Qeveria shqiptare miraton marrëveshjen me Serbinë për turizmin

September 2, 2015 16:54

Qeveria shqiptare miraton marrëveshjen me Serbinë për turizmin

Menjëherë pas Samitit të Vjenës, Qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrëveshjen me Serbinë, për bashkëpunim në fushën e turizmit.

 “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave v e n d o s i: Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për bashkëpunim në turizëm, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në VKM-në e qeverisë.

September 2, 2015 16:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*