Qeveria, vendim për kompensimin e të shpronësuarve: Trashëgimtarët të deklarojnë tokën bujqësore

September 29, 2016 09:29

Qeveria, vendim për kompensimin e të shpronësuarve: Trashëgimtarët të deklarojnë tokën bujqësore

Ndryshojnë katër formularët që shërbejnë për trajtimin e pronës dhe kompensimin e pronave. Të gjithë pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist duhet të dorëzojnë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave një deklaratë noteriale, ku të vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar ose tokë bujqësore.

Deklarata noteriale duhet të jetë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët ligjorë ose përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar. Vendimi është marrë dje në Këshillin e Ministrave dhe prek të gjitha dosjet e pronave që ndodhen për shqyrtim në Agjencinë e Trajtimit të Pronave.

NDRYSHIMI
Në katër formularët e miratuar në vendimin nr.223, datë 23.3.2016, të Këshillit të Ministrave, “për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiare fizik për kompensimin e pronave” është shuar pika, ku kërkohej vërtetimi nëse subjektet kanë përfituar tokë bujqësore ose jo.

Me ndryshimin e miratuar dje në qeveri nuk mjafton vetëm vërtetimi, por kërkohet një deklaratë noteriale nga të gjithë trashëgimtarët. Këshilli i Ministrive ka miratuar formatin e deklaratës dhe u kujton aplikuesve përgjegjësitë ligjore në rastet e vetëdeklarimit të rremë./Gazeta shqiptare

Screenshot_5
Screenshot_6

September 29, 2016 09:29
Komento

Ende pa komente

  1. Adih December 5, 00:11

    Cdo jave ndryshime ligji . I rropet pronaret duke sajuar noterizime . Ku nuk keni faj e keni kasen shteterore drangull ….,ku miu thyen koken..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*