Qeveria turke: Gulen po mendon të largohet nga SHBA

July 28, 2016 12:08

Qeveria turke: Gulen po mendon të largohet nga SHBA

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag deklaroi të enjten se kleriku mysliman Fetullah Gulen mund të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Turqia vazhdon të akuzojë klerikun për grushtin e shtetit të dështuar më 15 korrik, megjithëse Gulen e ka dënuar atë.

Bozdag i tha tv turk Haberturk se Gulen mund të ikë në Australi, Meksikë, Kanada, Afrikën e Jugut ose Egjipt.

Ai thotë se shërbimi sekret turk ka të dhëna për këtë. Kleriku jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara që prej vitit 1999.

July 28, 2016 12:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*