Qeveria vendos rregullat, taksa e banesës me vetëdeklarim

March 7, 2018 17:05

Qeveria vendos rregullat, taksa e banesës me vetëdeklarim

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin në mbledhjen e së mërkurës për të përcaktuar mënyrën dhe metodat se si do të vlerësohet taksa për banesat dhe ndërtesat në pronësi apo në përdorim të qytetarëve dhe bizneseve.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi duke filluar nga data 1 prill i këtij viti.

Baza e vlerësimit mbështetet te vetëdeklarimi, si një detyrim për çdo taksapagues.

Sipas VKM, çdo taksapagues duhet të vetëdeklarojë të dhënat për pasurinë e tij të paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore, që ka në pronësi apo në përdorim. Vetëdeklarimi bëhet pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Në rast se vlera e vetëdeklaruar nga taksapaguesi rezulton e ndryshme nga vlera e llogaritur me çmimin e vlerësuar, si vlerë e bazës së taksës do të merret vlera më e lartë.

Bashkitë kryejnë korrektime në regjistrin e bazës së të dhënave. Korrektimet kryhen bazuar në verifikimet periodike në terren për sipërfaqen e ndërtesës/njësisë pronësore.

Nëse identifikohet ekzistenca, por nuk arrihet të përcaktohet sipërfaqja e ndërtesës/njësisë pronësore, përdoren vlerat referuese për sipërfaqe, si më poshtë vijon: a) 100 (njëqind) metër katror sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim. b) 70 (shtatëdhjetë) metër katror sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim, të privatizuara me ligjin nr.7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar.

Për ndërtesat e tjera, të cilat nuk shërbejnë për qëllime banimi, njësitë e vetëqeverisjes vendore bëjnë verifikimin në terren, për të përcaktuar sipërfaqen dhe për të llogaritur bazën e taksës.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke përdorur të dhënat e mbledhura për ndërtesën/njësinë pasurore, përcaktojnë bazën e taksës dhe llogarisin shumën e taksës vjetore të ndërtesës për t’u paguar nga çdo taksapagues. Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës/njësisë pronësore, përcaktuar me një nga metodat e parashikuara në këtë metodologji.

Për efekt të llogaritjes së taksës për ndërtesën/njësi pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave, si më poshtë:

  1. a) 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;
  2. b) 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;
  3. c) 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

 

o.j/dita

March 7, 2018 17:05
Komento

10 Komente

  1. Arbeni March 7, 18:25

    Sa me gezim po e pret mbare populli kete takse, si shume te tjerat qe qeveria e Rames po sajon perdite mbi kurriz te tij.

    Reply to this comment
  2. Nje emigrant qe desheron te paguaj taksat: March 7, 18:53

    Vetëdeklarimi bëhet pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore.
    Po per emigrantet?
    Eshte interesant qe qeveria edhe kur eshte fjala per te marre leke i komplikon gjerat, prandaj do tju lutesha juve si gazete qe t’ja shtinit ne vesh qeverise qe te perdore “e albania” ku emigrantet te kene mundesi te bejne deklarimet.
    Madje te na vinte ne dispozicjon edhe numrat e llogarive bankare sipas njesive per te bere pagesat.
    Populli e ka kuptuar se taksat jane per te miren e tij,
    prandaj qeveria t’ja lehtesoi kete gje.
    Nje web-faqe shtese tek “e albania” me udhezuesin , modulin …dhe gjithcka perfundon ne menyre te perkryer…

    Reply to this comment
  3. Fatmiri March 7, 19:22

    Perse te paguaj une pensionisti takse banese kur banesa eshte e imja dhe une e kam blere me paret e mija dhe nga kjo banese nuk nxjerr te ardhura!?
    Cila eshte llogjika e kesaj takse ? Ne feudalizem kjo takse ka kuptim se toka eshte e feudalit dhe ndertesat jane ngritur ne token e tij ; po sot ? Apo mos kemi shkuar prap ne feudalizem ?

    Reply to this comment
  4. Fatmiri March 7, 19:23

    Perse te paguaj une pensionisti takse banese kur banesa eshte e imja dhe une e kam blere me paret e mija dhe nga kjo banese nuk nxjerr te ardhura!?Cila eshte llogjika e kesaj takse ? Ne feudalizem kjo takse ka kuptim se toka eshte e feudalit dhe ndertesat e bujqeve jane ngritur ne token e tij ; po sot ? Apo mos kemi shkuar prap ne feudalizem ?

    Reply to this comment
  5. Ekonomist March 7, 20:19

    Ta gezofsh taksen e re (por jo te fundit) te Ram kaqolit dhe Rilindjoteve te tij o popull. E ben vetem sepse e ka rritur mireqenien kudo aq sa nuk po keni ku te coni paret. Prisni, – Nuk keni pare gje akoma – prej ketij Kryeministri matuf dhe atij matufit Hametaj qe ka Minister Ekonomie. Jane njeri me trap se tjetri per Ekonomi.

    Reply to this comment
  6. MH March 7, 20:43

    Fatmir!
    Keshtu e ka llogarin ekonomia e tregut kapitalist.
    Por meqe jemi nji periudhe tranzicionit per te zane vend si duhet ne ekonomin e tregut kapitalizme.Taksa te behet.Po,simbolike.Vete keto qe po “mundohen” per te kalue ne kapitalizmin shtet ja fusin kodra mbas bregut per cdo fenomen ne shermbi te popullit.Dhe cdo pushtet i keti cerek shekullit nuk ia kane thane as nuhatur cfare don te thote te bash shtet.Keto majmen dhe mileti taksohet kur nuk asht i barabarte para ligjit,kuptohet se nuk perfiton as te drejten kur e drejta ekziston si me kushte dhe pa kushte.

    Reply to this comment
  7. Adih March 8, 00:13

    Po une qe kam qindra rrenje ullinj ,mare me dhune nga dulla , kam dhe troje ne bregdet, ku kane ndertuar te tjeret ,rezorte ,hotele e vila ,kujt do ja paguajne taksen ? Me fal se harrova ky neokomunisti ,ja ka lene mafjes se turizmit , se kondra ligjeshme ,taksen 0 % per 10 vite ,po per ullinjte ,per prodhimin 28 vite me radhe, do paguj une takse ,apo per pronaret e rinj ????? ,Se shpejti do te hedhi koha ne koshe te plehrave ,tamam si pikturat e tua .

    Reply to this comment
  8. kerri March 8, 10:18

    Enveri me te vertete na xhveshi neve dhe nga taksat, por na dha falas shkollat e spitalet qe sot vdes se dhe varrezat do ti paguash. Dhe ai nuk te nxirrte ne rruge, ndersa sot mos paguaj taksat se te vjen permbarimi me police dhe te shpie ne hale te sateme. Si do ti veje halli? Kush te doje te rroje, kush te mos doje te vdes. Te tjere qiparisa do ngrihen

    Reply to this comment
  9. Baci March 8, 12:45

    Duhet me e pague se popull mizerje jeni.
    Si ta mushim buxhetin ? Kur s,ka buxhet si
    Ti vjedhim tenderat ne pushtetaret.

    Reply to this comment
  10. Aqifi March 19, 21:26

    Mbaju dorën o allah se na futën në dhe të gjallë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*