Qeveria tërhiqet pjesërisht nga TVSH-ja për biznesin e vogël

October 24, 2017 16:12

Qeveria tërhiqet pjesërisht nga TVSH-ja për biznesin e vogël

 

Qeveria është tërhequr pjesërisht nga shtrirja e TVSH-së tek i gjithë biznesi i vogël. Sipas Ahmetajt bizneset me xhiro deri në 2 milionë lekë nuk do futen në skemën e TVSH por do qëndrojnë kështu si janë.

“Kjo do të thotë që përjashtohen ambulantët, tregjet e bashkive, zejtarët dhe nëse sot janë gati 70 mijë biznese që janë jashtë skemës së deklarimit të TVSH-së, gjithsej brenda skemës do të hyjnë vetëm 9 mijë. 61 mijë do të ngele sërish të përjashtuar për shkak të nivelit të tyre të ulët të xhiros nën 2 milionë”, tha Ahmetaj.

Qeveria ka bërë publike për herë të parë edhe të shumëpërfolurën taksë për pronën.
Sipas dispozitës së re ligjore, një familje, e cila ka një apartament me vlerë tregu 100 mijë euro, vitin e ardhshëm do të paguajë 50 euro taksë prone.

“Duke ndryshuar metodologjinë e llogaritjes së kësaj takse nga një taksë fikse që bazohet në sipërfaqet e ndërtesës eshprehur në metër katrorë, në taksë në përqindje që aplikohet mbi vlerën e tregut të ndërtesës”, tha ministri Ahmetaj.

Taksa e pronës për familjet do të jetë 0.05 për qind e vlerës së pronës. Fillimisht ajo do të zbatohet vetëm mbi ndërtesat, më vonë do të shtrihet edhe tek trualli dhe toka bujqësore. Për ndërtesat e biznesit taksa do të jetë tre here me shume

“Këtu sipërmarrja përfiton një lloj ulje të ngarkesës krahasimisht me atë që ka qënë taksë fikse, 400 lekë/m2”, tha më tej ai.

Pas taksës së pronës ndryshimi i dytë është ai që prek sektorin e turizmit, përkatësisht hotelet e reja me 5 yje

“TVSH 6 për qind për të gjitha hotelet që ndërtohen rishtaz me 5 yje që janë brand name, për të gjitha shërbimet brenda mureve të tyre”, bëri të ditur ministri.
Këtë lehtësi e përfitojnë vetëm markat e hoteleve të listuara si brand name nga OKB. Paralelisht hotelet luksoze përfitojnë përjashtim nga tatim fitimi. “Për dhjetë vjet përjashtohen nga tatim fitimi”, tha ministri. /TCh

October 24, 2017 16:12
Komento

5 Komente

  1. Pensionisti October 24, 18:04

    Taksa vendoset mbi te ardhurat qe siguron objekti. Ndertesa ime e banimit , qe une e perdor per tu strehuar nuk me sjell te ardhura, atehere perse duhet te paguaj une taks? apo sepse “fle”ne te ; por une di qe per fjetje paguhet ne hotel, qe sic dihet jane private e me pronare te fuqishem dhe mund ta perballojne taksen e nderteses , sepse per nji nate ata marrin ato 50 eurot qe dhe kjo per nju i taksoni dh po une pensionisji dhome ,po une pensionisti qe e kam kete banese per te banuar , ku ti gjej ato 50 eurot? sigurisht qe do te pakesoj pensionin qe e shte llogaritur per minimumin jetik , pra une bje keshtu nen minimumin jetik , per kete u menduat kaq shume ju specialiste ,qeveritare , parlamentare , qe kini ne “dore”jetet tona !? jeni munduar me kot : pergjysmojeni pensionin tone dhe kini per te pare se mbas nji viti pensionistet do te pergjysmohen!?

    Reply to this comment
    • . October 24, 19:05

      Pershendetje Z.Thano! DOJA te ngre nji shqetsim kam ne familje nji pensionist qe ka mbi dy jave qe nuk mer penisionin. Kam dhe bashkeshorten me raport lindje qe ja kan vonuar leket e raportes mbi 1 muaj.?! Ky alamet shteti qe kemi ne ekzisto apo jo. Po Sigurimet shoqerore te Tiranes Ekzistojn.? Turp i mbuloft qe tallen me fukarejt qe kan femijt pa buke..!

      Reply to this comment
  2. Pensionisti October 24, 18:09

    Taksa vendoset mbi te ardhurat qe siguron objekti. Ndertesa ime e banimit , qe une e perdor per tu strehuar nuk me sjell te ardhura, atehere perse duhet te paguaj une takse? apo sepse “fle”ne te ; por une di qe per fjetje paguhet ne hotel, qe sic dihet jane private e me pronare te fuqishem dhe mund ta perballojne taksen e nderteses , sepse per nji nate ata marrin ato 50 eurot qe ju i taksoni njisoj si une dhe kjo per nji dhome , po une pensionisji qe e kam kete banese per te banuar , ku ti gjej ato 50 eurot? sigurisht qe do te pakesoj pensionin qe eshte llogaritur per minimumin jetik , pra une bje keshtu nen minimumin jetik ;, per kete u menduat kaq shume ju specialiste ,qeveritare , parlamentare , qe kini ne “dore”jetet tona !? jeni munduar me kot : pergjysmojeni pensionin tone dhe kini per te pare se mbas nji viti pensionistet do te pergjysmohen!?

    Reply to this comment
  3. El bigotte October 24, 18:44

    Llogari shume e thjeshte Qeveria para .1 viti hoqi taksen e biznesit te vogel domedhene 2500 0 leke te reja ne vit por rriti taksat lokale Tani Qeveria kerkon Tvsh qe domedhene minimumi 5000 leke ne muaj Ne vit do te thote 60000 leke te reja Duke rritur taksat lokale plus Tvsh une se kuptoj si kjo Qeveri pa piken e turpit dhe duke proklamuar qe ne nuk i rrisim taksat eshte duke i rritur cdo dite ..

    Reply to this comment
  4. Muuuuuuu October 24, 19:39

    Edhe kau te njejten gje ben me lopen. Ja mballos nje here te terin brenda dhe kur tarallakes fillon t’i leshoje goja leng, ai ben sikur terhiqet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*