Mbledhja e Qeverisë: Do rekrutojmë 760 punonjës të rinj në administratën shtetërore

February 25, 2015 18:40

Mbledhja e Qeverisë: Do rekrutojmë 760 punonjës të rinj në administratën shtetërore

Qeveria Rama, e cila është vënë në mënyrë të vijueshme nën kritika se ka mbajtur situatën e mëparshme në administratë, duke u fshehur pas Ligjit të ri të Nëpunësit Civil hartuar dhe miratuar nga qeveria Berisha, tha sot se planifikon të hapë 760 vende të reja pune në administratë publike.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, janë përcaktuar edhe kuotat për drejtues dhe për specialistë.

Më poshtë, pjesë nga njoftimi i qeverisë:

Numri i vendeve vakante, të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2015, është, gjithsej, 760, ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

 a- Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues (TND)   30;

b- Për kategorinë e mesme drejtuese                                                       40;

c- Për kategorinë e ulët drejtuese                                                           180;

ç-  Për kategorinë ekzekutive                                                                510.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë si më poshtë:

– Shkenca Juridike;

– Shkenca Kompjuterike;

– Audit i Brendshëm;

– Shkenca Ekonomike;

– Shkenca Shoqërore;

– Shkenca Sociale;

– Histori-Filologji;

– Teologji;

– Shkenca Mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Inxhinieri;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e Bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca Ekzakte;

– Shkenca Edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i Lartë Ushtarak/policor.

February 25, 2015 18:40
Komento

7 Komente

  1. opozitar i sfilitur February 25, 19:23

    filloi fushata zgjedhore
    filluan mashtrimet

    Reply to this comment
  2. arlind mysypeti February 25, 19:24

    hahahaaa 🙂
    o Ram bolja, po deri tani na thoshe “nuk na lejon ligji”
    kur te dashka prapanica ty, punesoke dmth?
    ik ore legen bukeshkale

    Reply to this comment
  3. zogza February 25, 19:26

    760 vende te reja pune per PD dhe LSI.
    Dmth ata qe ishin edhe para 23 qershorit 🙂

    Reply to this comment
  4. socialisti qe nuk behet dot dylber February 25, 19:26

    Faleminderit zoti Rama
    Bythen tende dhe te dylberve te tu e rregullove?
    Hodha lumin t edhjefsha kalin i thone ketej nga Vlora kesaj punes tende

    Reply to this comment
  5. info analitike February 25, 20:14

    Me 760 vende pune kerkon ky t’ua bleje voten njerezve! Po ky sikur premtoi 300 mije vende pune! Ne zgjedhjet lokale duhet te perdoren shprehje nga ato si ne deklaratat e Rames: Do te jemi te pandjeshem ndaj politikaneve mashtrues, arrogante, hajdute dhe interesaxhi.
    Pas genjeshtres se 23 qershorit kesaj here voten ta qani.

    Reply to this comment
  6. Socialisti bythpambuk February 26, 04:30

    Mashtrimet e Rames nuk kane fund .
    PS drejt shkaterrimit .

    Reply to this comment
  7. Nata February 26, 11:23

    Menyra e rekrutimit qe zbatohet per te punesuarit eshte krejt jo profesonale,ashtu si eshte bere deri tani dhe me keta 760 te punesuar rishtas nuk do te kete ndonje ndrushim te madh do shtohen ne administrate dhe 760 administratore me aftesi te kufizuara.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*