Qeveria t’i kthejë sytë nga populli!

July 22, 2018 10:21

Qeveria t’i kthejë sytë nga populli!

 

Drejtësinë e zezë,

që na bëri pis,

qeveria Rama,

e ka në kurriz!

 

Duket-se aq thellë,

s’mendon njerëzia:

“Fajin për çdo gjë,

e ka qeveria!”

 

Çdo gjë qeverisë,

në kurriz i mbetet,

edhe pse të ndara,

këtu janë pushtetet!

 

Populli kërkon,

ditë më të mira,

dhe s’do të dëgjojë,

fjalë e teorira!

 

Populli vërtetë,

është i zëmëruar,

kur mjete jetese,

s’ka për të jetuar!

 

Duket si i tallur,

kur i thonë çdo ditë,

se rritje dhe rritje,

kemi vit për vit!

 

Rritja ekonomike,

që propagandohet,

në nivel jetese,

hiç nuk pasqyrohet!

 

Rritjet që po thuhen,

të mos jenë pallavra,

me lekët që merr,

të blesh më shumë mallra!

 

Leku është i fortë,

thotë Banka-o plak,

atëherë pse unë,

në treg blej më pak?!

 

Përse nga paratë,

që tani më jep,

gjithnjë e më pak,

më mbeten në xhep?!

 

Nuk mund qeveria,

që të ngrejë tonet,

kur kaq qesharake,

i kemi pensionet!

 

Ato s’do na dilnin,

dhe të ishim ketra,

dhe ndonjëherë ngrihen,

dymijë lekë të vjetra!

 

Kur sheh pasuritë,

që kanë sot gjyqtarët,

e kupton sa shumë,

janë vjedhur shqiptarët!

 

Janë dhe më të pasur,

shumë politikanë,

pronat dhe paratë,

s’dinë se ku i kanë!

 

Hendeku me ta,

çdo ditë thellohet,

populli më shumë,

çdo ditë varfërohet!

 

Duhet kokë e shkretë,

të të ketë marrë erë,

kur ta qajnë hallin,

ca miliarderë!

 

Kujdesi i tyre,

është humor i zgjedhur,

se paratë tona,

ata i kanë vjedhur!

 

Tre vitet e mbetur,

nga mandati i dytë,

duhet nga Sovrani,

që t’i ktheni sytë!

 

Nëse kjo s’do ndodhi,

është e vërtetë,

se këta janë ngopur,

s’duan më pushtet!

 

Këtu do të fiken,

gjithë dritat e shpresës,

nëse s’do të ngrihet,

niveli i jetesës!

A. Duka

July 22, 2018 10:21