Qeveria, pallati dhe shefi i opozitës

January 13, 2018 21:18

Qeveria, pallati dhe shefi i opozitës

Bedri Islami

Si dihet tashmë, për pallatin e ndërtuar buzë detit, me lejen e ish-kryebashkiakut socialist të Vlorës dhe të rrëzuar nga shefi i qeverisë socialiste, vjehrri i Lulzim Bashës do të marrë më shumë se 13 milionë euro dëmshpërblim.

Qeveria kishte vendosur që pas 18 majit, e mbani mend atë marrëveshjen e natës, që vjehrrit të zotit Basha, do i jepen 11 milionë euro për pallatin e ngritur pa asnjë kriter, dhe që, këtë e dinë të gjithë,nuk ishin paratë e një ish-ushtaraku të shkallës së ulët, siç ishte vjehrri i Bashës. As nga paratë që kishte kursyer nëna e tij, e Bashës, kur ishte sekretare e Zëvendësministrit të Brendshëm, por të vetë atij, si një “mbetje” e vockël nga ajo që tepruan nga zhdukja e 230 milionë eurove në Rrugën e Kombit.

Strasburgu, gjykata e saj, e rriti dëmshpërblimin në 13 milionë euro, ndoshta ngaqë avokatja e vjehrrit të Bashës ishte po ajo që ky i fundit delegoi si Avokate e Popullit në marrëveshjen e 18 majit. Gjykata, duke paur parasysh se mbrojtësja e popullit po mbron dikë kundër qeverisë që e ka miratuar, e rriti shpërblimin dhe prej tyre, pra nga 13 milionë, vjehrri do të marrë 9.7 milionë euro për t’ia kaluar dhëndrrit….

E shikoni se sa paga të larta kanë pasur kapterrët e ushtrisë së dikurshme, kur bëhen edhe vjehërr të një ish-ministri, që tri herë ministër, tri herë ka bërë gjëmat më të mëdha.

Si ministër i Komunikacionit e rropi rrugën e Kombit dhe e la në mes, si ministër i Jashtëm e shiti detin për një puthje me Bakojanisit dhe, si ministër i Brendshëm ishte bashkë urdhërdhënës për një vrasje të katërfishtë.

Qeverisë nuk iu drodh dora për 11 milionë euro dhe nuk do i dridhet edhe për 2 milionë më shumë.

Basha e fitoi tenderin me qeverinë.

Më mundon pyetja: Meqenëse ai dhe opozita e kanë akuzuar gjithnjë Edi Ramën se për çdo tender merr 20 për qind të vlerës, do i kalojë ai shefit të qeverisë 2.7 milionë eurot që i takojnë?

E shihni se si sillet rrethi: Ngado që shkon, është si ai vaji që gjithnjë derdhet në lakra…

Veçse lakrat kësaj here janë më shumë se 13 milionë euro….

Më 27 maj Basha do të demonstrojë për varfërinë, korrupsionin, mjerimin. Këtë do e bëjë paradite, nga ora 12 deri në orën 16. Pastaj do të shkojë të numërojë 9.7 milionët e dhënë nga qeveria.

Dhe do të mendojë: Cilin pallat tjetë do të më shembë ky Rama që të marr edhe një dorë tjetër milionëshe!

Pastaj, këtu jemi! E bëjmë edhe një dorë më 18 maj…!

January 13, 2018 21:18
Komento

17 Komente

  1. intelektuali January 13, 21:43

    PO KUJT I ANKOHESH PER STRASBURGUN O ENVERISTI FANATIK BEDRI ISLAMI?

    sepse:

    Nuk mesohet fare nga kjo DACIBAO allogjike qe ke shkruar ne gazeten DITA, pra sqaroje pak kete ceshtje:

    KUSH E KA FAJIN QE STRASBURGU DEMSHPERBLEU VJEHRRIN E LULIT QE EDI RAMA I PRISHI PALLATIN NE VLORE SEPSE KESHTU I THA RADAKJA E TIJ ENVERISTE?

    Edi Rama mund te Rilinde Kohen e Qepes te Enverit me mashtrimet e tij per katunaret dru me pre duke vajtuar si kukumjacke pylli per 29 nentorin e ZI jugosllav dhe LANC-in kriminal te Enverit, mund edhe te dekoroje xhelatet e Enverit me lloj-lloj medaljesh per krimet e tyre kunder njerezimit, mund ta mbaje enverin si HERO megjithe Piramiden e tij famekeqe ne mes te Tiranes,

    por:

    Edi Rama nuk ka fuqi te urdheroje Gjykaten per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg te mos i paguaje pronareve te ligjshem demshperblime te majme megjithe kamatat kur u prish dhe u grabit pronen private si nje komunist i vertete edhe sikur keta pronare te kene qene spiuna dhe sekretare te Enverit si ne rastin e Lulit qe permend ti.

    prandaj:

    AMAN O BEDRI ISLAMI ME DACIBAOT ENVERISTE QE PUBLIKON VAZHDIMISHT NE GAZETEN DITA!

    Reply to this comment
    • sopiqoti January 13, 23:20

      “”..I n t e l e k t u a l i t..” dy fjale “Prap qyp i xbrazet mbete ti aderezi ? Jeton me realitetin apo ke kaluar jashtetokesor.

      Reply to this comment
      • intelektuali January 14, 06:04

        Meso shkrim e kendim perpara se te replikosh me intelektualin,

        sepse:

        “XBRAZET”

        Nuk ekziston ne shqypen e shkruar, por vetem ne mendjen e dabilave si puna jote.

        Qe te dalim ne teme:

        Debati aktual ne gazeten DITA eshte:

        PSE ENVERISTI BEDRI ISLAMI I KA SHKRUAR FLETE-RRUFE GJYKATES SE STRASBURGUT?

        kur:

        Fajtori kryesor eshte kryeministri Edi Rama dhe pushteti i tij monist qe punon me tritol ne dore nuk pjerdh fare ligjet nderkombetare pronen private, ne nje kohe qe i ka nderur BYTHEN Perendimit dhe po pret me gjuhen jashte per antarsim ne BE?

        He pra ju fanatiket e Enverit pyeteni enveristin tuaj Bedri Islami:

        PSE I KA BERE FLET-RRUFE GJYKATES SE STRASBURGUT?

        Reply to this comment
        • mirel January 14, 15:43

          o Intelektual leshi.
          Lexo mire se Bedriu ka diskredituar Ramiun per pazare me Bashen.
          Dhe faturen 3 strasburgut ja delegon Rames fitim e 3 milione te tjerave..
          hapi syte cfare thote- pazare te pastra

          Reply to this comment
          • intelektuali January 14, 18:57

            Po pse intelektual leshi, OK Bedriu Mavriu ka kritikuar Edi Ramen si kurre me pare ne historine e gazetes DITA,

            PO PSE E KA KRITIKUAR BEDI ENVERISTI “PARTIZANIN” E ENVERIT EDI RAMA?

            sepse:

            Mua me thene te drejten gjithe shkrimi i Bedriut ne gazeten DITA me duket si nje:

            FLET-RRUFE E KOHES SE QEPES E ENVERIT

            Qe ja ka derguar ARMIQVE te Jashtem ne Strasburg me vendimet e tyre ne dem te popullit shqyptar dru me pre.

  2. mirel January 13, 22:02

    Opa, ketu ke folur si burrat Bedri.
    Pazari eshte i qarte dhe i paskrupullt.
    Vetem qorrat nuk e shikojne.
    Te rroje Parti!

    Reply to this comment
  3. O popull si Saliu si Rama si Nano si Likja si Basha , nuk kane dallim nga njeri tjetri. Viktimat jemi ne January 13, 22:18

    Basha bashk me ramen i pastruan 14 milon euro . Faturen gjithmon populli. Basha ne daten 27 do qaj hallet e popullit se eshte zhytur ne mjerim!!!!

    Reply to this comment
  4. Izeti January 13, 22:32

    Respekte Z Bedri ,si gjithmone I sakte te lumte pena. ,,,,,

    Reply to this comment
  5. Gjon Leka January 13, 22:38

    Lul Basha, si Jul Cezari, mund të mburret : erdha, rropa, vrava, ika. Po ky populli shqiptar, sa i duruar paska qenë. Po i shkon thika në palcë e si nuk dihet. Përkundrazi, një tufë me budallenj i shkon pas.

    Reply to this comment
  6. info analitike January 13, 23:27

    I dridhet pena ne dore shokut Bedri te kritikoje e te ngreje zerin kunder partise dhe liderit global. Nuk ia lejon besomi i patundur ne ta qe nzk e shemb as ki pallati i Xhaferr Isufit. I sulet Xhaferrit por harron se demin e shkaktoi Edushka e nuk eshtw demi i vwtem se ka dhe shume te tjere por mis i kerkoni Bedriut te beje gazetarin se ai nje cope militanti i rendomte ka ditur te jete tere jeten.

    Reply to this comment
  7. alphade January 13, 23:42

    Z. Gjon ! Po te mos ishte i durushem populli shqiptar nuk
    rrinte 500 vjet nen roberine osmane kur popujt e tjere fqi-
    njet tane e fituan pavaresine 100 vjet para nesh. Por edhe vendet e Amerikes Latine po ashtu fituan mevetesi-
    ne perseri 100 vjet para nesh. Keni parasysh faktin kur
    shqiptaret flasin per latinoamerikanet ,flasin me sensin
    percmues,por ja keta popuj u cliruan nje shekull para shqiptareve. Dhe me e keqja eshte se ne si popull mburremi , e heqim veten ” superios” ,flasim e flasim pa-
    pushim per ” heroizmat e popullit tone ne shekuj” ! Gjepura ! Ne si popull, zoterinj jemi akoma adoleshent ,kot mburremi ! Na shtypin, na masakrojne ,na dhunojne
    dhe jo te huajt por nga vete shqiptaret shtypemi egersisht
    dhe ne shkojme pas berihajt. Turremi pas Saliut,Metes,
    Bashes ,Rames dhe me nje fanatizem te cuditshem, te
    indoktrinuar deri ne gen dhe ky katervirat tallet me ne .
    Pyetja ime eshte : Kur do te zgjohet nga letargjia ky popull ? ………! Te gjithe mashtrojne ….!!!!

    Reply to this comment
  8. alphade January 13, 23:54

    Komenti im,,,,,

    Reply to this comment
  9. Adih January 14, 00:30

    Z Bedri ,Fain e kane qe te dy .si Rama edhe Basha ,ne nje poc pjerdhin te dy .,ky Rama ,po tregohet sa drite shkurter por edhe kokeforte e komplet i papergjegjshem . Ai vazhdon ,me ate Lame Lamashin ta thelloje kete humnere ,qe e ka hedhur popullin brenda ne kete humnere dhe tallen te dy se bashku me taksat e tij ,duke vazhduar legalizimet ne tokat e te treteve .Ky eshte me komunist e me anti prone se Sali Larqofti ,ai me koshjence i la shkeljet ,per te shkateruar me themel shqiperine , por nuk beri legalizime ,apo kishte frike Ramen ,kur ishte ne pushtet ??? Rama ka mare superxhiro ,me keq si nje femij daum dhe haron rolin e detyrat e tij si kryeminster ,dhe kujton se eshte PATISHAHU i Botes . Po te bejme pak matematike ,me nje pallat ,u denua populli me 16.8 milon Euro ,po ne te gjithe teritorin shqipar ,sa miliarda behen?? ,a e kuptoni ket femije daum ,qe po varros komplet shqiperine ,dhe kokeforte shkel me kembe kushtetuten ,posacerisht per pronat . Nenin 181.te saj .Ky kryemin ka bere edhe betimin para kushtetutes , kur ka mare ate post . , Pamvaresisht qe ka shkelje ligjore te pa skrupullta dhe vjedhje brutale , qe ja kalon mafjes siciliane ,si nga PS dhe PD ,por ne fund te fundit , Bashes i lumte , kur gjeti budallenj si Gjika dhe si Rama .Dhe tani me 27 JANAR BASHA I LUMTUR DO DALI NE DEMOSTRADA ;GJOJA KUNDER RAMES ,dhe populli kokpalare budalla , nuk duhet ti shkoje nga mbrapa ,por te cohet , kundra te gjitheve , qe diten per diell shkelin kushtetuten dhe interesat e veta ,per ti thene mjaft ,ketyre te papergjegjshme e te mbroje kuleten e interesat e veta, e te femijeve te vete . . .

    Reply to this comment
  10. Arsimtari January 14, 12:25

    Kujtova se te pakten per kete rast do kafshonin gjuhen Bedrinjte e qeverise Rama. Per kete Autogol qe kjo qeveri beri ne Strasburg. O shoku Bedriu, nuk mjafton shurrosja jote dhe Mero Bazes per te lare kete bagel qe Shqiperise ja leshoi Ed Rama. Ka miliona per te paguar Shqiperia tani nga kjo marrezi. Do ta paguash ti me Meron ate fature?

    Reply to this comment
    • mirel January 14, 15:41

      Or zotni arsimtar..
      Bedriu akuzon direkt Ramiun,,nuk e kupton qe faturen 3milione me teper e tregon qarte qe eshte pazari Basha Rama per te paguar Ramen?
      Dini te lexoni apo jo?

      Reply to this comment
      • Arsimtari January 14, 17:22

        Po ti e di vendimin e Gjykates se Strasburgut? Mos na gajas me ate se Bedriu po akuzon Ramiun. As ne enderr Bedriu nuk guxon ta beje ate gje.

        Reply to this comment
  11. ETHEM January 14, 21:00

    ESHTE 100% E SAKT QE PALLATI U NDERTUA NGA LULI ME PARAT E RR.KOMBIT & JU FATURUA KAPTERIT -VJERR.DHE LULI MENDOJ SE DO E GEZONTE SI EDHE RESTON E 230 MIL EUROT.POR RAMA JA RREZOI PER TOKE SIÇ RREZOI KJOSKAT NE QENDER TE TIRANES E GJITHANDEJ NEPER SHQIPERI.
    SE NUK KA ME SHTET-RRUMPALLE E KOHES SE SALIMORTJES.TE GJITHE PD-ISTAT QE SHKRUAJNE KEQ PER RAMEN..JANE NJESOJ SI SALIU QE SHPIFIN SI AI..QE EDHE KUR PRISHI KALIMIN TE ZOGU I ZI DHE RAMA FITOI NE GJYKATE..KY NUK U NDIE..NUK PAGOJ GJE NGA XHEPI.EDHE LULI QE PRISHI SHESHIN SKENDERBEJ PO ASHTU.
    JU PD-IST NUK DONI RREGULL..NDERTIME ME LEJE…GJELBERIM…ZBUKURIME..POR ZHUL..SE JENI MESUAR TE BANONI ME DERRAT..LOPEN..DHINE..DELEN..PULAT..ETJ.
    RAMA ESHTE DUKE VENDOSUR RREGULL NE GJITHE TERITORIN E VENDIT DHE PO ZHDUK ZHULIN E SALIUT GJITHANDEJ NE QYTETE E ME VON DO NDERTOI FSHATIN..DERI NE VITIN 2050.E LULI DO SHKOI NE HOLLANDE SI I MENDEROSUR…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*