë. Gazeta Shqiptarja.com shkruan se qeveria në ikje po kryen disa procedura me tenderat, ku vlera më e madhe i përket ministrisë së Inovacionit drejtuar nga Genc Pollo me 25 milion euro për dixhitalizimin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Sikur të mos mjaftonte kjo, portali online i Agjensisë së Prokurimeve Publike www.app.gov.al prej 2 ditësh është jashtë funksionit dhe nëse klikon në këtë adresë të shfaqet një mesazh mirmbajtje i cili mban firmën e drejtoreshës Klodiana CANKJA.

“Njoftohen të gjitha Autoritetet Kontraktore dhe Operatorët Ekonomikë të interesuar se, si pasojë e punimeve për përmirësimin e punës për procedurat “Blerje me vlerë të vogël“ në portalin e prokurimit elektronik, sistemi do të nxirret jashtë funksionimit online nga data 28.06.2013 ora 14.00 deri në datën 30.06.2013 ora 10.00. Për këtë arsye, Agjencia e Prokurimit Publik ju sugjeron të merrni masa paraprake për ecurinë e punës tuaj. Gjithashtu ju bëjmë me dije se të gjitha procedurat që kanë si datë të zhvillimit të tenderit datën 29.06.2013 dhe 30.06.2013 do të shtyhen automatikisht në datën 01.07.2013, në të njëjtën orë”, thuhet në mesazh.

Redaksia Online June 29, 2013 12:26
Komento

3 Komente

  1. myftari itali June 29, 13:27

    Ku ngopen horrat e PD,bashke me kryehajdut saline pos vodhen dhe qindarken e fundit se leshojne qeverine.

    Reply to this comment
  2. Gramoz June 29, 15:37

    krokodilet kur nu kane se c te hane u kthehen bishtave te njeri tjetri keshtu po bejne dhe keta ,,deri sa ta lene toke djegur ate vend …edi rama mblidh mendjen fute ne koke dhe ver drejtesi se keta do na hane te gjalle,,nuk them gje tjeter

    Reply to this comment
  3. Gezimi June 29, 16:27

    Jam plotesisht dakord me ju zoti Gramoz!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim