Emrat dhe CV-të: Cilët janë pesë diplomatët e parë të qeverisë së re

Erion Habilaj December 3, 2013 09:52

Emrat dhe CV-të: Cilët janë pesë diplomatët e parë të qeverisë së re

Ministri i Punëve të Jashtme ka nisur operacionin për reformimin e diplomacisë shqiptare. Në Komisionin parlamentar të Punëve të Jashtme, Bushati ka prezantuar dy ambasadorët e rinj, që do të përfaqësojnë Shqipërinë në NATO dhe në Zvicër. Bëhet fjalë për Leonard Demin dhe Ilir Gjonin, i pari do të jetë ambasadori ynë në Aleancën e Atlantikut Verior dhe i dyti do të na përfaqësojë në Zvicër. Pak javë më parë Ditmir Bushati u shpreh se, “objektivi ynë është që t’i japim fund konsiderimit të ambasadave si konvikte strehimi”, ndërsa ditët ën vijim do të emërohen dhe tre ambasador të tjerë. Gazeta “Dita” ka bërë një përmbledhje të jetëshkrimit të pesë diplomatëve që janë të parët në radhë nën qeverisjen e të majtës në Shqipëri.

 

Prezantimi i kandidaturave

Demi dhe Gjoni, respektivisht ish-deputetë të PD dhe PS, mund të kenë humbur mundësinë për të përfaqësuar popullin në politikë, por kanë siguruar mbështetjen e mazhorancës dhe opozitës për një vend në diplomaci. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka tejkaluar dallimet partiake dhe ka zgjedhur ish-kreun e Komisionit të Sigurisë, Demi, për të përfaqësuar Shqipërinë në NATO dhe ish-nënkryetarin e këtij Komisioni, Gjoni, si ambasador të Shqipërisë në Zvicër. Në unison, opozita dhe mazhoranca në Komision kanë dhënë mbështetjen për kandidatët. Pas mbledhjes, ministri Ditmir Bushati paralajmëroi lëvizje të tjera për një shërbim më cilësor diplomatik. Artur Kuko, që deri më tani ka mbajtur postin e Ambasadorit tonë në NATO, propozohet nga Ministria e Jashtme si Ambasador në Gjermani, një vend tejet i rëndësishëm për marrëdhëniet me Shqipërinë. Adriana Hobdari është propozuar si përfaqësuesja jonë në Strasburg. Një tjetër emër i njohur i diplomacisë, Roland Bimo, është propozuar si Ambasadori ynë në Vjenë.

 

Ndryshimet ne diplomaci

Diplomacia ka qenë sektori i cii është anatemuar më shumë në kohën e qeverisjes Berisha. Opozita e kohës e ka cilësuar atë me emërime nepotike dhe klienteliste. Shumë familjarë të përfaqësuesve të PD janë emëruar në kancelari të ndryshme, jashtë kritereve të përcaktuara në ligj.

 

Ilir Gjoni në Zvicër

Datëlindja: 20/04/1962

Vendlindja: Tiranë

Ilir Gjoni ka ushtruar detyrën e deputetit në dy legjislatura me Partinë Socialiste, në vitin 2001 si përfaqësues i qarkut të Dibrës dhe në vitin 2009 si përfaqësues i qarkut të Tiranës. Në vitin 2000 ka qenë për disa muaj ministër i Mbrojtjes dhe në legjislaturën 2001-2005, ka qenë vetëm për pesë muaj, si ministër i Brendshëm. Pas humbjes së PS-së në vitin 2005, ka qenë këshilltar i Grupit Parlamentar socialist, për t’u rikthyer pas katër vjetësh si deputet. Në legjislaturën e fundit ka qenë nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

 

 

 

Leonard Demi në NATO

Datëlindja: 08/08/1950

Vendlindja: Delvinë

Leonard Demi ka qenë deputet i Partisë Demokrate të Re dhe Partisë Demokratike në tre legjislatura, 2001, 2005 dhe 2009. Në vitin 2005, kur PD-ja erdhi në pushtet, u prezantua si një prej figurave të rikthyera në selinë blu. Në atë vit fitoi mandatin e deputetit në zonat përreth qytetit të Tiranës. Katër vjet më vonë, me ndryshimin e sistemit zgjedhor, u rendit në listën fituese të PD-së në qarkun e Vlorës dhe mbuloi zonën e Sarandës. Në legjislaturën e shkuar ka drejtuar Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

 

Artur Kuko në Gjermani

Datëlindja: 16/04/1962

Vendlindja :Tiranë

Artur Kuko është një diplomat karriere. Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Shkenca Politike dhe nga viti 1991 ka nisur punë si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Aktualisht Kuko mban postin e ambasadorit tonë në NATO, ndërsa më parë ka qenë dhe ambasador i Shqipërisë në Belgjikë dhe Luksemburg. Kuko 10 vite më parë ishte një nga kandidatët për president i Republikës së Shqipërisë, por që për arsye të moshës nuk u zgjodh.

 

 

Roland Bimo në Austri

Datëlindja: 31/03/1954

Vendlindja: Tiranë

Diplomati i njohur Roland Bimo është emri që do të propozohet për në Vjenë. Bimo ka studiuar në Kinë dhe flet gjuhën kineze. Roland Bimo është një diplomat karriere dhe një nga diplomatët më të njohur në vend. Ai ishte ambasadori i parë shqiptar në SHBA pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Vitet e fundit Bimo ka qenë këshilltar për politikën e jashtme për Edi Ramën në kohën që ky i fundit ishte lideri i opozitës.

 

 

Ardiana Hobdari në KiE

Datëlindja: 07/11/1969

 Vendlindja: Tiranë

Ardiana Hobdari e cila qarkullon brenda shërbimit diplomatik, është propozuar si përfaqësuesja jonë në Strasburg. Hobdari është një emër i panjohur për publikun, por është diplomuar për diplomaci që në vitin 1998 dhe prej 15 vitesh punon në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Hobdari do të marr postin e lënë vakant nga ambasadorja Margarita Gega, që qëndroi në atë post për pesë vite.

  

 

 

 

Erion Habilaj December 3, 2013 09:52
Komento

29 Komente

  1. FluturaP November 29, 15:11

    Z.Demi, zgjedhje shume e mire. I paster moralisht, i moderuar, shume i.kualifikuar per sektorin qe do te mbuloje si dhe ne fushen e gjuhesise, poliglot, familje me tradita patriotike. Jane te rralle njerzit si Leonardi.

    Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati November 30, 16:21

      Ky Demi eshte komplet budalla , dhe eshte fyerje per socialsitet qe te zgjidhet ne nje ambasade kryesore nje sharlatan sei Demi

      Po cudi eshte , perse vendosen njerez si puna e Demit qe eshte nje idiot i teri ..?

      Ndersa Ilir Gjoni ehste nga me te miret ne PS

      Reply to this comment
      • raimondi Vlonjati November 30, 16:35

        Ilir Gjoni duhej te ishte ne NATO , jo nje trap si Demi

        Jane krijuar ca idhuj te reme ne keto 23 vjet qe shkuan qe eshte skandaloze
        se keta idhuj te reme si Demi me shoke jane komplet deficente te pompuar nga miqte e tyre dhe tani ju na i vendosni ne krye te vendit
        Ky Demi eshte edhe tip spiuni i grekeve, pavaresisht se eshte cam ..

        Kjo eshte edhe cudi , se kur zgjedh te rinj Edi thote nuk kam besim tek te vjetrit
        ndersa tnai na zgjedh Demin qe eshte nje …..vjetersire budallqe dhe antishqiptare

        Reply to this comment
        • Berlin December 2, 14:48

          Ilir gjoni eshte alabak dhe amoral dhe psikopat si edvin rama por i ka shpetuar burgut sepse ishte i biri i xhelil gjonit
          dhe kete e di ti shume mire

          Reply to this comment
          • raimondi Vlonjati December 2, 17:56

            Edi Rama e ka vene Qeverisjen ne funksion te miqve e shokeve te tij…..

            As qe e ruan fare per PS-ne —

            Te emerosh nje deicent si Demi ne Nato, kjo eshte skandaloze dhe fyerje per gjithe ata ish -ushtarake te larte dhe super te kualifikuar te cilet reforma e Sali bajges i nxori jashte loje

    • Aleksandri December 2, 14:55

      Per vitin 1997. Leonard Demi eshte kriminel. Duhet t gjukohet per genocid. Ka firmosur urdhera, zbatimi i t cilave perben genocid

      Reply to this comment
    • nerro24 December 3, 11:12

      a ju keni ik nga mend e kokes. burre i mire, njeri i mire, me moral e keshtu e ashtu. ore zoteri, ku e di ti qe edhe une sjam i mire, se nuk kam shkollen e duhur. kur une peshtyhesha ne bulevard neper protesta dhe shahesha se kishim zene bulevardin dhe turp i botes, ku ishte Leonard demi??? ne qejf te vet ishe ja ta them une. Per inf, jam 30 vjec, studime per diplomaci ne Milano dhe kontribues i atyre 1 milion shuplakave qe rama i permend shpesh por haron kush ia dha. sigurisht jo leonard demi

      Reply to this comment
    • look December 3, 12:00

      Skandal Skandal Skandal Skandal Skandal
      Si eshte e mundur qe PS qe deri tani ka kerkuar rilindje, permes ngritjes se strukturave dhe sistemeve ne pushtetin qendror, bene kete levizje Skandal Skandal Skandal Skandal Skandal Skandal Skandal
      Per arsyen e vetme qe Leonard Demi do te futet ne radhet e diplomateve politik te ministrise se jashtme, qe jane 20%, me nje fjale do ze vendin e atyre diplomateve te karrieres. Po si do te sherbeje ky ambasador ne emer te PS….Skandal Skandal Skandal
      Kjo nuk eshte rilindje per popullin, por kjo eshte nje rilindje per POLITIKANET TANE.
      Nga dita ne dite po fillojme dhe zhgenjehemi nga keto levizje te pamatura dhe qe nuk kane asnje qellim, vetem mbajtjen ne radhet e politikes te njerezve te perlashtuar nga partite e tjera.

      Shikoni bemat e Leonard Demi ne ’97, dhe shikoni se i moderuar qe eshte. Deshmi reale, emer mbiemer te njerezve qe dhe aktualisht jane pjese e ushtrise shqiptare, dhe ky person vendoset te shkoje ne NATO:

      “Sami Neziri, Nën Kolonel, ish-pedagog në Akademinë e Mbrojtjes: “Më datë 5 mars hartohet lista e pedagogëve të Akademisë së Mbrojtjes me të dhëna të plota biografike. Nga Ministria e Mbrojtjes vjen një urdhër i shkurtër i firmosur nga Leonard Demi, ku 13 pedagogë vihen në dispozicion të divizionit të Fierit, të një strukture tjetër të panjohur. Ne refuzuam në mënyrë kategorike. Kërkuam takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, por ai me sa duket ishte tepër i ngarkuar dhe na dërgoi drejtorin e personelit.”

      Disa pedagogë u larguan, ata që mbetën vendosën që të mos hipnin në autobus, por të takonin Ministrin e Mbrojtjes. Edhe këtu ingranazhi i çmendurisë së shtetit kishte ngecur plotësisht. Ligji mbi arsimin ushtarak ishte shkelur. Akademia e Mbrojtjes është institucioni më i lartë arsimor i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe jo një repart luftarak. Urdhri ishte firmosur nga ish Sekretari i Shtetit për mbrojtjen. Në Fier, pedagogët e Akademisë së Mbrojtjes do të viheshin në krye të rreth 5 mijë “mercenarëve” të ardhur nga zonat e veriut për të sulmuar në drejtim të Vlorës. Urdhri për të shkuar në Fier, në saj të kundërshtimit u anulua duke i dhënë një goditje tjetër çmendurisë politike.

      Odiseja në Akademinë e Mbrojtjes nuk mund të mbaronte. Me datë 7 mars 1997 vjen përsëri një urdhër absurd, pedagogët të niseshin në drejtim të veriut të Shqipërisë. Ata u shpërngulën plotësisht dhe u vendosën në ambientet e Brigadës së Burrelit. Cili e dha urdhrin e largimit për në Burrel? Me datën 5 mars 1997 urdhri i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm me Nr. 188, “Për dërgimin me detyrë të dy efektivave të dy akademive në rajonin e Gjirokastrës”. Ende nuk ka filluar zbatimi i këtij urdhri kur mbërrin urdhri tjetër me Nr. 7/1 datë 07.03.1997, “Për lëvizjen e gjithë efektivit kuadro nënoficerë, kadetë nga Tirana për në Burrel”, firmosur nga ish Sekretari i Shtetit për mbrojtjen.”

      Per me teper linku:

      http://gazetadita.al/sulmi-mbi-jugun-pedagoget-e-akademise-se-mbrojtjes-refuzojne-komandimin-e-5000-mercenareve-te-berishes/

      Reply to this comment
  2. Shqipe November 29, 20:26

    Qeverite e majta e kane tradite rehatimin e pd-isteve.

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit November 30, 06:23

      Qeveria nuk rehabiliton te korruptuarit, por zoti Leonard Demi, megjithmend eshte nje zoteri qe duhet respektuar, jo vetem per familjen nga rrjedh, por se eshte nje njeri shume i mire.
      E njoh qysh nga fillim vitet 8o-ta.
      Edi Rama di te shohe pertej frymes partiake dhe thenia e tij, pertej te majtes dhe te djathtes, eshte se ai di te respektoje performancen edhe te kundershtarit politik, se ai kundershtarin se konsideron armik si ben shpellari.
      Leonard Demi e meriton vemendjen e politikes.

      Reply to this comment
      • Putana e Lanes December 3, 09:45

        Pse Demi ‘Horrin e Bulevardit paska shok?
        Horri ngelet gjithmone horr………

        Reply to this comment
      • Horri i sokakut December 3, 14:50

        Meqe e njihke ti kete Demin ska nevoje ta komentojme se qenka ne rregull. Or palle lexo me larte komentin e look. Perse votuan njerzit ne 23 qershor? Qe Demat Qypat &co te vazhdojne te jene ne krye te ketij vendi? Impecil!

        Reply to this comment
  3. fat man December 1, 21:41

    Z. Rama po i largoni shoqates PD te gjithe Bolet, sic eshte rasti konkret i Demit dhe kur qeshte shikonte nga Saliu, mos ja nxini faqen Shqiperise me njerez te tille pa vlere dhe qe gjithe jeten jane mesuar te komandohen nga te tjeret. Ate e shpori Saliu vete nga lista e deputeteve te PD ku e vendosi ne nje numer rendor qe te humbiste, ti po e reabiliton ke per t’ja pare hajrin, por c’taksirat kemi ne qytetaret qe te vuajme mediokritetin e tij.

    Reply to this comment
  4. erti December 2, 10:46

    Vazhdo Edi Rama,emero deputetet e PD se ke per tja pa hajrin.Shiko se ka akoma PD-ja qe kane ngele pa pune,se per socialistet mos e vrit mendjen se interesohet Meta per ta.Ballokumen e shofim ne zgjedhjet vendore.Do detyrohesh te besh kualicion me Saliun e PD.
    Vazhdo se e ke mire Edi Rama!

    Reply to this comment
  5. Erla December 2, 10:59

    Leonard Demi sepse esht ne mes Gaz Demi….hajde turpe hajde.

    Reply to this comment
  6. Oketo December 2, 12:32

    Leonard Demi u godit rende nga falangat e Sales me 1997 ne Sarande, pastaj sikur nuk kishte ndodhur asgje u kthye prape me Saliun. Ilir Xhelil Gjoni dha nje interviste ne momentin kur nuk u zgjodh ne listat e PS per deputet : Gjithe peshtymat e familjes time nuk mjaftojne per Edi Ramen. Edhe Rama e shperbleu per peshtymat. Keto Shembuj mjaftojne per te kuptuar sa poshte ka rene shoqeria shqiptare edhe pak mjafton qe te prekim fundin.

    Reply to this comment
  7. 100 vjet shtet December 2, 12:57

    Zoti Rama dhe zoti Bushati!
    Mos u shitni me te “katolik” se Papa, duke bere kete zgjedhje.
    Zoti Demi le te jete i perkryer, por per ta derguar ambasador, medohuni mire edhe njehere, pasi nuk mjafton fakti qe Berisha nuk e nxorri deputet dhe u dashka trajtuar si i mire, si i pervuajtur, si i persekutuar dhe i duhuri per kete pune.
    Me justifikimin se nuk do te veproni si Sali Shpellari, nuk do te thote se duhet te beni ambasador ish deputet te Sali Kriminelit.

    Reply to this comment
  8. Artur December 2, 16:40

    Eshte e vertete, Adriana Hobdari eshte me te meta mendore dhe do te jete turp per vendin tone te emerohet ne te tilla pozicione. Kam punuar me ket zonjushe dhe kurre nuk kam pare nje sjellje normale te saj. Pyesni para se te beni propozime dhe emerime te tilla.

    Reply to this comment
  9. Tefta December 2, 18:44

    Gjoni e Demi jane kandidatura te zgjedhura. Mendoj, se ne fushen e diplomacise duhet te behet nje kthese rrenjesore, sepse veprimtarite e ambasadave te Shqiperise jane shume te vaketa e te pandjeshme. Nuk punohet me nje strategji te qarte per njohjen e Shqiperise ne vendet perkatese ne shtresa te ndryshme te popullsise, duke filluar qe nga pushtetaret e politikanet, me inteligjencen e fushave te ndryshme, me grate e te rinjte e deri edhe me veprimtarite praktike me mediat e institucionet arsimore e shkencore, kulturore e sportive, me qendrat ekonomike, per terheqjen e sa me shume bizneseve te huaja ne Shqiperi. Terheq vemendjen fakti, se ato ambasada e ambasador, qe kane zhvilluar e zhvillojne veprimtari per njohjen e Shqiperise e te shqiptareve, lihen ne hije e nuk vleresohen per t’iu dhene vendi i merituar sipas vlerave qe kane. Besoj qe ministri i ri do te punoje me perkushtim ne detyren qe i eshte ngarkuar. Tefta

    Reply to this comment
  10. nick December 2, 22:25

    pune me miq.Fiton PS dhe emeron ambasadore ata te PD,se nuk ka te tjere,sidomos per ne Nato na u dashkan shpikesa,kur dihet fare mire qe ambasadori yne atje eshte nje degjues shembullor dhe ka vetem kete status.Une propozoj qe Saliun ta emerojne ambasador ne Kine,se ai di dhe kinezçe dhe ben stervitje tek Muri,pasataj eshte larg dhe larg syrit e larg zemres thote populli.Ke te ngjare qe Rama te ma vjedhe kete shaka dhe ta emeroje vertet Saliun ambasador.Pashe sot ne lajmet nje konference me ca evropiane dhe akademine diplomatike te PS,ishte ministri Bushati ,qe mbante poza eksentriku dhe demagogu, a thua se ai post qe mban eshte minimalja per staturen e tij.Me pak fjale,se une s’pata as mundesi te votoj dhe shyqyr qe s’paskam votuar se do behesha pishman,ekipi qe ka ardhur po rregullon hesapet e tij dhe asgje me shume.Do shtoje borxhin,sepse s’ka rruge tjeter,do shperndaje plaçken e pushtetit,siç kane bere fiks te tjeret para tyre.Nga kampi tjeter eshte Berisha me shoke,e njejta muzike.

    Reply to this comment
  11. Iliri December 3, 10:10

    Bravo Z minister per emerimet qe ke bere,qent le te lehin dhe puna te shkoje perpara.

    Reply to this comment
  12. Artur December 3, 10:38

    Obobo, Adriana Hobdari, edhe pastruese ta çosh ne Mission do te beje gjerat çorap. Z Minister ben mire te mos beje te tilla budallalleqe duke emeruar ne vende te rendesishme kusherirat e para te gruas se tij. I pafshi hajrin Ardianes qe eshte e semure mendore. Artur Koku

    Reply to this comment
  13. BJORN December 3, 11:11

    ilir Gjoni eshte ishministri i tenderit te pasaportave qe shpetoje nga burgu duke patur mbeshtetje dhe ne vend te tij coje koleget ne burg.
    Per kete Demin nuk ja vjen te flasesh fare,por duke pasur parasysh se rruga e rilindjes qenka per ti dhene kohe pa limit Saliut per te folur ne parlament,rritjen e takses per makinat e vjetra edhe ky emerim nuk ben perjashtit.Kur ne dogana punojne akoma grupi i Gazidedes e hiqet djali i Mejdanit,hiqen persona qe nuk kane rendesi si p.sh qe kane punuar firma e trete e ngelen ato qe kane bere vertet abuzim nuk di gje cfar te kuptoj.

    Reply to this comment
  14. tema December 3, 12:58

    Zoti minister i Jashtem!
    Mos lejo qe te emerohet neper ambasada, asnje nga ish nomeklatura e Sali Kriminelit.
    Njei tille eshte ky Leonard Demi.
    Zhgenjimi i votuesve te majte po rritet dita dites.
    Nuk pretendojne votuesit e majte qe te punesohen te gjithe por te pakten te punesohet dhe te sherbeje ne diplomaci nje i majte qe ka edhe shkollimin perkates. Dhe te tille ka mjaft ne elektoratin e majte.
    Kam besim tek Ju zoti minister, qe gjerat do ti besh ashtu si duhet, megjithese po vepron shume ngadale. Nuk don te degjoje populli se sa ambasadore kane mbushur moshen e pensionit , por don te degjoje sa ma shpejt se sa ambasadore ke liruar nga detyra, qofte edhe pse kan mushur moshen e pensionit.

    Reply to this comment
  15. dritani December 3, 13:04

    te pakten PS, ti kerkoj Leonard Demit, qe te jap dorehqjen nga keshilli Kombetar i PD. Si eshte e mundur qe te gjtihe ata qe e shajne me rrenje me dege nga familja dhe qe i hedhin peshtyma ne fuyture ai u jep poste te larta drejtuese, kaq pordhac qenka, apo ehste vertete sic e shajne ata? Po qe se do behet puna me peshtyma qe te fitosh vend pune, atehere i bie qe edi te marre 1 milion peshtyma ne fytyre e 1 milion te shara nga familja qe te fus socialsitet ne pune. Ediiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii mos u tall me ata qe te mbeshteten se do hash shkopin shume shpejt. Shqiptaret jane zgjaur me en fund, nuk mbahen me as me mashtrime, as me dhune e as me trandafilat e PS apo dy gishtat e PD, por fut urgjent socialistet ne pune, mos beje pazare me vendet e punes duke mbeldhur ne zyra plehrat, hajdutet, kurvaret dhe kelyshet e saliut.

    Reply to this comment
  16. Skender December 3, 14:17

    Kuko ka 23 vjet rresht ne Bruksel, tani shkon ne Gjermani. Kjo eshte skandaloze dhe ne kundershtim me ligjin. Ne te gjithe boten diplomatet alternojne sherbimin ne Ministrine e Jashtme me sherbimin ne perfaqesite diplomatike jashte shteti, por Shqiperia si gjithmone le kokrren e namit. Ndersa pengesen per t’u bere president ne vitin 2002 Artur Kuko nuk e kishte nga mosha, por nga dosja e rekrutimit te tij ne Sigurimin e Shtetit. Sic shkruani edhe ju, Kuko eshte i datelindjes prill 1962, pra i kishte mbushur 40 vjec ne qershor 2002 kur per te rane dakord Berisha dhe Nano. Planet e tyre u prishen nga Fatos Klosi i cili dispononte dosjen e Kukos, keshtu qe me pas u ra dakord per Alfred Moisiun.

    Reply to this comment
  17. koci December 3, 19:11

    Mos na zhgenjeni se politika eshte dhe kontribut edhe interesa,po sigurisht dardha e ka bishtin mbrapa.

    Reply to this comment
  18. Bocari December 3, 22:34

    Zonj e zoterinj ne shah luhet me 32 figura, ato quhen mbret, oficer, ushtar, kal etj., lojen e bejne 2 lojtare. E crendesi ka se kush mori postin, te gjithe do luajne rolin si do lojtari. Jemi jashte loje, na vjen keq? Mos cani b… para vdekjes jemi te gjithe te pafuqishem, mjer kush hypen lart se e ka zbritjen e veshtire. Qetesohuni dhe kujtoni gjithmone keto fjale; kur shitet budallalleku ske ce do mencurine, kur shitet paaftesia ske ce do aftesine, kur shitet imoraliteti ske ce do moralin ekeshtu shume te tjera me radhe. Kjo eshte koha qe jetojme. Per sa kohe maredheniet njerezore i rregullon paraja nuk ka drejtesi ne kete bote. Mendimi im eshte qe secili te qetesoj vehten dhe ta harroje fjalen drejtesi. Ky populli ku jetoj une thote se ka te drejta, por nuk ka drejtesi. Po ta shikosh ne kete prizem, te gjithe kane te drejte te jet dikush. Pra mbushjani vehtes mendjen qe jeni dikush dhe mos prisni tua njohin te tjeret qualitetin. Me falni per filozofimin qe po ju bej, por ky debat ste nxjerr asgjekundi. Edi Rama ka pushtetin qe ja dhate me 1 mil., por mos prisni qe te kete edhe listen e emrave. Ai qe voton e ka shitur te drejten per te menduar dhe vendosur vete. Tani duroni 4 vjet dhe pastaj beni perseri si dini vete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*