Qeveria nuk është fare pa opozitë…

Arben Duka February 27, 2016 12:39

Qeveria nuk është fare pa opozitë…

(Pjesa e dytë)

Sipas Ramës jemi,
në të zezën ditë,
sepse Shqipëria,
nuk ka opozitë!

Sipas Ramës jemi,
ende komunizëm,
se pa opozitën,
nuk ka pluralizëm!

Kemi opozitë,
o Edi dermani,
se njëqind për qind,
s’është me ty sovrani!

Këtu si qëmoti,
vazhdon muhabeti,
ama-opozitën,
s’e cakton pushteti!

Kemi opozitë,
sot në të vërtetë,
edhe pse pushteti,
s’ka dëshirë të ketë!

Pushteti s’do kundër,
as dhe një njeri,
që të mund të bëjë,
si të dojë ai!

Të na thotë: “Është ëngjëll”,
dhe djalli i zi,
dhe nga asnjë zë,
mos ketë kundërshti!

Po edhe tek ne,
siç e ka gjithë Bota,
është një opozitë,
e zgjedhur me vota!

Paçka se i thonë,
qeveri e vjetër,
në Kuvend pa të,
s’kalon asnjë letër!

Pa të asnjë ligj,
s’quhet i vulosur,
ndryshe gjithë reformat,
Rama do kish sosur!

S’është dhe aq formale,
qeveri e vjetër,
po jemi dhe ne,
opozita tjetër!

Jemi edhe ne,
që shkruajmë e flasim,
dhe për çdo “fitore”,
nuk duartrokasim!

Ne që kemi qenë,
edhe jemi prore,
që tok me pushtetin,
s’ndërruam llogore!

Pushteti ankohet,
se s’ka opozitë,
se këtij pushteti,
i kanë plasur sytë!

I kanë plasur sytë,
dhe s’mund të shikojë,
i kanë ikur veshët,
dhe s’mund të dëgjojë!

Kur syri të ikën,
dhe veshi të dyllet,
të mbetet veç goja,
që nuk di të mbyllet!

Goja që po thotë,
se s’ka opozitë,
se nga goja dalin,
gjithë marrëzitë!

Ne tregojmë përditë,
gropën dhe hendekun,
dhe s’mund të rrëmbejmë,
shpatën dhe dyfekun!

Ndaj dhe them që Rama,
do e bën shaka,
tjetër armë-veç fjalës,
opozita s’ka!

Po nëse këtu,
veç gënjeshtra ngjit,
s’do të thotë aspak,
që s’ka opozitë!

Them se opozita,
nuk ka asnjë faj,
nëse e vërteta,
këtu s’ngjit kollaj!

Ne këtu do jemi,
në këto llogore,
gjersa ta çlirojmë,
frymën popullore!

Arben Duka February 27, 2016 12:39
Komento

4 Komente

  1. BLACK SWAN February 27, 16:17

    te thashe qe do vinte shume shpejt dita qe do kerkoje Berishen
    shiko ,shiko si eshte ,ill ill ,per uje te ftohte i ben specialistet
    tani qe i perjashtuat dhe deputetet , ja shpallet vezen arme krimi ,do nxjerri koburen …ah ,harrova qe e ka ber dhe ate dhe ju qaheni nga …vezet
    beni shtet juve ,1 mil shuplaka qe tu rrahi Saliu
    mire e ka Rama , sa te jete Saliu opozite do ngelet ….

    i vetmi buuuuuur qe ka ngel aty eshte Mozi , shkruajti leter dhe i perjashtoi ….aaaaa ,ai po
    Ruqi ,se mos ndan mendjen loku per ndonje 97 tjeter ,aman te keqen ,mbaje fustanin gati ,se ku i dihet ….

    Reply to this comment
    • shqipe February 27, 19:44

      “….Jo,se…me foshte gjithmon ajo… mue : ” O, Black Swan, O Derhan / O, love ,qe hiqesh Bran!…. Eeeeee, i foshja une / A, c’ vazhdon t’na hash mun…( me foshte ajo.)

      Reply to this comment
    • Arsen February 27, 20:52

      O arben po ti cfar do mga qeveria se vete e ke pranuar qe keta te kane paguar leket per kurim

      Reply to this comment
  2. LABI February 28, 15:09

    Kete rradhe Beno,
    nuk paske qene mire,
    si mor nuk na nise,
    ca vargje satire?!

    Thashe se do te gjeja,
    ndonje gje komike!
    per vezen e gjelit,
    si nje arme tipike!

    Se me thene te drejten,
    te merzitur jemi,
    me te politika,
    fare shpres nuk kemi!

    Mbledhur gjithe tok,
    miq e fise pas fisi,
    zgjedhur per merake,
    si me kokra misri!

    Balle per balle qendrojne,
    si ne lufte dikure,
    ca qelloje me veze,
    e te tjere me shpulle..!

    Na ankohet Rama,
    qe s’ka opozite,
    por ne parlamente,
    behet “lufte” cdo dite!

    Zihen, ulerasin,
    na vene ne merake,
    e kur lene punen,
    jane serish ortake!

    Me thoshte nje mik,
    “s’kena ku ankohna”..,
    po ne e vendosem,
    ket me votat tona!

    Ne e kebejme voten,
    me nje these mjell,
    ndaj sot po na thone,
    ngrohuni ne dielle!

    Po presim per “ligjin”
    dhe “AI” po vjene,
    po e nis Venecia,
    me expressin tren!

    Ndoshta “ligji i ri”
    do ta kete me shkrime,
    “vezet e kendezit”
    si arme ne perdorim??!!

    Si na thote ky Rama,
    “nuk ka opozite”,
    po ketu ne forume,
    ne shkruajm cdo dite!

    Une per veten time,
    e kam ngjyren blu,
    ndaj dhe vije cdo dite,
    te zihem me ju!!!

    Te gjithe ne ketu,
    jemi sere sovrani,
    dhe ne parlamente,
    te gjithe sere shejtani!

    Ne nje ane “sovrani”
    ne tjetren “politika”
    a nuk eshte vertete,
    vertete kjo “opozita”?

    Zoti t’na I fale,
    se na bejne humore,
    ne qeshim aq shume,
    sa mbajme brinjet me dore!

    Ndaj te lutem Beno,
    dhe te lutem shume,
    te na japesh mendje…,
    Si do veje kjo pune???

    Respekt per ju I madhi Duka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*