“Qeveria të heqë TVSH-në për ushqimet e tavolinës”

October 28, 2015 15:20

“Qeveria të heqë TVSH-në për ushqimet e tavolinës”

Biznesi kërkon heqjen e TVSH-së për produktet kryesore të tavolinës së shqiptarëve.

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, Nikollaq Neranxi, thotë se është absurde që në vitin 2015, diskutohet ende për këtë çështje.

“Ne duhet të ngremë me forcë të gjithë bashkë problemin e TVSH-së. Është absurde që sot në vitin 2015 të diskutohet problemi i të ushqyerit. Shqiptarët emigrojnë dhe rropaten në azilet e botës, sepse nuk kanë bukë të hanë”, theksoi ai.

Neranxi tha se duhet ulur apo bërë zero TVSH-ja për ushqimet kryesore. “Kësaj i thonë të nxjerrësh dhjamë nga pleshti duke vjelë TVSH-në e kafshatës së bukës. E kam thënë gjithmonë, të rritet TVSH-ja për produktet që nuk janë një nevojë mbijetese, dhe t’i krijohet mundësia gjithkujt të ushqehet”, u shpreh ai.

Neranxi u zgjodh sot në krye të kësaj shoqate, e cila është krijuar në vitin 1998 dhe ka rreth 9 mijë anëtarë në të gjithë vendin. Ai paraqiti edhe disa shqetësime të tjera, si mungesa e energjisë, bankat që abuzojnë me vjeljen e kredive, çmimet e referencës në dogana, etj. /Dita/

 

October 28, 2015 15:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*