Qeveria rishikon sërish buxhetin e vitit 2015, fondet më të mëdha për shpenzime

January 7, 2016 12:17

Qeveria rishikon sërish buxhetin e vitit 2015, fondet më të mëdha për shpenzime

Qeveria ka vendosur të rishikojë buxhetin e vitit të shkuar. Ministria e Financave ka hartuar aktin normativ, i cili do të depozitohet në Kuvend.

Disa prej ndryshimeve në ligjin për buxhetin e vitit 2015, të ndryshuar janë si më poshtë. buxheti vendor do të jetë 42 877 milionë lekë; Nga të cilat: transfertë nga buxheti qendror 27 314 milionë lekë; të ardhura të tjera, 15 563 milionë lekë; ndërsa shpenzime 42 877 milionë lekë.

Ndërkohë, ndryshime të tjera kanë të bëjnë me shpenzimet e qeverisë. Sipas Ministrisë së Financave, shpenzimet e buxhetit qendror do të jenë 345 733 milionë lekë, pra pjesa më e madhe shkon në këtë drejtim.

Ndërkohë, 2 952 milionë lekë shkojnë për fondin rezervë dhe kontigjenca, 18 500 milionë lekë për detyrime të prapambetura, 1 000 milionë lekë për huadhënie për energjinë, ndërsa 5 000 milionë lekë për fond shpronësimesh.

 “Fondi i shpronësimeve deri ne 5 000 milionë leke, transferohet nga Ministria e Financave në llogarinë e shpronësimeve ne Bankën e Shqipërisë dhe përdoret me Vendime të Këshillit të Ministrave, për shpronësime ne proces apo shpronësime të reja”, sqaron Ministria.

Gjithashtu, Fondi për Zhvillimin e Rajoneve bëhet 14 979 milionë lekë. /Dita/

 

January 7, 2016 12:17
Komento

1 Koment

  1. elio January 7, 12:41

    HA HA HA HA keta jane elifi matrak…..NUk kam pare asnjehere me shume diletantizem…dhe nuk e fshehin, jane aq arrogante saqe nuk e fshehin….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*