Qeveria zbardh skemën si do të shlyhen borxhet ndaj biznesit

January 28, 2014 21:47

Qeveria zbardh skemën si do të shlyhen borxhet ndaj biznesit

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura që Qeveria ka ndaj biznesit do të marrë 3 vjet kohë. Mediat  zbardhin strategjinë përmes të cilës Qeveria synon të zgjidh përfundimisht ngërçin e borxheve të prapambetura, jo vetëm duke shlyer detyrimet ekzistuese por edhe duke parandaluar krijimin e borxheve të reja.

Drafti i përgatitur nga Ministria e Financave, vlerëson se borxhet e prapambetura të shtetit ndaj sipërmarrjes janë në total rreth 72.6 miliardë lekë ose 5.3 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

Detyrimet konsistojnë në 5 zëra. Dy të para janë kontratat e papaguara të punëve publike dhe pagesat për mallra e shërbime, respektivisht me 24.6 miliardë lekë dhe 5 miliardë lekë. Këtyre u shtohen 22.8 miliardë lekë detyrime të tjera që rrjedhin nga tatimet, përkatësisht 12.8 miliardë lekë TVSH e parimbursuar dhe 10 miliardë lekë tatim mbi fitimin që duhej t’i ishte kthyer biznesit.

Në zërin e fundit Qeveria grupon detyrimet e tjera, të cilat i vlerëson 20.1 miliardë lekë dhe ku përfshihen vendimet gjyqësore kundër shtetit, detyrimet për shpronësimet publike por edhe pagesat e prapambetura të personave me aftësi të kufizuar. Për vitin 2014, Qeveria ka vendosur të paguajë nga buxheti 35 miliardë lekë ose gati gjysmën e detyrimeve totale. Pjesa e mbetur do të shlyhet në dy vitet e ardhshme, përkatësisht 20 miliardë në 2015 dhe 17.5 miliardë të tjera në vitin 2016.

Por cila do të jetë radha e shlyerjes? Qeveria thotë se do të ndjekë parimin e kohës, sipas të cilit pagesat do të fillojnë nga detyrimet më të vjetra tek ato më të reja. Sipas strategjisë, për të eleminuar abuzimet, gjithë procesi do të mbikëqyret nga një komitet i posaçëm, që kryesohet nga zëvendësministri i Financave, por ka në përbërjen e tij Drejtoreshën e Doganave, atë të Tatimeve dhe të tjerë anëtarë. Në proces do të jetë e përfshirë edhe KLSH që do të ketë statusin e vëzhguesit. Në draftstrategjinë janë parashikuar edhe një sërë masash që tentojnë të parandalojnë krijimin e borxheve të reja ku përfshihen ndryshimi i ligjit të buxhetit, ai i skemës së rimbursimit të TVSH-së etj./tch

January 28, 2014 21:47
Komento

1 Koment

  1. Open your mind January 29, 00:06

    Ah mjere ne,per qeverine qe kemi.Po çfare biznese do te shlyeni ju more horra??Ata nuk jane biznesmene,por palaço-hajdute,qe kane ngritur firma ne kurriz te popullit ne bashkpunim ne kryepsikopatin Sali Berisha.Te gjithe ishin ushtare te bindur te sistemit te poshter.Ishin keta palo-biznesmene,qe mbanin ne kembe ate qeveri antishqiptare.Cili nga keta “biznesmene” e fitoi tenderin me te drejten e zotit,ne kohen e psikopatit Sali??Matrapaze te felliqur jane.Pse nuk e hapnin gojen atehere keta krimba te zinj per borxhin,por sapo u largua babai i tyre shpirteror,filluan te behen te gjalle dhe te kerkojne leket.Tani kjo qeveri qe shpresonim dicka, e fut popullin perseri ne borxh,per te shlyer keta pisa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*