Qeveria “Rama II”, kur do të votohet dhe dita kur do bëjë betimin tek Meta

September 8, 2017 15:33

Qeveria “Rama II”, kur do të votohet dhe dita kur do bëjë betimin tek Meta

\Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të humbasë kohë pas nisjes së punimeve të Kuvendit ditën e nesërme.

Kështu siç bën të ditur News24 stafi i ri në Kuvend dhe grupi parlamentar socialist po përgatiten që të përfundojnë sa më shpejt të gjithë procesin e miratimit të qeverisë së re.

Qeveria “Rama II” gjatë një mbledhjeje informale

Burimet bëjnë të ditur se për të hënën janë përcaktuar dy seanca tw tjera parlamentare.

Në të parën, paradite, do të prezantohet Qeveria e re dhe programi për katër vitet e ardhshme.

Ndërsa në të dytën, pasdite, do të bëhet votimi i Qeverisë.

Nëse gjithçka në raport me Presidentin Meta do të shkojë mirë, të mërkurën mund të bëhet betimi i ministrave të rinj, të cilët pas këtij akti do të marrin zyrtarisht detyrën.

September 8, 2017 15:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*