Qeveria “Rama 2″/ Ministri shteti për shqiptarët jashtë atdheut

August 24, 2017 11:57

Qeveria “Rama 2″/ Ministri shteti për shqiptarët jashtë atdheut

Gjatë një takimi me diplomatët në Ministrinë e Jashtme, kryeministri Rama ka zbuluar se në qeverinë e re do ketë edhe një ministri shteti për shqiptarët jashtë atdheut. Ai u shpreh ndër të tjera se bashkëpunimi me diasporën lë për të dëshiruar.

“Pjesë e kësaj teme është edhe bashkëpunimi me diasporën që le shumë për të dëshiruar. Me forcat e reja në diasporë për të bërë përputhjen mes kohës së re dhe shërbimit tonë të jashtëm në funksion të Shqipërisë së re. Në funksion të kësaj, qeveria jonë do ketë një ministri shteti për shqiptarët jashtë atdheut. Ministria e jashtme ka nevojë për një krah shumë të fortë me një fuqi të plotë. Vendosja e nje figure ministri shteti prane kryeministrit ndihmon, por nuk mjafton. Komunikimi yne jashte nuk eshte as i pasur, as dinamik, as terheqes. Eshte nje komunikim per tu skuqur nga sikleti. Me te huajt po e po, por edhe me diasporen”- tha Rama.

August 24, 2017 11:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*