Qeveria “vetëkorigjohet”, ndryshon skema e ndihmës ekonomike

June 13, 2019 13:01

Qeveria “vetëkorigjohet”, ndryshon skema e ndihmës ekonomike

Qeveria është “vetëkorrigjuar” sa i përket skemës së ndihmës ekonomike, e cila ka hasur kundërshti të mëdha  dhe është bërë pjesë e debateve politike për shkak të mungesës së transparencës dhe mospublikimit të kritereve të përfitimit.

Projektligj që synon të rregullojë mënyrën e dhënies së ndihmës ekonomike, pagesave të aftësisë së kufizuar dhe bonusit të bebeve është depozituar për diskutim në komisionet parlamentare, për t’i hapur më tej rrugë miratimit të tij.

Projektligji “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, ka si qëllim të përmirësojë skemën e ndihmës ekonomike, duke thjeshtuar procedurat e panevojshme për përfitimin e saj,  si dhe të integrojë në tregun e punës personat me ndihmë ekonomike por që janë në kushte të favorshme për të punuar. Në këtë rast, duke shtrënguar masat kur refuzohen ofertat nga zyrat e punësimit.

Nga ana tjetër do të ketë më shumë kontroll për mënyrën se si do të përdoren fondet.

Synohet gjithashtu rishikimi i skemës për aftësinë e kufizuar, ku kryesorja është heqja e kufizimit për shkak të punësimit, duke garantuar që ky përfitim të mos ndërpritet në rast punësimi, por ti shërbejë personit me aftësi të kufizuar për tu integruar plotësisht në jetën shoqërore; si dhe thjeshtimin e procedurave të panevojshme për përfitimin e pagesave të aftësisë së kufizuar (heqjen e vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak), dhe dhënien e këtij përfitimi bazuar në vendimin e autoritetit përgjegjës për përcaktimin e kësaj të drejte.

Drafti ndërhyn edhe në lidhje me bonusin e bebeve, përmes krijimit të një politike të re sociale pro lindshmërisë; ofrimin e një ndihme të drejtpërdrejtë ndaj familjeve, për t’i përkrahur pas lindjes së fëmijës; dhënien e bonuseve të shumëfishuara për fëmijët e lindur.

e.t./dita

June 13, 2019 13:01
Komento

3 Komente

  1. mirel June 13, 15:53

    Vetekorrigjohet…nga veteinjorantet e veteshtetit veteshqiptar

    Reply to this comment
  2. Tanush June 13, 16:49

    Vetekorrigjohet tani para zgjedhjeve….

    Reply to this comment
  3. Kuq e zi June 13, 17:54

    Si ai ligji per importin e makinave?
    Kete qeveri do e bente lecke edhe nje opozite me 8 klase

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*