Qeveria zhbllokon llogaritë e Bankers në këmbim të garancisë

December 6, 2015 14:30

Qeveria zhbllokon llogaritë e Bankers në këmbim të garancisë

Kompania e nxjerrjes së naftës Bankers Petroleum deklaroi se ka arritur një marrëveshje të përkohëshme me autoritetet tatimore shqiptare në lidhje me bllokimin e llogarive të kompanisë në Shqipëri, duke pranuar të vendosë një garanci bankare të barazvlefshme me shumën e kërkuar nga tatimet prej 57 milionë dollarësh ndërkohë që procedurat ligjore për të konkluduar nëse ky pretendim i tatimeve është i drejtë apo jo, do të vijojnë.

Në një njoftim për shtyp, Bankers deklaroi se do të vendosë një depozitë fillestare prej 10 për qind të vlerësimit tatimor prej 57 milionë dollarësh dhe pastaj do ta shtojë këtë depozitë me 4.275 milionë dollarë të tjera çdo muaj përgjatë vitit 2016 deri sa të plotësohet shuma e pretenduar e tatimeve prej 57 milionë dollarësh. Gjithsesi, Bankers deklaroi se këto pagesa “bëhen pa paragjykime në lidhje me mosmarrëveshjen në vijim mbi vlerfshmërinë e këtyre pretendimeve fiskale dhe me rezervat e plota të të drejtave të Bankers”.

Bankers hyri në mosmarrëveshje të thella me qeverinë e Shqipërisë më 20 nëntor, pasi administrata tatimore shqiptare urdhëroi bllokimin e llogarive bankare të kësaj kompanie, duke kërkuar të mbledhë me forcë një faturë fiskale me vlerë 75 milionë dollarë, të nxjerrë nga një rivlerësim tatimor mbi kostot e zbritshme të kompanisë.

Menjëherë pas dhënies së lajmit, aksionet e Bankers në bursën e Torontos ranë vazhdimisht nga 2.1 dollarë për aksion në ditën para bllokimit të llogarive, në më pak se 1 dollarë të premten në mëngjes. Bursa e Torontos pezulloi shkëmbimin e aksioneve të Bankers të premten rreth orës 10 të mëngjesit me orën vendore, pasi u informua paraprakisht nga kompania për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje. Gjatë ditës së premte, gati 17 milionë nga 261 milionë aksionet e kompanisë u shitën ndërsa çmimi i aksioneve ra në mënyrë dramatike nga 1.24 dollarë që qe në hapje të bursës në më pak se 95 centë. Bursa e Torontos rifilloi tregtimin e aksioneve pas orës 13 me orën vendëse, kur u publikua lajmi për arritjen e marrëveshjes. Çmimi i aksioneve të kompanisë u rrit në 1.1 dollarë për aksion.

Vlera e Bankers në bursë ra gjatë kësaj periudhe nga mbi 500 milionë dollarë në minimumin prej 250 milionë dollarësh. Vlera e kompanisë në bursë llogaritet si shumëzim i çmimit të aksionit me numrin total të aksioneve të emetuara.

Mosmarrëveshja mes Bankers dhe qeverisë lidhet me një rivlerësim të kryer mbi shpenzimet e kompanisë në vitin 2011. Autoritetet shqiptare thonë se kompania ka kryer këtë vit rreth 300 milionë dollarë shpenzime të panevojshme, duke sjellë largimin nga Shqipëria të parave që në një situatë normale, do të shpalleshin në bilancin e kompanisë si fitime. Sipas kontratës së koncesionit mes kompanisë dhe qeverisë shqiptare, fitimet e kësaj kompanie duhet t’i nënshtrohen tatimit në masën 50 për qind.

Kompania pretendon se të gjitha investimet e saj janë të vlefshme dhe ka kërkuar që, në zbatim të kontratës së saj koncesionare, mosmarrëveshja të zgjidhet përmes punësimit të një auditori të pavarur të pranuar nga të dyja palët. Në shtator këtë vit, Bankers deklaroi se e ka arritur një marrëveshje me qeverinë për të filluar procedurat e punësimit të auditorit të pavarur.

Qeveria shqiptare nuk ka dhënë shpjegime mbi detajet e çështjesh, por ka shprehur gadishmërinë që të përballet me Bankers në arbitrazh nëse është e nevojshme.

Bankers Petroleum dhe nafta e nxjerrë prej saj në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës është përgjegjëse për rreth 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë. Bankers thotë se kontribuon në ekonominë shqiptare me rreth 1500 vende pune dhe me pagesë taksash të ndryshme që variojnë në rreth 15-20 për qind të të ardhurave bruto nga shitja e naftës. Megjithatë, shumë në Shqipëri besojnë se përfitimet e Shqipërisë nga nafta që po nxirret në Patos-Marinzë janë më të pakta nga sa duhej të ishin për shkak të manovrave fiskale të kryera nga kjo kompani. /Birn/

December 6, 2015 14:30
Komento

5 Komente

  1. era December 6, 15:31

    Sa e papegjegjshme sa jo kombetare dhe sa e koruptuar eshte klasa politike shqiptare, dhe nga ana tjeter sa inferiore dhe e shitur eshte tek perendimoret si shume i bukur duket per te qene i vertete ky skenar.
    Po e bejme si tek batutat e filmave shqiptare: kjo ishte loooooje!!
    Te gjithe busneset i u perveshen qeverise dhe artikullonin fjale se si mund te mbushte thesi me marauzhgat e bisneseve te vogla kur ariu u madh bankers ben kerdine!?
    Dhe ja ku bankers e pastroi veten dhe u be perseri i virgjer

    Reply to this comment
  2. Arben December 6, 15:40

    SHUME MIRE QE U DHA NJE ZGJIDHJE, SEPSE PO E PERZUME EDHE BANKERS SI PUNA E CEZ, DO TE SHKOJNE TAKSAT EDHE DHJETE-FISH NGA CNA KANE VAJTUR DERI TANI.

    Reply to this comment
  3. elio December 6, 17:14

    E mooooooo DHJAKSAAAAAA, he moooo diktatura e proletariatit simpatizantet e maocedunit dhe suporteret e Ugo Chavez, ku jeni mooooooo juve qe shkruani se Bankersi po ju vjedh pasurine e atdheut…Edhe Qeverrrrria megallomane dhe e paafte e Rames ra dakord me Bankers..Mos kini merak se do ti ktheje te gjitha leket..po jo nga leket e tij, nga leket tona qe do na ngarkoje me taksa te reja, se ato qe do ti jape bankersi do mbulle me “pozitivitet” bilancin e vitit e do ti harxhoje per fasada me Koqe Kokedhimen dhe Erionken…dhe me bekimin e Canit(ministri me i ditur i kabinetit)…Keta jane qeveria me e paafte qe na ka qelluar dhe ky eshte KRM-a me e lige….

    Reply to this comment
  4. drajzler eshte i zhalle December 6, 20:20

    Hahhahahaha. Dhe tani i takon kanadase te hetoje per insider trading! Nona cunat e bankers! Taxirat i taneve qe u bene leve e makinacionit pa e kuptuar. Ne pritje per te kuptuar kush ka blere aksionet “ne oferte”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*