Qeveria publikon listën e kandidatëve për gjyqtarë në Strasburg

August 13, 2016 18:09

Qeveria publikon listën e kandidatëve për gjyqtarë në Strasburg

 Qeveria reagoi sot ndaj akuzave të Partisë Demokratike për emërimin e gjyqtarit në Strasburg.

Përmes një deklarate për mediat, qeveria sqaron se Këshilli i Europës ka ftuar qeverinë shqiptare të paraqesë brenda datës 26.8.2016, listën me propozime për tre kandidaturat më të përshtatshme për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në GJEDNJ, për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtarit aktual më datë 31.1.2017.

Sipas saj, me qëllim ndjekjen e procedurave sa më demokratike dhe transparente, Qeveria Shqiptare publikoi më datë 18 korrik 2016 thirrjen për aplikim dhe ka ngritur një komision me emra të njohur

Për të garantuar profilin e kandidatëve për gjyqtarë, në përputhje me standardet më të larta, jo vetëm profesionale, por edhe morale, Komisioni, i ka kërkuar aplikantëve vërtetimin e dorëzimit të formularit të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike ose plotësimin e tij, si dhe ka kërkuar në rrugë zyrtare pranë ILDKPKI-së informacion mbi verifikimin e deklarimit të pasurisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në sqarimin e qeverisë thuhet se qeveria shqiptare ka të drejtë vetëm propozimin e tre emrave për këtë pozicion, pasi është Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, institucioni që do të shqyrtojë, vlerësojë dhe votojë një nga emrat e paraqitur.

Emrat e aplikantëve të cilët po shqyrtohen prej Komisionit janë:

Xhezair Zaganjori

Altina Xhoxhaj

Dariel Sina

Elira Kokona

Ina Rama

Sokol Berberi

Gent Ibrahimi

Plarent Ndreca

Ledia Mirakaj

Sokol Puto

Ornela Rrumbullaku

 

August 13, 2016 18:09
Komento

7 Komente

  1. ismet August 13, 19:33

    Pasha zoten,me mos shkue Xhin Xhoni,s’bohet kjo pune or tej.Xhin bre, o nishi,osht super xhykates bre.

    Reply to this comment
  2. alphade August 13, 21:43

    Ina Rama do te ishte me e pershtatshmja per ne Strasburg ! E persekutuara ”lavirja e bulevardit” nga
    Sali Milloshevici, Bariu i Dhive te Vicidol, banues ne
    Tirane ,kryeqyteti i Shqioerise !

    Reply to this comment
  3. Lul Basha August 14, 02:17

    Une propozoj Gjonin se eshte me shume integritet,

    Reply to this comment
  4. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 14, 04:32

    Po Zagari Zagonjori qe eshte per burg, si ka mundesi te aplikoj, apo tall carin me Qeverine e Rilindjes dhe u ben kar-shillek.
    Po gruaja e Full-hajnit a ka bere kerkese, apo 2 kv. Full-hajnesha ka edhe 5 vite kohe pune te plote per vjedhje ne Gjykaten e Larte.

    Reply to this comment
  5. Kullufi August 14, 06:27

    Edhe une jam dakord. Ina ne Strasburg, qe te denoje Sali Karin me burg per jete. Ne fakt ai e meriton te vritet ne boulevard, si qen!

    Reply to this comment
  6. Kariz Matik August 14, 07:34

    Ke ndjekja e procedurave sa më demokratike ben pjese dhe menyra se si rreshtohen ne liste emrat e aplikantëve. Ke lista e publikuar gjeja e pare qe bie ne sy eshte mosrespektimi i nje praktike te njohur pune, qe eshte ajo e trajtimit te barabarte mes kandidateve.

    Dhe kjo fillon qysh me renditjen e emrave ne liste.

    Kush ka nje shpjegim te llogjikshem pshm. per ate se pse Xhezair Zaganjori, qe sipas alfabetit duhej te figuronte i fundit ne liste, eshte vendosur i pari?

    Reply to this comment
  7. Ani August 14, 12:25

    Liste zhgenjyese, shume emra kapacitetesh te lena jashte, shume pjeshka brenda… Te pakten jane Ibrahimi e Zaganjori, te dy kandidatura mese te pershtatshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*