Qeveria shqiptare: Nuk duhet lejuar që kriza politike e Maqedonisë të konvertohet në një krize ndëretnike, do të ishte shkatërrimtare për Maqedoninë

May 10, 2015 18:27

Qeveria shqiptare: Nuk duhet lejuar që kriza politike e Maqedonisë të konvertohet në një krize ndëretnike, do të ishte shkatërrimtare për Maqedoninë

Lidhur me ngjarjet në Kumanovë të Maqedonisë ka reaguar edhe qeveria shqiptare. Përmes një deklarate për mediat,  Qeveria e Republikës së Shqipërisë shprehet se ka ndjekur me vëmendje të veçantë dhe shqetësim të madh zhvillimet tragjike të orëve të fundit në Kumanovë të Maqedonisë.
“Duke shprehur keqardhjen më të thellë për humbjen e jetëve njerëzore, Qeveria e Shqipërisë mbron bindjen se në asnjë rrethanë nuk mund të lejohet që kriza në Maqedoni të përshkallëzohet. Zhvillimet dramatike të ditëve të fundit në Kumanovë kanë cenuar normalitetin dhe marrëdhëniet ndëretnike, të cilat mbeten ende të brishta për shkak të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, por pa dyshim janë jetike për ekzistencën e shtetit maqedonas.Në këto kushte është më shumë rëndësi mbrojtja e jetës, pronës dhe lirive e të drejtave të çdo qytetari të Maqedonisë, pavarësisht, përkatësisë së tij etnike. Më shumë së asnjëherë, kjo vlen aktualisht për Kumanovën e banuar kryesisht nga shqiptare”, thuhet në deklaratë.

Qeveria shqiptare shprehet se reja e paqartësisë mbi të gjitha orët e renda të Kumanovës, te cilat u përjetuan me ankth nga shqiptaret kudo ku jetojnë, duhet t’ia lere vendin sa me pare transparencës së plotë për këtë ngjarje.

“Përveçse policëve të vrarë dhe të plagosur, ende nuk është thënë asgjë për jetët e qytetarëve të pa mbrojtur të Kumanovës, për arratinë e tyre, për pronën e tyre të bastisur, djegur dhe shkatërruar. Padyshim kjo paqartësi shqetësuese nuk ndihmon në kthimin e plotë të normalitetit. Por po ashtu kjo e bën edhe më imediate nevojën për kthjelltësi, qartësi dhe durim për t’i shkuar të vërtetës deri në fund. Qeveria e Shqipërisë i bën thirrje qeverisë dhe autoriteteve ligj zbatuese në Maqedoni që të mundësojnë dhe kryejnë një hetim të thellë, të shpejtë, të plotë e transparent, në funksion të së vërtetës dhe vet stabilitetit të Maqedonisë e rajonit. Vetëm transparenca e thellë dhe e plotë, nëpërmjet paraqitjes së fakteve e provave të besueshme për qytetarët, do të shërbente në rikthimin e besimit në institucione dhe do të shmangte përsëritjen e këtij precedenti aq të padëshirueshëm nga popullata civile të një ngjarjeje të tillë”, thekson qeveria shqiptare.

“Republika e Shqipërisë dënon çdo akt dhune, duke e konsideruar atë të papranueshëm për një shoqëri demokratike që aspiron integrimin euro-atlantik. Republika e Shqipërisë gjithashtu do ta konsideronte jo vetëm kundër produktive po edhe të papranueshme për ambicien europiane të rajonit, çdo paragjykim mbi baza etnike të çdo personi apo grupi personash të armatosur. Qeveria e Shqipërisë e mirëkupton shprehjen e revoltës qytetare të shprehur përmes mjeteve të komunikimit, ndaj humbjes së jetëve njerëzore në kushte të një ankthi e paqartësie kaq të madhe. Por Qeveria e Shqipërisë thekson me forcë po ashtu se do të ishte e papranueshme humbja e drejtpeshimit në raport me këtë ngjarje dhe kurrsesi nuk duhet lejuar që kriza politike e Maqedonisë të konvertohet në një krize ndëretnike, e cila do të ishte shkatërrimtare për Maqedoninë.
Republika e Shqipërisë bën thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe një zgjidhje të duhur të krizës në shërbim të qytetarëve dhe aq të domosdoshme në funksion të stabilitetit”, theksohet në deklaratën e qeverisë shqiptare.

May 10, 2015 18:27
Komento

7 Komente

  1. vlora.al May 10, 18:47

    Ik mor pocaqi

    Reply to this comment
    • adri May 11, 02:49

      Shqipetaret e shqiperise dhe te Gjithe shqipetaret kudo qe ndodhen duhet qe tu qendrojne prane vellezerve tane shqipetare ne Maqedoni qe po vriten nga serbi.
      Qeveria shqipetare duhet te reagoje ashper ndajj ketyre kriminelave qe marrin hak mbi te rinjte shqipetare liridashes.
      NJE BRAVO E MADHE PER RININE E TIRANES PER ATE PROSTESTE TE ORGANIZUAR.

      Reply to this comment
  2. Zoro May 10, 19:03

    Qendrimi i Ali Ahmetit i ka tradhetuar interesat e shqiptarve per interesat e veta personale.
    Qeveria Shqiptare duhet te jete ne gadishmeri ne rast te nje trazire ne Maqedoni e te mos na gjeje te papergatitur, se ne mos sot nje dite ky shtet fantazem do shperbehet.
    Ky i ashtuquajturi shtet ka 14 vjet qe nuk pranon tju njohi shqiptareve autokton asnje te drejte politike per te vendosur sipas marveshjes se Ohrit.
    Qendrimi i qeverise Sqiptare duhet te jete edhe me i8 ashper dhe jo me dorashka diplomatike.

    Reply to this comment
  3. .......... May 10, 19:45

    Reagim shume I bute I rames. Nga gruevski ke frike mor qyq?

    Reply to this comment
  4. intelektuali May 10, 21:07

    KOMUNISTI GRUEVSKI GJETI “XHEVDET MUSTAFEN” E ENVER HOXHES NE KUMANOVE

    Raca e keqe e komunisteve e ka zakon te sajoje ARMIQ te jashtem sadohere i rrezikohet karrikja e pushtetit. Kete beri Stalini me gjeneralet e vet, kete beri Enveri me gjeneralet dhe njerezit me te aferm te vet, kete gje po ben Putini ne Ukraine me separatistet e vet, te njejten gje sajoi komunisti i Titos Gruevski me shqyptaret e Kumanoves. Prandaj lopcari maqedonas komunist i Kohes se Qepes se Titos dhe fshatari dru me pre Gruevski para se te vrase si zogj pule shqyptaret dhe policet e vet, le te mendoje per pasojat afetagjate qe do te lere me pas kjo ngjarje fatale, se BOMBA BIOLOGJIKE e shumezimit te shqyptareve ne Maqedoni nje dite do te shpertheje dhe komunistet e Titos nuk do te gjejne brime miu ku te futen.

    Reply to this comment
  5. Nen May 11, 01:37

    Politika shqiptare duhet te vendose pikat mbi(i). Boll beri rolin e te kulturuarit me derrat. “Deri do plumb” thote sovrani. Ky nuk eshte incident, por nje provokim I hapur qe Serbia dhe Greqia se bashku I bejne SHQIPERISE. Kjo eshte padyshim nje loje e mire pergatitur dhe e MBESHTETUR nga krejte reaksionere shqiptare te Maqedonise me ne krye Ali Ahmetin, ashtu si edhe ne shqiperi me ne krye dupleksin Nano-Berisha. Qeveria, populli dhe diaspora shqiptare duhet te mos flene perpara kurthit dhe GENOCIDIT qe po I kanosej ketij kombi.
    Qeveria duhet ti Therese mendjes sepse eshte pa ushtri. Pra eshte nje shtepi pa dere e pa dritare….. Boll bere visita e ndava tapi te PALIGJESHME zoti Kryeminister! Boll bere FUSHATE per karigen tende. Shiko vendin dhe popullin cfare te kerkone…. Se ju gjeti si puna asaj shprehjes qe thote populli “fshati digjet, kurva krimet” njerezit e ndershem BESOJNE ne ligje. Qeveria ligjerone NDERTIMET e PALIGJESHME, shqiptaret jashte kufijeve vriten….TURP

    Reply to this comment
  6. Arben May 11, 04:50

    GRUEVSKI DHE JANKULLOVSKA JANE AGJENTA TE PUTINIT.

    1. GJYSMA E GJIMNAZISTAVE NE MAQEDONI JANE SHQIPETARE.

    2. KA 3 VITE QE KA FILLUAR RREGJISTRIMI I POPULLSISE NE MAQEDONI DHE
    NUK PO E MBYLLIN, SEPSE NUK I DALIN LLOGARITE GRUEVSKIT.

    TE DY KETA BURGUN E KANE PAK, POR PROSTITUTA JANKULLOVSKA KA HAK BURGUN ME MESHKUJT E SIGURISE SE LARTE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*