Qeveria rrit me 45% financimin për Rrugën e Arbrit, e çon 460 mln euro

November 7, 2019 08:36

Qeveria rrit me 45% financimin për Rrugën e Arbrit, e çon 460 mln euro

Qeveria në harkuan kohor të një viti e gjysmë, nga momenti kur firmosi kontratën për ndërtimin e rrugës së Arbrit e ka rritur me 45% financimin, duke e çuar koston totale 58 miliardë lekë ( 460 mln euro) nga 40 mld lekë (33,6 mld vlera e kontratës plus 6.5 miliardë lekë TVSH) të parashikuara në kontratën ligjore.

Vitin e kaluar, qeveria e kontraktoi ndërtimin e rrugës së Arbrit nëpërmjet formës koncencionare me Partneritet Publik Privat me kompaninë Gjoka Konstruksion.

Sipas kontratës që u miratua në mbledhjen e datës 28 mars 2018 të Këshillit të Ministrave, vlera e financimit të rrugës është 33.6 miliardë lekë me të cilat do të financoheshin gjithsej 41 kilometra rrugë të kategorisë C , nga të cilat 26 do të bëheshin nga e para dhe 15 të tjera pjesërisht.

Në fillim të vitit 2018 në kuadër të projeksioneve në buxhetin afatmesëm, qeveria raportoi një tabele shoqëruese të financimit të koncesioneve ndër vite ku raportoi se financimet totale për rrugën e Arbrit do të ishin 40 miliardë lekë.

Burimet nga Ministria e Financave pohuan në atë kohë se kjo vlerë shtesë nga kontrata përfaqësonte TVSH e cila nuk ishte raportuan në kontratën fillestare.

Këtë vit gjithçka ka ndryshuar kryekëput, pasi Ministria e Financave ka riprogramuar financimin e rrugës së Arbrit me 58 miliardë lekë.

Burimet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës pohuan se kjo shumë do të shkojë si kompensim për një shembje të madhe që ka ndodhur në rrugë vitin e kaluar në tentativë për hapjen e një tuneli.

Shembja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit.

Inxhinierë të fushës që janë njohur me shembjen pohuan se ajo ka ndodhur si pasojë e një gabimi inxhinierik.

Mirëpo ky vendim i ka kushtuar kompanisë, pasi thellësia e madhe skarpateve ka krijuar shembjen.

Rruga e Arbrit, me gjatësi mbi 70 kilometër, e cila lidh Tiranën me Maqedoninë nëpërmjet Dibrës, nisi si ide në vitin 2008.

I konsideruar si një projekt populist, Rruga e Arbrit u përfshi në paketën 1 miliard euro, me financim 250 milionë euro për rreth 50 kilometër.

Vetëm një vit pasi ka është firmosur kontrata kostoja e rrugës është dyfishuar duke arritur në 460 mln euro, shkruan Monitor.

 j.l./ dita

November 7, 2019 08:36
Komento

7 Komente

  1. demo November 7, 09:52

    Mehmet Shehu shkonte ne Cakran,shihte flaket e Fontanes se pusit C29 qe digjej dhe ofshante:-Digju moj Banka Napolit,digju!
    Digju o buxheti shqiptareve,digju!

    Reply to this comment
  2. Operacioni Zjarri November 7, 11:42

    O qelbesirat e mutit. 460 milione per ate rruge pa vlere. Rruge per 40 mije banore. Me mire tua kishit dhene ne dore gjysmat e ature lekeve vete banoreve te shpernguleshin ne Tirane. Do ishin me te kenaqur. Po pse more idiote ishin maqedonet qe nuk financuan per ate rruge?

    Reply to this comment
    • Hosteni November 7, 12:20

      Kjo eshte vjedhje ashiqare, ti thua investim i gabuar.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 November 8, 11:52

        hosteno
        sala na griu me “rrugën e kombit” e këta nuk e lënë dot me vjedhje të vogla,PPP,e tërci vërci!
        dhe këta duhet të bëjnë një vjedhje me emër!
        prandaj po i kundërvënë “rrugën e arbërit”!!
        një nga variantet shqiptare të vjedhjeve është kjo lloj manovre!!
        bëhet tenderi,i jepet filanit(të përcaktuar më parë) me të lirë dhe dhe deklarohet si fitore!
        më pas trashet e trashet,por askujt nuk i shkon më në mëndje se po vidhet dhe se nuk ishte aq lirë sa filloi!!
        hajduti është gjithnjë disa hapa para policit!
        përfytyro kur këtu hajdut është polici vetë!?
        është kilometra larg fakirëve që paguajnë!!
        fakirë që dhe kur e kuptojnë se po i vjedhin!?
        nuk e luajnë bythën vëndit!!
        në fund të fudnit!çështë paraja!?
        një copë letër që as gomari se ha!!
        të kesh shëndetin pa të tjerat shkojnë e vijnë!!
        kemi fatin e keq që të jemi komb humbësish!!

        Reply to this comment
  3. specialisti November 7, 12:42

    Dita.
    Sa per dijeni “Rruga e Arberit ” ka filluar ne vitin 2005, ne prag te fushates elektorale. E inaguroi fillimin e punimeve Fatos Nano.
    Thuhet qe u shtua kontrata per gabim inxhinierik. Kaq i madh ishte gabimi , per nje shkarje ?
    Kush mban pergjegjesi per kete gabim ? Keqberesit ( hajdutet), vjedhin nje vlere 1 milion leke ne bajke ose poste e arrestohen e denohen. Ku ” gabim” kushton miliarda euro, dhe muk mban pergjegjesi njeri.
    Kuptohet. keto “gabime “, paguhen nga taksapaguesit shqiptare.
    TURP

    Reply to this comment
  4. Arben November 7, 14:03

    Rrofte shqiperia uropiane

    Gosti per.kriminelet e hajdutet

    Reply to this comment
  5. R. November 7, 16:14

    Si mesojne hajdutet nga njeri tjetri, Rruga e Kombit filloi me 420 milione euro dhe perfundoi me 1 miliard e treqint milione euro. Do kish qene shume me mire qe keto 460 milione te Ruges se Arberit te qene perdorur per shpronesimin e banoreve te lugines se Drinit e te ndertohej Hidrocentrali i Skavices qe do rriste prodhim in jo vetem nga Skavica por dhe nga rregullimi i prurjes ne gjithe kaskaden mbasi krijonte nje rregullim shumevjecar te rrjedhes. Zvogeloheshin dhe permbytjet.
    Tani mbyten shqiptaret. C’na ka gjetur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*