Qeveria ka kontraktuar miliona euro shpenzime me kontrata sekrete

May 27, 2019 16:37

Qeveria ka kontraktuar miliona euro shpenzime me kontrata sekrete

Nga Gjergj Erebara

Në dhjetor 2018, një pagesë me vlerë 187 milionë lekë u shfaq në bazën e të dhënave të thesarit të shtetit të Ministrisë së Financave. Pagesa u krye nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për kompaninë Albsig – një kompani e grupit Kastrati, e cila ka aktivitet në fushën e sigurimeve, por që nuk dihet të ketë ndonjë aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit.

Transaksioni me përshkrim “AKSHI pagesë për sigurimin e ndërtesës” ishte i pazakontë për nga lloji i shpenzimit si dhe shumës relativisht të konsiderueshme.

Kontratat e sigurimit janë të tilla që sigurojnë palën paguese, në rastin konkret AKSHI, se do të marrin një shpërblim për një dëm të pësuar gjatë periudhës së sigurimit.

Kostoja e sigurimit, e njohur në gjuhën teknike si ‘prim’, varet nga shkalla e rrezikut apo probabiliteti i ngjarjes së pritshme negative. Por në përgjithësi, kostoja e primit luhatet mes një të mijtës dhe 1 apo 2 për qind të vlerës së objektit të siguruar apo dëmit potencial të pritshëm për t’u paguar.

Me një kontratë sigurimi prej afro 1.5 milionë eurosh, AKSHI mund të ketë pritur të pësojë një ngjarje siguruese, të tillë si aksident, zjarr, tërmet apo përmbytje, me vlerë minimale prej 100 milionë eurosh dhe maksimale prej 1 miliardë eurosh – në varësi të raportit të primit me shumën e dëmit të siguruar.

Është e paqartë se me çfarë rreziku apo kataklizmi përballet ndërtesa e AKSHI-t për të justifikuar një shpenzim kaq të lartë për sigurimin, vetëm për një vit kalendarik. Kontrata midis agjencisë dhe kompanisë Albsig është e shpallur si sekret shtetëror dhe nuk është tenderi i vetëm i klasifikuar gjatë vitit 2018.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi tregojnë se klasifikimi i prokurimeve publike si sekret shtetëror ka njohur një rritje eksponenciale që nga ardhja në pushtet e kryeministrit socialist Edi Rama. Nga viti 2014 deri në vitin 2018, qindra kontrata publike, duke filluar nga teknologjia informacionit, mirëmbajtja e ndërtesave publike e deri tek shërbimeve qeveritare janë klasifikuar si sekret.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ekspertëve nga shoqëria civile, kontratat e klasifikuara sekret sjellin pasoja negative për buxhetin e shtetit, duke kufizuar konkurrencën midis operatorëve ekonomikë dhe duke sjellë kosto shtesë.

I pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësi, Kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigj një kërkese për koment në lidhje me arsyet që e kanë shtyrë qeverinë në rritjen e përdorimit të klasifikimit sekret shtetëror në fushën e prokurimeve publike.

Çfarë e bën situatën me klasifikimin e dokumenteve të prokurimeve publike edhe më shqetësuese  është fakti që disa institucione publike si Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cilësojnë edhe kontratat e thjeshta për punë publike si ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve si ‘konfidenciale’, duke kufizuar në mënyrë të paligjshme qasjen e medias dhe të qytetarëve në përmbajtjen e tyre,

Bum kontratash sekrete

Sipas ligjit për informacionin e klasifikuar, sekreti shtetëror konsiderohet ai lloj informacioni, ekspozimi i paautorizuar i të cilit do të vinte në rrezik sigurinë kombëtare.  Dokumentet e konsideruara sekret shtetëror, në bazë të përmbajtjes, vlerave dhe informacionit që përmbajnë mund të klasifikohen në ‘tepër sekret’, ‘sekret’, ‘konfidencial’ ose i ‘kufizuar’.

Të dhëna të marra nga BIRN përmes kërkesave për të drejtë informimi, tregojnë se përgjatë dhjetë viteve të fundit, autoritetet publike në Shqipëri, ku përfshihen institucionet e qeverisë qendrore dhe ato të pavarura, kanë vendosur të mbajnë sekret 236 kontrata prokurimesh publike.

Kontrata ‘konfidenciale’ të ARRSH 
Muaji dhjetor 2018 karakterizohet nga shpenzime veçanërisht të larta dhe shpesh të kritikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka e Shqipërisë si joefikase.
Një pjesë e këtyre shpenzimeve për vitin 2018 i përkasin Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili vetëm gjatë muajit dhjetor bëri pagesa për ndërtim rrugësh që variojnë nga 1 milion deri në 15 milionë euro ndaj kompanive të ndërtimit “2 T”, “Agbes”, “Alb Star”, “C O B I A L”, “Euroteorema”, “Geci Albavia” dhe “Gjikuria”.
BIRN iu drejtua ARRSH-së me një kërkesë për të drejtë informimi për kontratat e lidhura me këto subjekte, por Autoriteti refuzoi të përgjigjet. Pas një ankese të BIRN në institucionin e Komisionerit për të Drejtë Informimi, drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato u përgjigj duke thënë se i konsideronte kontratat konfidenciale dhe se për rrjedhojë, refuzonte t’i bënte publike. BIRN e ankimoi përgjigjen dhe Komisioneri jo vetëm që urdhëroi ARRSH-në të dorëzojë kontratat, por vendosi masë administrative gjobë në masën 150 mijë lekë për zyrtarin përgjegjës.
Pavarësisht kësaj, drejtoresha Qato refuzoi të bëjë transparencë. Në një përgjigje me email, ajo deklaroi se do ta sfidojë në gjykatë vendimin e Komisionerit.

Të dhënat statistikore u dhanë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, institucioni përgjegjës për ruajtjen e sekreteve shtetërore, ku mbahet edhe indeksi i dokumenteve sekrete.

Në këtë shifër përfshihen kontratat e klasifikuara me nivelin “I kufizuar”, “Konfidencial” dhe “Sekret”, ndërsa DSIK bën të ditur se shteti shqiptar nuk ka sot për sot asnjë kontratë të nivelit “tepër sekret”.

Nga këto 236 kontrata të klasifikuara nga viti 2008 deri në vitin 2018, në periudhën e qeverisë së koalicionit midis PD dhe LSI – të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka pasur gjithsej 20 kontrata të klasifikuara.

Ndërsa gjatë periudhës 2013-2017 të qeverisjes PS-LSI  dhe asaj të Partisë Socialiste (2018), ka pasur gjithsej 216 kontrata të klasifikuara. Rekordin historik e mban viti 2018 me 76 kontrata të klasifikuara, ku përfshihet edhe kontrata midis AKSHI-t dhe kompanisë së sigurimeve Albsig.

Kontrata të tilla sigurimi nuk janë të zakonshme për shtetin shqiptar. Përveç sigurimit të përgjegjësisë për palë të treta për flotën e automjeteve publike, nuk njihen raste kur institucionet shtetërore kanë blerë polica sigurimi për qëllime të tjera.

Në përpjekje për të mësuar se për çfarë bëhej fjalë, BIRN i dërgoi në janar 2019 një kërkesë për të drejtë informimi AKSHI-t, ku kërkohej një kopje e kontratës.

Fillimisht AKSHI refuzoi të përgjigjej, por pas ankesës së BIRN pranë Komisionerit për të Drejtë Informimi, u detyrua të përgjigjet duke thënë se kontrata ishte “sekret” dhe si e tillë, nuk mund të jepej.

Më vonë, pas një ankese të dytë të BIRN, AKSHI u detyrua të zbatojë pikën 5 të nenit 17 të ligjit “Për të Drejtë Informimi,” ku sanksionohet detyrimi i institucionit publik të rivlerësojë sekretin shtetëror në rastet kur përballet me një kërkesë informimi. AKSHI deklaroi se e deklasifikoi në mënyrë të pjesshme kontratën, duke njoftuar vlerën dhe afatin e saj të zbatimit (12 muaj), por jo shumën e siguruar apo detyrimet e Albsig në rast ngjarjeje siguruese.

AKSHI nuk iu përgjigj një kërkese për koment të dërguar nga BIRN në muajin mars, ku pyetej se me çfarë forme prokurimi e kishte realizuar kontratën, nëse bëhej fjalë për garë apo prokurim të drejtpërdrejtë, si dhe për çfarë arsyesh kishte gjykuar të nevojshme mbajtjen e kësaj kontrate si “sekret shtetëror”.

AKSHI nuk iu përgjigj gjithashtu pyetjes se si ishte llogaritur primi dhe as se çfarë përfitimesh pret të ketë autoriteti kontraktor nga ky shpenzim i parave të taksapaguesve.

Kosto shtesë

Gjatë qeverisë së ish-kryeministrit të djathtë Sali Berisha në vitet 2009-2013, kontratat e klasifikuara sekret i përkisnin tërësisht institucioneve të sigurisë. Nga 20 kontrata të tilla, tetë i përkasin Prokurorisë së Përgjithshme, dhjetë i përkasin Shërbimit Informativ dhe 2, Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Ndërkohë pas vitit 2013, institucione të tjera filluan të klasifikojnë kontrata shpenzimesh publike si sekret shtetëror. AKSHI është institucioni që shënon një rekord në këtë drejtim, me 18 kontrata më 2017 dhe 28 kontrata më 2018. Në krahasim me këtë, Shërbimi Informativ, që supozohet se ka sekrete për të ruajtur, gjatë vitit 2018 e pa të arsyeshme për të klasifikuar sekret vetëm gjashtë kontrata prokurimesh publike.

Një nga institucione që ka përdorur klasifikimin sekret për prokurimet e mbajtura pas vitit 2013 është dhe Këshilli i Ministrave. Zyra e kryeministrit nënshkroi një kontratë të klasifikuar sekret në vitin 2017 dhe një tjetër në vitin 2018. Kontrata sekrete e kryeministrisë është e lidhur me kompaninë AD – Star dhe Këshilli i Ministrave ka bërë një pagesë prej 56 milionë lekësh më 18 dhjetor 2018, shkruan Reporter.

AD – Star është një kompani ndërtimi me seli qendrore në Këlcyrë. Duke qenë se kontrata është sekret, nuk është e mundur të mësohet se çfarë procedure tenderimi është ndjekur për realizimin e kësaj kontrate dhe se çfarë punimesh janë bërë.

Kryeministria është vetëm një nga institucionet që kanë filluar të bëjnë kontrata sekrete. Një institucion tjetër nën varësinë e kryeministrit, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila merret me shërbimet për qeverinë apo zyrtarë të tjerë të lartë, të tilla si shtëpi pushimi apo komoditete të tjera si pritje dhe përcjellje, ka bërë 26 kontrata sekrete gjatë periudhës 2015-2019 – nga zero kontrata të tilla më parë. Nga këto, 12 kontrata janë realizuar vetëm gjatë vitit 2018.

BIRN nuk ishte në gjendje të identifikonte kontratat sekrete të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, por nga analiza e shpenzimeve të këtij institucioneve rezultoi se shumica e shpenzimeve të tenderuara lidheshin me hidroizolime vilash qeveritare, mobilime, shërbime mediatike dhe ekrane me qira.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, procedurat e prokurimit sekrete sjellin kufizim të dukshëm të garës midis operatorëve ekonomikë, duke prodhuar kosto shtesë për taksapaguesit.

“Në lidhje me procedurat e prokurimit u konstatua se, në procedurat e prokurimit ushtarake dhe sekrete, që nuk zhvillohen në zbatim të rregullave të prokurimin publik (pra jo nëpërmjet sistemit elektronik të APP, por me “Zarfe në dorë” efekti i garës nga konkurrenca, është dukshëm negativ, çka tregohet mbi të gjitha në fitimin e tenderëve me vlerë të plotë, duke bërë që kursimi i fondeve në këto raste të jetë pothuajse 0 (zero),” shkruan KLSH në raportin vjetor të performancës në vitin 2018.

Për të nxjerrë në dukje efektet negative në buxhetin e shtetit, KLSH analizoi diferencat mes vlerave për zëra konkretë të mallrave, shërbimeve dhe punëve të realizuara nëpërmjet procedurave të ligjit të prokurorimit publik dhe atyre të realizuar nëpërmjet procedurave ushtarake dhe sekrete, nga ku rezultoi se kostot sipas procedurave të prokurimeve ushtarake dhe të klasifikuara “sekret”’ ishin minimalisht, rreth 10-20% më të larta, ose në vlerë mbi 720 milionë lekë më shumë. Nisur nga këto probleme, KLSH, ka kërkuar përmirësimin e legjislacionit për prokurimet sekrete.

“Është pikërisht baza ligjore që lejon realizimin e procedurave pa konkurrencë, vakumi i të cilave është shfrytëzuar mjaft mirë nga autoritetet kontraktore, duke sjell kështu, efekte negative të konsiderueshme në dëm të buxhetit të shtetit,” shton KLSH.

Të shqetësuar për rritjen e numrit të prokurimeve sekrete janë dhe aktorë të shoqërisë civile, të cilët ngjashëm me Kontrollin e Lartë të Shtetit shprehen se klasifikimi si sekret shtetëror i tenderave mbyt konkurrencën.

“Të dhënat për tenderët e klasifikuar nuk janë publike, çfarë i jep mundësi autoritetit kontraktor të përzgjedhë një operator edhe pse jo gjithmonë klasifikimi është i justifikuar,” tha Redion Qirjazi, menaxher i programit të sigurisë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë. “Kjo nuk është një praktikë prokurimi standarde dhe auditet e KLSH-së kanë treguar kufizim të konkurrencës me tenderat e klasifikuar,” shtoi ai.

*****

Autori është gazetar për BIRN në Tiranë, i specializuar për gazetari ekonomike. 

 

May 27, 2019 16:37
Komento

52 Komente

  1. Nje emigrant i hershem May 27, 16:56

    Vjedhja nuk eshte sekret ne Shqiperi,Bej nje xhiro nga pronat e politikurvave ta kuptosh sa vjedhje ka

    Reply to this comment
    • Tomorri May 28, 16:41

      Ku jeni,o rilindas te Rames,qe ju ka hedhur trute e gomarit,kur thoni se Rama eshte kryeministri me i sukseseshem ne keto 100 vjet?
      Ku jeni o gjoja trashegimtare te deshmoreve dhe partizaneve,qe ulet koken para tradhetarit M.Frasheri kur ua kerkoi Rama?
      Ku jeni ju “atdhetaret” tru shkulur,qe kujtoni se po iku Rama do vije Basha dhe se me Ramen Shqiperia do lulezoje?
      Po pse jeni kaq idiote qe akoma vazhdoni me thirrjet Nano-Nano dhe Rama-Rama duke harruar se mbi te gjithe eshte Shqiperia!
      Se Shqiperia ben pa Ramen,Nanon,Meten,Berishen etj,por ata dhe ne nuk bejme dot pa Shqiperine!
      Ne se edhe partizanet clirimtare do kishin trute tuaj me siguri,qe sot nuk do kishim shtet me emrin Shqiperia!
      Rilindasit e Rames nuk jane socialiste,por vetem BALLISTE!

      Reply to this comment
  2. Monteskie May 27, 17:02

    Keto lloj prokurimesh ne Europe nuk ekzistojne. Pyeta per kete fenomen eskluziv albanistan, me nje ekonomist svicerian me fame boterore dhe ai mu pergjigj;
    ne Svicer keto lloj prokurimesh nuk ekzistojne, mbasi per ligj, çdo lloj shpenzimi apo prokurimi i qeverise federale apo qeverive kantonale duhet te publikohet zyrtarisht, ne menyre qe populli me argumenta mund edhe ta kundershtoje, duke paraqitur nje ankim te thjeshte prane nje gjykate. Meqenese ky fenomen ndodh vetem ne vende si Shqiperia ku kemi nje sistem pseudo-demokratik mund te them qe ne gjuhen e finances keto lloj prokurimesh do te quheshin “vjedhje sekrete”!

    Reply to this comment
  3. Arben May 27, 17:07

    Nga fitorja ne fitorje, Po bejme shtet.

    Reply to this comment
    • Sheref Mata May 28, 17:43

      Kerkojme nga pak diell Eh,shume duam miell Varferia ulur kembekryq Paraja mbyllyr me kyc. Diell dhe pak buke Edhe ne duam te jetojme Ata jetojne ne luks Kane vila dhe te tjera ndertojne. Sheref Mata

      Reply to this comment
  4. qeveria Rama e deshtuar ne ekonomi May 27, 17:30

    Qeveria Rama kerkon te klasifikoje vjedhjet si ‘sekret shteteror’. Eshte qeverisja me e pa afte dhe me e deshtuar ne rrafshin ekonomiko-financiar ne keto vite tranzicioni. Hapi i fundit qe tenton dhe fshehjen e ketyre vjedhjeve me sebepin qesharak ‘sekret shteteror’ tregon me se miri kete deshtim total.

    Reply to this comment
    • Zorro May 28, 15:02

      Eh more popull i mjere sa poshte ke rene!
      Eh more rilindasit tru shplare qe duroni nje super hajdut ne krye duke e quanjtur shpetimtarin e vendit!
      Po’ Rama eshte ARMIK i shqiptareve o derra, ndaj zgjohuni se po ju shqyen ujku!

      Reply to this comment
      • Zorro i Zorreve May 28, 20:34

        Te ka shqyer Salehu o Zorraxhi te ka bere mut

        Reply to this comment
        • **** May 28, 21:31

          Qelbesira ramiste. O kurve e qelbur qe rri nga pas cdo komenti kunder Ramutit.
          Sa e paske vrimen e anetes, sa PPPte?

          Reply to this comment
        • Zorro May 28, 22:36

          Te dhjefsha ty me gjithe Saliun dhe Sheqeren,se une jam me Shqiperine,o kerme serbe e jo me armiqte e Shqiperise!
          Jam kunder te gjithe atyre qe kane sunduar,grabitur dhe percare kete vend sa as pushtuesit osmane nuk arriten ta bewjne!
          Je bageti o zorraxhi e jo njeri,prandaj i lepin bythen nje antishqiptari si Rama!
          Plehra si ty ishin edhe dikur ballistet,qe bashkepunimin me pushtuesit nazi-fashiste e konsideronin me interes per Shqiperine se do t’u siguronte pushtet dhe pasuri pas lufte,se sa te luftonin e gjakoseshin!
          Pra ju kundedrvune te vertetes qe mbronte e gjithe bota demokratike vetem per interesat e tyre idiote!
          Ne se shqiptaret do te kishgin ndjekur rrugen e ballisteve,sot nuk do kishte shtet shqiptar!
          Rilindasit e Rames jane sot vetem …BALLISTET e djeshem per nga mendte bosh!
          Po i sherbeni nje antishqiptari o derra rilindas!

          Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi May 27, 18:16

    Keto ligje i kemi peshqesh nga stafi i juristeve te huaj! Si gjithnje me lepe-peqen dhe pelqimin e debdilave-xhango shqipetare! Edhe sikur te mos klasifikohen sekret shteteror, ato trajtohen si sekret institucioni, apo diskateri, qofte kjo edhe me kerkese te firmes me te cilen ekziston marrveshja! Qeveria ben c’te doje, mileti nga ana tjeter po ashtu, ky vend eshte vetem per ata “te zotet”!

    Reply to this comment
  6. Lili May 27, 21:06

    Edhe cuditen pse nuk i pranon evropa!

    Reply to this comment
  7. Shtypshkronja May 28, 09:05

    Sekret sot jane edhe fletpalosjet per refugjatet. Pasi fitova tenderin e shtypshkrimeve nuk mu dha se mungonte certifikata e sigurise
    Merreni me mend se sa leke do te jene nxjerre me teper dhe besoj vazhdojne te nxirren per fletepalosjet qe shperndahen gjeresisht per ata qe e kane certifikatene sigurise

    Reply to this comment
  8. haki vrima May 28, 12:38

    Cudi si nuk paskan komentuar rilindasit e flakte plot argumente

    Reply to this comment
    • Aladini me eskorte May 28, 12:39

      Keto shkrime nuk jane per militantet fanatike injorante dhe emocional qe e kane ne goje gjithe diten e gjithe naten nga Edvin Saliu apo Sali Edvini.
      Jane per TAKSAPAGUESIT ata qe kuptojne qe keto para jane parate e tyre dhe te femijeve te tyre

      Reply to this comment
  9. Kopertina e Shpellrit qe i hedh benzine Zjarrit me BIDONAT E dITES May 28, 13:21

    Un si qytetare shqiptare jam dakord qe te ket gazetari investigie kudo ne politike

    e zbardhin cdo tynel te erret nga kalojen Miljonat e djallit
    politike ,

    por qe te jepen Fakte Konkrete jo te ken efekt sensacioni e te jen te qellimeshme ,te njianeshme duke i sherbyer jo te vertetes .

    Nqs Kopertoni ka gomerdare brenda le ta nxjeri ktu si Fakt Konkret qe te bindi miletin arrnaut ,
    dhe shpellarin e zbut .

    Faktet Konjrete dhe nisjani Prokurorise nqs keni

    ose duheniu cuar ju te perballeni me Ligjin per disinformim te opinionin duke e bombarduar me FAKE NEWS

    Keni Fakte ?

    ulini breket

    Reply to this comment
    • Doli debilja e radhes May 28, 13:38

      Ti qytetare?
      Ti je fake-qytetare
      Do Fakte ti?
      A ke sy ne balle te lexosh?
      Apo e ke mendjen te ulja e brekve?
      Nuk i shef as grafiket?
      Po skandalin e Unazes o “qytetare” ka me ashiqare se aq?
      Ne kemi bere ate Meten lecke per vite me radhe me 700 mije euro me vifeon e Priftit dhe mire kemi bere.
      Po vetem skandali i unazes eshte mbi 30 milion euro
      Dhe shif cfare ndodh me PPP-te
      Kush ti coj faktet ne Prokurori?
      Faktet jane publike
      Prokuroria i heton nese do
      Po a e degjove cfare tha dje ne Parlament kryeprokurorja Arta Marku?
      Apo ti degjon vetem kengen e kokoshit mbi pleh?
      Debile

      Reply to this comment
      • Kopertoni i Shpellarit pa Gomerdare May 28, 13:50

        Doli debiLja e radhes ,

        un nuk jame cfar je ti nji FAKE I JETES TATE !
        Vetem nji tru diote mundet te paraqisi si FAKT nji Grafik !
        Fakte tregoje Kontrata me data e Firma te cilat perbejne nji penalizim Ligjor.

        Jeni mesuar si histerike te pellisni kudo ,cfar ju pelqen idioteve qe ju karikojne ,
        sepse s’keni asnji njohuri e akoma me pak pergjgjesi si qytetare te atij vendi .
        Jeni pjes e asaj maskarade militandesh ,qe luftoni si te marre rrugeve e medieve me kap pushtetin ata qe ju mbeshtesni e ju kapi dhembi kocken e radhes .
        Pra jeni gati ta coni Shqiperine ne djall me vicidol ,
        vetem e vetem ju te pasuroheni ju kermat e njerezimit .

        Faktet ne Prokurori ti coj Gazetari investigues si ndodhe ne gjithe Boten Demokratike ,si ndodhi ne Austri me videon qe u rrexua ne tre dite qeverria .o taliban kokemut .
        Ju jeni ata qe po shkaterroni ate vend per 30 -vjet .
        Ptu maskarenje injorante qe keni gjithe te kqiat e ksaj Bote .

        Reply to this comment
    • IQ70 May 28, 13:47

      Mund te me thuash si te japin fakte kur kontratat ne fjale jane te klasifikuara si “sekrete”?! Realisht jane kontrata normale shpenzimesh, blerjesh apo riparimesh por autoritetet perkatese refuzojne te zbatojne ligjin dhe te japin informacion ne lidhje me to. Ceshtja eshte cuar edhe me lart dhe komisioneri u ka dhene te drejte dhe gjobitur institucionin. Por ti si qytetare shqiptare nuk “ditke” te lexosh dhe do beje mire te merreshe pakez me kete pjese perpara se te ulesh breke lart e poshte 😉

      Reply to this comment
      • idiotet & IQ e tyre (ha ha) May 28, 14:23

        IQ HA HA ,

        Vetem nji Kontrate e sjelle mbi tavoline ,pra e Faktuar

        perben nji Penalizim Ligjire .

        Nqs ju pallat aty , e klasifikoni si “Sekrete” llogjikishte

        kjo tregon se nuk ndodhet ne duart e Gazetarise .

        Un komentoj gjuhet tuaj ,sepse nuk mundet te ndodhem atje
        ke ata qe bejne kto ballafaqime .
        Pra nuk flitet ne nji art konrespondece por Konkretishte

        me Karta te hapura mbi Tavoline .

        Un e kuptoj qe ju aty e keni te veshtire te kuptoni cdo te thote Ligje e Fakte prandaj dhe s’ju a marr per “kaiptal” injorancen tuaj .
        ———
        E fundit ;
        kishe ndonji gje kunder ti uljes e ngritjes se brekeve ?
        Nqs do ishe i pranishem do malloheshe ne ate ulje e larg qoft c’mund ti boje Gerrnetes teme 🙂

        Reply to this comment
      • Narkos May 28, 14:35

        Kerkoja Rames kontratat ti “qytetarja”.
        Se mbase ti jep
        Kare femer

        Reply to this comment
        • KM inside May 28, 14:37

          Ore nuk eshte femer ajo dhe as debile
          Eshte endri fuga qe futet neper portale ose u jep tekstin gati per t komentu haremit me femra t Esit ne bodrumet e kryeministris
          Mbi 600 rroga shteti qe paguhen nga ne per tu mar çeta e gocave me.komente online

          Reply to this comment
        • Edi vet direkt May 28, 14:47

          Narkos ,

          o kokrra e shpellarit qe ha mute rrugeve te Tirones .
          E para nuk jam femer si lylzimsumqimi jot ,

          dhe tjetra ,
          mesoni te beheni njerez .
          Ne qytete ,ka nji kode qytetare ,ku njerzit i drejtohen tjetrit me eedukate e kulture jo si kafshe de dal nga shpellat me dhembe jashte me ja kafshu ate K.oment.

          Ju jeni fundi i Botes dhe kjo eshte nji fatkeqesi e madhe per ate shoqeri .
          Nqs do isha un Rama , nji Muaj vetem ,ju kish bo ushqim per peshq tee gjitheve sepse edhe kafshet si ju duhet ti sherbeni ksaj Bote diku ,jovetem poshtersive njerezore .

          Mos ofendoni njerezit qe nuk ju drejtohen juve personalishte dhe nuk ju ofnedojne .
          kafshe te paintegrushme ne qytete

          Reply to this comment
          • Tomorri May 28, 18:48

            Te lumte o llapaqen,qe vetem di te hash mut e nuk ngopesh!

  10. Kopertoni i Shpellarit pa Gomerdare May 28, 13:50

    Doli debiLja e radhes ,

    un nuk jame cfar je ti nji FAKE I JETES TATE !
    Vetem nji tru diote mundet te paraqisi si FAKT nji Grafik !
    Fakte tregoje Kontrata me data e Firma te cilat perbejne nji penalizim Ligjor.

    Jeni mesuar si histerike te pellisni kudo ,cfar ju pelqen idioteve qe ju karikojne ,
    sepse s’keni asnji njohuri e akoma me pak pergjgjesi si qytetare te atij vendi .
    Jeni pjes e asaj maskarade militandesh ,qe luftoni si te marre rrugeve e medieve me kap pushtetin ata qe ju mbeshtesni e ju kapi dhembi kocken e radhes .
    Pra jeni gati ta coni Shqiperine ne djall me vicidol ,
    vetem e vetem ju te pasuroheni ju kermat e njerezimit .

    Faktet ne Prokurori ti coj Gazetari investigues si ndodhe ne gjithe Boten Demokratike ,si ndodhi ne Austri me videon qe u rrexua ne tre dite qeverria .o taliban kokemut .
    Ju jeni ata qe po shkaterroni ate vend per 30 -vjet .
    Ptu maskarenje injorante qe keni gjithe te kqiat e ksaj Bote .

    Reply to this comment
  11. Zigur Qarri May 28, 14:39

    O Zot,kush na qeveris!
    ” …sekret 236 kontrata prokurimesh publike”?!
    Ne i kemi varur ujqerve melçite ne qafe!
    Leket e takspaguesve shqiptare,mall pa zot!
    Karrikja elektrike eshte pak per Edvin D’Ramen.

    Reply to this comment
    • nji shpellar i arratis prej shpelles se djallit May 28, 15:39

      Zagar Qorri ,

      e huuu !
      Me shume se kontrata pune Edi Rama ka vrasje ndaj

      shqiptareve mirpo mileti s’i di ,sepse jane “Sekret” i mban shpellari ne Dosjet Sekrete si kjo nalt !

      po tregeti Droge lol kokain heroin mariuana ne gjithe boten .
      Ky ja kalon escobarit o koqja e shpellarit !
      ky bo trafikun e gjithe Droges qe perdor Bota

      por shshshshshshshsht se na nigjo zoja Prokurore

      jane te gjitha” Top Sekret ” e ruhen ne p!dh te sheqires ne shpelle eeeeeeeeeeeeeeeeee

      o i rrezikshem kryeministeri jone .
      pse kot pjerdh nga goja bashuki ngado shkerdhehet Europes ?!
      jOOOOOOOO

      pse kot e akutoj salih muhmut shpellari ish Presidentitn

      Alfred Moisiu atehere si trafikant Droge ?
      e gjitha doli ne shesh e zbulua e verteta .Fredi ishte boss i Koksit ne Bote .

      Prisni – prisni se s’keni pa gjo akoam ju mutrat e shpelles

      Reply to this comment
  12. Agroni May 28, 14:50

    Shkrim koti mbi kontrata virtuale. Nuk eshte se jam socialist por qeveria e PS nuk ka te krahasuar me ate te PD-se. Keto 6 vjet ne krye te KLSH ka qene nje i PD-se. E u ku te falte PD-ja. KLSH-ne e kishte vete, prokurorine vete, presidencen vete. Vet ali, vet kadi.

    Ik vëlla, po ke fakte shko çoji ne organet perkatese dhe mos na lodh me shkrime kot.
    Ti si urith i informacionit imagjinar a mund tna thuash pse arka e shtetit ishte bosh ne fund te mandatit te dyte te PD-se dhe se ku vajten parate e shqiptarëve

    Je vetem nje nga qente lehes ne oborrin e PD-se qe vetem angullin.

    Reply to this comment
    • Berati May 28, 18:13

      Goni ti nuk je socia-list . Une ve doren ne zjarr per kete. Degjuat more Goni nuk eshte…ashtu.Ik Goni mos e vri mendjen se ua thashe.

      Reply to this comment
    • Drenova May 29, 00:36

      E di cfare llogjike perdor ti Agron?
      Lexo me poshte:
      -Dy femije i mburreshin njeri tjetrit per t’u kapur me fjale!
      Njeri prej tyre tha:
      “Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”!
      Keshtu thua edhe ti per Ramen duke ju hakerryer kritikuesve te tij!
      Ta gezosh dashnorit tend!

      Reply to this comment
  13. Zigur Qarri May 28, 16:30

    Si je pre do grisesh,si e ke fillu do ta bitisesh.Edvin D’Rama e ka filluar me vjedhje,dhe me vjedhje do ta mbylli.
    F.Lubonja,dikur mik i Edi Ramës, kujton që kur ky i fundit ishte pedagog i Institutit të Arteve, bashkë me të ngjashmit e tij,
    dhanë në mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në këmbim pronari u jepte drekat dhe darkat falas. Madje siç
    ndodh rëndom- kujton Lubonja- kjoska ku tregtohej paçe dhe fasule, u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës.
    Kur u bë ministër Kulture në 1998 dhe kishte më shumë në dorë, ai idha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”,
    për mikun e tij, sot deputet i PS, Fidel Ylli.Por, Lubonja tregon edhe një histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta)
    që zbulon mendësinë e vërtetë të kryeministrit aktual: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama
    sot do ta shembë për të humbur gjurmët. Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të një
    institucioni duhet ta firmoste Ministria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në
    më pak se 500, dhe e nënshkroi vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati?
    Nga 74 mijë USD në vit që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit”!
    Interesant eshte,se Edvin D’Rama qe ka paditur shume persona per”shpifje”,per kete rast ka heshtur!

    Reply to this comment
    • Elez digjitali May 28, 17:05

      zoti zigur i sales ( lexo hales)

      Duket qe ke “sindromin Arvizu” qe barazoi vrasjet e 21 janarit 2011 me viktimat..biles si kurre me pare ne historine amerikane nje ambasador i saj eshte fajtor kryesor deri sa nje vrasesi i tha burre shteti..
      .
      Keto fakte qe na servirin sot Birnat ne sherbim te biberit sales jane mikroskopike ne lidhej me VARGMALET E KRIMBERISHAJVE

      Dy here qeveria amerikane ka bere gafa qe kane lene gjurme ne histori
      .
      E para
      ishin kampet e perqendrimit te amerikaneve me origjine japoneze ne WW2 nga 1941-1947 qe me ne fund I demshperbleu ne kohen e Reganit ne vitet 80 me miljarda dollare
      .
      E dyta
      invazioni dipllomatik dhe I sherbimeve secrete amerikane ne vitet 1990-1992 nga Beogradi duke vene ne krye te shtetit shqiptar nje monster filoserb me emrin Saleh
      ka ardhur koha qe administrate amerikane te investigoje gafat dhe gabimet fatale nga dyshja anti-amerikane Rajersonovic-Biberovic.
      .
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje lidhjet e disa zyrtareve amerikane me ish udb jugosllave ne dem te kombit shqiptar
      .
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te marrjes pjese te kolonelit diplomat Rajeson ne fushaten elektorale ne janar-mars 1992
      .
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te interferences rajersonit per arrestimin dhe denimin e Fatos Nanos si genocide antikomunist I panevojshem
      .
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje se kush zyrtare amerikane dhe shqipare u “demshperblyen” me floririn e londres..dhe pse pikerisht u abuzua me florin e londres ?!
      Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.

      Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita me bedrisalmet e saj) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
      .
      Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
      ***
      Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
      PERBINDESH
      KANIBAL
      MONSTER
      TERRORIST
      TRADHETAR
      DJALL…etj etj
      .
      Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
      .
      1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
      .
      2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
      .
      3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
      .
      4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
      .
      5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
      .
      7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
      .
      8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
      .
      9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
      .
      10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
      .
      11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
      .
      12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
      .
      13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
      .
      14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
      .
      15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
      .
      16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
      .
      17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi

      18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
      .
      19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
      .
      20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
      .
      21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
      ***

      Reply to this comment
    • Edi vet direkt May 28, 17:27

      Qorro ,

      thuhet si je pre do qepesh jogrisesh hahahah
      hik mer nastraodin kazani e dil emer pak ajer te paster
      se tu helmun trut

      po vazhdo e leh ,
      ndryshe s’merr kocken e dites

      dhe perqendrohe lehjet tate si ben edhe kafsha e shpelles ,babaj juaj shpierteror ,

      ke fjalet ;

      noriega (hahahahahhahaha )
      diktator
      kriminel
      hajdut
      abuzues i sbuxhetit
      vrases
      tradhetar
      antishqiptare
      trafikant
      drogist
      i lidhur me mafien columbiane e mexikane

      etj etj etj

      kto fjale duhet ti mesoni permendesh gjithe kori
      i lehesve
      dhe komentoni e flisni para medies te gjithe

      me nji shtes te vogel ,
      qe prane te gjithe ktij Fjalori Krimineli bastarde shpellash
      ti bashkangjisni emrin e Kryeministerit Shqiptare Rama .

      Kjo eshte marrezia juaj ,sepse mendoni se te gjithe te tjeret qe lu lexojne apo degjojne ,

      jane aq te marre idiote e tinzare si ju vet .

      Vazhdoni lehjet ne kor te gjithe bashke kur do mblidheni

      qe t’ju qisin ne resme njiher t’ju bojme ne kembe e njiher ne bythe ,
      qe ta ken kujtime Shqiptaret bandan famekeqe te shpellarit ne X shekull

      hahahhahah Zagar kko qe boni ju eshte pune me zarar dhe e denushme nga Njerezimi .

      Reply to this comment
  14. Alibabat May 28, 17:37

    Ore qe eshte hajdut Edvini kjo nuk ka me asnje dyshim
    Duhet nje e majte e re per kete duhet te zhbehen ndryshimet e 2008

    Reply to this comment
  15. Lindi May 28, 17:38

    Hap televizorin sa vi nga puna pasdite dhe ça degjoj Bashen te thote fiks çfare shkruan ky legeni ne kete shkrim.
    Bravo Dita megafoni i PD-se
    Hajdutet qe vodhen dje Shqiperine dhe e lane vendin me nje fytyre te mjeruar po i kerkojne llogari qeverise.

    Reply to this comment
  16. Zigur Qarri May 28, 18:21

    Rrespekt per qytetarine e Zotit Gjergj Erebara.E verteta eshte qellimi final i gjinise njerezore,per njerez si Rama,jo!
    Fale kryesocialistit genjeshtar,genjeshtra ka marre permasa gjigande ne radhet e “rilindasve,eshte kthyer ne nje epidemi.
    Edvin D’Rama eshte genjeshtar patologjik,ai nuk do te mbijetonte kurre politikisht pa genjyer.Kur e pyeti studenti ne Vlore,
    se ku i kishte gjetur Leket per Vilen e Surrel,Rama u pergjigj,me Kursimet e kurbetit,ndersa te nesermen tha,me Leket e Gruas!
    A nuk mjafton vetem rast ky rast per ta arrestuar?Mbi 50% te”rilidasve”kan kryer vepra penale,te gjith me aprovimin e Rames!
    Ore,flitet se Avdjol Dobi eshte fshehur ne Kryeministri,ashtu si 613 kg kokane qe u kap ne Durres.

    Reply to this comment
    • Elez digjitali May 28, 19:07

      zoti zigur i sales ( lexo hales)
      .
      Ne te sateme shkofte Edi Rama..le te debohet qe sot dhe te futet ne burg per keto gabime..POR ne qeli duhet te gjeje Berishorrat & sons..per krime
      .

      po ku ishe ti o zgurrota kur Ramae berisha bente kete veprim kriminal

      Kondrabanda e naftës Berisha-Millosheviç, ja si funksionoi firma “Shqiponja-PD” në vitet 1993-1996

      PD dhe pushteti “Berisha” ka si aktivitet historik antishqiptar trafikun e karburanteve dhe armëve me Serbinë

      Nëse ka një “damkë” që nuk mund të “pastrohet” kurrë në historinë politike e qeverisëse të PD, të Sali Berishës dhe pushtetit të tij të viteve 1992-1996, kjo është shkelja e embargos së OKB ndaj Serbisë së Millosheviçit, me urdhër të Sali Berishës, në lidhje me furnizimin e Serbisë me karburante, municion e armë, në vitet kur ky shtet ushtronte gjenocid barabar kundër popujve të federatës, veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës. Me këtë akt anti ligjor, anti-OKB e antikombëtar, Sali Berisha dëshmoi përfundimisht me prova konkrete se si dhëndër serb, ishte edhe një misionar pro serb. Ndërkohë që regjimi i Millosheviçit vazhdonte të derdhte gjak shqiptarësh në Kosovë, Sali Berisha, nëpërmjet SHIK dhe mafies rajonale, kishte angazhuar dhe aktivizuar gjithë struktura e shtetit që komandonte, për të furnizuar regjimin e Millosheviçit me karburante, armë e municione, ndërkohë që OKB, NATO e SHBA i kishin vendosur regjimit gjakatar serb, embargo edhe për furnizim me “ujë”.
      Berisha krijoi firmën trafikuese “Shqiponja”, ja stafi i kupolës së PD
      Për të kryer këtë shërbim ndaj Serbisë e kundër OKB dhe NATO-s dhe për të maskuar krimin e trafikut të armëve e kontrabandës së karburanteve, antishqiptari Sali Berisha, krijoi një firmë tregtare import-eksporti, të quajtur “Shqiponja-PD”, me pronare PD.

      Thyerja e embargos së OKB, në harkun kohor të viteve ‘93-‘96, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, me bekimin e ish-Presidentit Sali Berisha, ishte një moment i artë i cili nuk u shfrytëzua vetëm nga trafikantët tregtarë privatë në fushën e kontrabandës së karburanteve, por masivisht nga vetë Partia Demokratike, nëpërmjet firmës së saj tregtare “Shqiponja-PD”. Partia Demokratike kishte 100% të aksioneve të kësaj firme. Zyrtarisht, Drejtor i Përgjithshëm i firmës trafikuese “Shqiponja-PD”, u emërua kreu i PD Tritan Shehu. Administrator u emërua Genc Pollo. Kryetar bordi ishte Sali Berisha. Drejtor Ekonomik ishte Blerim Çela. Drejtor marketingu ishin Ali Spahia e Ali Kazazi. Koordinator me tregun Serb për eksportin e karburanteve, armëve e municioneve ishte Pjetër Arbnori. Drejtues ushtarak i kësaj firme, që siguronte ecurinë e trafikut ishte Safet Zhulali. Drejtor finance ishte Genc Ruli.

      Drejtues i sigurisë rrugore të mjeteve që trafikonin, ishte Agim Shehu. Shef auditi ishte Ritvan Bode, njëherazi edhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Doganave e më pas ministër i Financave. Ndërsa Drejtor i Përgjithshëm i stafit të firmës “Shqiponja-PD” që kontrollonte dhe menaxhonte veprimtarinë e kësaj firme ishte shefi i SHIK, Bashkim Gazidede.

      Kjo firmë u ngrit dhe nisi aktivitetin me urgjencë, pikërisht në momentin kur Serbia u izolua nga SHBA, OKB e NATO, për shkak të krimit njerëzor e gjenocidit masiv, që nisi dhe po vazhdonte kundër popujve federativ që përbënin ish-Jugosllavinë. ect

      Reply to this comment
  17. Zigur Qarri May 28, 20:30

    Qeveria shqiptare u perfaqësua nga ish Avokatja e Shtetit Alma Hicka kunder Familjeve te viktimave te 21Janarit,ne Gjykaten
    Europiane per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg!Si ka mundesi?E njejta histori edhe me familjaret e viktimave te Gerdecit,
    kunder tyre ne Strasburg,ku Rama eshte pro variantit te Berishes,si difekt teknologjik!Rama erdhi ne pushttet me premtimin
    se do te denoje krimenelat e 21 Janarit,tani mbron variantin e Berishes!Pra,akuzat jan vetem propagande demagogjike,per
    te mashtruar shqiptaret.Per viktimat e Gerdecit,ashtu si edhe per viktimat e 21 Janarit,nuk ka asnje padi nga Qeveria Rama,
    megjithese autoporlantet e tyre edhe sot e kesaj Dite,nuk pushojn se akuzuari!Edvin D’Rame Escobari,jo qe nuk ka ngritur padi
    kunder Qeverise Berisha,por ne te dy rastet ka angazhuar avokatet e Shtetit kundra te demtuarve.A ka hipokrit me te madh
    se ky drogaxhi?Edvin D’Rama, shpall si kandidat te PS-s per Bashkine e Matit gardistin e “grupit te zjarrit”, qe ishte pjesmarres
    ne vrasjen e personave ne protesten e 21 Janarit,Agron Malajn!

    Reply to this comment
  18. mirel May 28, 21:38

    Ramuti dhe shteti i tij sekret.
    Ramiu dhe qeverisja e tij sekrete.
    Ku eshte Ramuti, ne lufte?
    Ne emer te kujt e mban sekret shperdorimin e fondeve publike?
    Eshte i detyruar tu jape llogari shqiptareve si i shpenzon leket e popullit.
    Ndryshe te shporret kurva e Anetes.
    Kur te filloje te prishi paret e prostitucionit ne France, atehere le te mbaje sekrete.
    Jo me paret tona, o hale e Berishes.
    Te dhame voten ty o qen i ndyre per te bere shtet dhe jo per ta bere shtetin bordello personale
    Ndyresire e poshter. Do e paguash.
    Ke kusur jetet e mijera shqiptareve te larguar nga familjet o qelbesire e ndyre, pusht i Zogut

    Reply to this comment
    • Zigur Qarri May 28, 23:03

      Kur mban sekret se ku,dhe si ka perdorur Leket e takspaguesve shqiptare,imagjno ato te kuletes se tij!
      Vilen ne Surrel e kishte bere me kursimet e kurbetit,i tha studentit ne Vlore,ndersa te nesermen
      deklaroi,se e kishte bere me Leket e Gruas!Dhe akoma nuk e kan arrestuar!

      Reply to this comment
      • kta shpifsit e bandes se shpellarit ,jane zagart me te medhenje qe ka par Njerezimi ndodnjiher May 29, 11:40

        o shpellar ,

        sali berisha jot me lylrracqimin e serbise ,

        i rrembyen Shtetit Shqiptare 1 Miljard e 250 Miljon

        per nji bythe rruge 120 km duke mos pasur asnji Plan

        dhe nuk donte te kishte nji te tille sepse Shpellaret e udheheqin fisin sipas metodave Primitive ,
        me shenja guresh e flak pishkaresh

        1.250.000 € per 120 km ooooooooooo shkerdhatat e Botes ,
        qe ne X vende Europane me kte shume

        ndertoje 1000 km rruge e te nji niveli Europian

        e keni surrat ju shkerdhatat e Njerzimit te shpifni per tjerin

        kur vete heni te fundos ne mute ne halen e Shqiperise

        deri ne gryke ?!

        Ne fillofte ai SPAK i shofim jarget tuaja mos u boni hic merak .

        lehni deri ateher keni edhe pak kohe sa te hani Hurin

        Reply to this comment
  19. Gent May 29, 00:00

    Gjergjit i pelqen te ngreje tym kot me kot:
    Besoj se Gjergji e ka mesuar tashme se AKSHI ka perfshire ne nje menyre digitale te gjithe te dhenat tatimore/civile/kadastrale/sigurative te popullates, apo nuk jeton ketu ai??
    Se mos ka nevoje per te pare siguracionet Gjergji..
    Gazetar leshi..shkruan ne emer te nje rrjeti investigativ, shkrimet pa lidhje me investigimin.

    Reply to this comment
  20. A May 29, 10:08

    Duhet urgjentisht arrestimi i maskarait dhe gangsterit EDI RAMA, i cili po shkaterron vendin dhe po vjedh shoqerine shqiptare ne te gjitha menyrat e mundeshme.
    Me EDI RAMEN asnje zhvillim, asnje perspektive, vetem shkaterrim dhe mjerim.

    Reply to this comment
  21. haha , tashme qe edhe karaPutana e Kazanit sonila muco e fryn bashukin nga pas me ajer ,tollumbacija e pd-s po zmadhohet cdo dite hahahaha May 29, 11:44

    eh sa idiote jane shpellaret mor taj
    s’po len idiotizem pa shpifur

    duhet fut sa me shpejt brenda se po infektojne rinine

    Skandal

    kan dale jashte cdo kontrolli kafshet lol

    yyyyyyyysh erde druq shpellari do kocofozin ne gryk

    hahahahaa

    Reply to this comment
  22. Mondi June 1, 14:22

    Kontratat sekrete me projekte fantazma i kishte PD-ja qe vidhte ne çdo projekt madhor gjysmen e fondeve. Donacionet nga vendet arabe qe i sistemonte sipas parimit i ndajme mes nesh. Pastaj kaskadat e famshme ne lumenjte e Shqiperise ku ministrat kishin kontratat e tyre në keto kaskada. Parate ishin vu ne kohen e Berishes ku Shkelzeni me avion çarter i nxirrte jasht shtetit. E kush do kontrollonte avionet e tij servilet e babit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim