Demokracia dhe Pluralizmi nuk mjaftojnë. Mbireforma, reformimi i Qeverisjes

August 16, 2018 00:35

Demokracia dhe Pluralizmi nuk mjaftojnë. Mbireforma, reformimi i Qeverisjes

 

Nga Ylli Çabiri*

Ky nuk është Raport dhe as Studim, por Libër. Janë mendime, vlerësime personale nga një përvojë e gjatë pune, studimi e refleksioni, që mund të nxisin një Plan për disa Reforma urgjente, të domosdoshme, të cilat duhen ndërmarrë për të ndryshuar rrënjësisht e modernizuar Qeverisjen. Për të gjithë ata, që besojnë ende se Shqipëria mund të bëhet, që prej së hershmi kërkojnë dhe shpresojnë Qeverisjen e mirë.

Nuk janë Kujtime. Megjithëse i lexoj me kënaqësi kujtimet e njerëzve të punës, apo të atyre që kanë qeverisur, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, nga të cilat mund të mësosh shumë në çdo kohë.

Ky Libër nuk është partizan dhe as bipartizan. Ai është një Dokument i mirëfilltë Teknik – Apolitik. Nuk ka si qëllim të pluhurosë e baltosë punën e askujt (apo të ngrejë lart punën e dikujt tjetër), të akuzojë, dënojë njeri për ato që ka bërë, ose nuk ka bërë.

Libri nuk është një Dokument teorik që flet për Reforma hipotetike, realizimi i të cilave është i dyshimtë. Ai mbështetet në bindjen se është plotësisht e mundur që Qeverisja në Shqipëri të përmirësohet nga themelet brenda një kohe të shkurtër.

* * *

Shqipëria e këtij fillim shekulli është një vend që kërkon t’i japë fund sa më shpejt tranzicionit ekonomik e politik, të zhvillohet me shpejtësi në kushtet e një ekonomie globale me konkurrencë shumë të fortë, të harmonizohet me të gjitha standardet europiane dhe të integrohet sa më parë në Bashkimin Europian.

Pas 25 vjetësh të ndryshimit të sistemit, prapambetja nuk mund të vazhdojë të argumentohet me pasojat e sistemit 46-vjeçar komunist dhe me fatalitetin e një diktature të egër, sado absurde të ketë qenë ajo. Tashmë ne kemi pjesën tonë në këtë prapambetje dhe kjo pjesë po bëhet gjithnjë e më e madhe.

Ky Libër-Plan, bazohet në konceptin se, progresi real nuk mund të matet thjesht me rritjen vjetore të Prodhimit të Brendshëm Bruto, i cili është një tregues i pjesshëm, lehtësisht i manipulueshëm, që nuk pasqyron si duhet mirëqenien dhe nuk zvogëlon automatikisht pabarazinë e zhvillimit, nuk pengon automatikisht thellimin dhe shpërndarjen e varfërisë, nuk rrit automatikisht llojet dhe cilësinë e shërbimeve që i jepen publikut, si dhe nuk shpreh shpërdorimin e mundësive për një përparim më të shpejtë.

Rritja ekonomike e ka një tavan, por edhe nën të, Qeverisja e keqe mund të shkatërrojë ekonominë me shpejtësi alarmante dhe këtë, ne shqiptarët, e dimë mirë.

Kryefjala e çdo përmirësimi duhet të jetë QEVERISJA. Pa Qeverisje të mirë, asgjë nuk mund të realizohet në Shqipëri; përfundim ky i nxjerrë, gjithashtu, nga një varg studimesh e botimesh të autorëve nga më të njohurit në botë.

Që ambiciet tona të bëhen realitet sa më shpejt dhe me sa më pak dhimbje, duhet të kemi rezultate, të cilat nuk lidhen aspak me analizën: kemi një Qeveri të madhe apo të vogël, të uritur apo apatike, të aftë të mbushë buxhetin e saj me të ardhura nga taksat e doganat, të aftë që të rrisë sasinë e cigareve dhe pijeve alkoolike të zhdoganuara, apo të shtojë pasurinë tonë të përbashkët. Këto mund të jenë të gjitha të rëndësishme, por nuk janë ato që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë të përditshme. Këto nuk mund dhe nuk duhet të kthehen qëllim në vetvete.

Ne na duhet një Qeveri që qeveris, që lufton për të plotësuar realisht nevojat dhe kërkesat e individit, që aq shpesh janë shpërfillur, duke u konsideruar si të dorës së dytë. Heqja dorë nga fshati, duke e menduar si të punësuar të gjithë forcën e punës në fshat, thjesht për të deklaruar shifra të ulta të papunësisë (më e pakta dy herë më të ulta se çdo vend tjetër i Rajonit), është shembulli më i keq e më kuptimplotë i konceptit tonë të gabuar mbi Qeverisjen e mirë. Neve na duhet të zbatojmë një filozofi të re qeverisjeje, krejt të ndryshme nga Qeverisja ideologjike e reklamës dhe e interesave të ngushta politike të atyre që qeverisin.

Sigurisht, na duhet Demokracia, por krahas saj na nevojitet një Qeverisje e mirë, sepse jemi vend i vogël, kemi përqindje të ulët shkollimi, kemi vështirësi të mëdha, objektive, autentike, për të dalë nga një gjendje e dështuar çfarëdo në kuptimin kohor (sipas studiuesve do të duheshin mesatarisht 60 vjet) dhe të kostos së lartë (mesatarisht do të duheshin 100 miliardë dollarë). E përkthyer ndryshe dhe në mënyrë më pak optimiste, kjo do të thotë që Demokracia është e domosdoshme, por ajo nuk mjafton, sikurse pluralizmi është domosdoshmëri, por jo gjithçka.

Kërkohet PUNË. Kërkohen POLITIKA TË SAKTA e të peshuara rritjeje dhe mbi të gjitha: duhet QEVERISJE E MIRË DHE E QËNDRUESHME.

Çështja është të kemi një Qeveri që punon dhe di mirë se ç’bën, që funksionon me efektivitet të lartë, u krijon mundësinë njerëzve të jenë krijues e produktivë, të punësohen e fitojnë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetesën, si në qytet ashtu edhe në fshat, Qeveri që përkujdeset për shëndetin e njerëzve kudo që janë, u krijon kushte të gjithë fëmijëve të shkollohen, ndihmon e mbështet më të dobëtit e më të varfërit, lehtëson integrimin e njerëzve me aftësi të kufizuara apo të pakicave, nderon veteranët e pensionistët dhe mendon për mijëra emigrantë që kanë ikur të dëshpëruar dhe ndonjëherë me shpresën agonike për t’u kthyer. Njerëzit presin prej vitesh t’u plotësohen këto kërkesa jetësore, por në vend të tyre Qeveritë u ofrojnë një mal me shifra, ligje, rregulla, shumicën e të cilave njerëzit as i kuptojnë e as i zbatojnë.

Njerëzit presin prej vitesh që dikush të japë llogari për moszgjidhjen e halleve të tyre, por në vend të llogarisë Qeveritë u tregojnë se për këtë apo atë Reformë jemi të parët në Europë dhe se rritjen ekonomike e kemi dyshifrore.

* * *

Sot, pas më shumë se dy dhjetëvjeçarësh tranzicion, është kuptuar qartë se problemi themelor i Shqipërisë nuk ka qenë krimi i organizuar, por shteti i çorganizuar. Krimi, trafiku, varfëria, papunësia, droga, mungesa e drejtësisë, janë para së gjithash pasoja të Qeverisjes së çorganizuar. Problemi nuk është thjesht të përmirësojmë Qeverisjen. Reformimi thelbësor dhe sa më i shpejtë i Qeverisjes duhet të jetë MBIREFORMA! Pa reformuar Qeverisjen, nuk mund të realizohet asgjë dhe ky është një parakusht i domosdoshëm për çdo Reformë e ndryshim tjetër që sipërmerret.

Të qeverisësh mirë do të thotë të kesh e të përzgjedhësh individë të përshtatshëm për Qeverisje të mirë në të gjitha nivelet. Këta individë nuk mungojnë, por nuk përzgjidhen, aq sa po krijohet mendimi i përgjithshëm se politika përzgjedh e përfshin qëllimshëm më të dobëtit e më të paaftët individë për të qeverisur. Që t’i komandojë pa shumë mund, që të bëjë ç’të dojë me ta dhe në emër të tyre.

Të qeverisësh mirë nuk është një punë e lehtë dhe nuk mjafton demagogjia politike, madje as përkushtimi dhe njohuritë e thella e të gjithanshme. Për të qeverisur mirë duhen edhe institucione të konsoliduara në nivel Qendror e Lokal, ligje të qarta e rregulla të prera, të detyrueshme për t’u zbatuar e lehtësisht të matshme, struktura që monitorojnë papushim rezultatet dhe rekomandojnë përmirësime të mëtejshme; kërkohet ndershmëri e përgjegjshmëri individuale e kolektive e nëpunësve të të gjitha niveleve për t’u shërbyer sa më cilësisht e pa dallim njerëzve.

Të qeverisësh mirë do të thotë edhe të japësh llogari për atë që bën. Qeverisjes sonë i ka munguar në mënyrë sistematike e thuajse tërësisht llogaridhënia. Madje kanë munguar edhe instrumentet formale për të monitoruar qeverisjen: struktura të posaçme dhe programe pune, reagime të përgjegjshme e transparente ndaj kritikave apo ndaj moszbatimit të politikave, strategjive e rregullave. Analizat e Kontrollit të Lartë të Shtetit janë konsideruar gjithnjë sikur flasin për të tjera institucione, jo për Qeveritë. Të njëjtat shkelje, probleme e mangësi janë vënë në dukje në raportet e çdo viti dhe kanë vazhduar të përsëriten çdo vit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me raportet monitoruese të institucioneve ndërkombëtare: të njëjtat kritika e rekomandime janë përsëritur raport pas raporti, por shumica e tyre as janë përfillur, aq më pak zbatuar apo të paktën programuar për t’u zgjidhur.

Transparenca ndaj publikut ka munguar: kanë munguar instrumentet e detyrueshme e të qëndrueshme, që e bëjnë të mundur informimin e publikut dhe tërheqjen e mendimit të tij. Kjo është kuptuar vetëm si hapje zyrash informimi, ndërsa informimi real i publikut dhe pjesëmarrja në vendimmarrje e aktorëve të interesuar bëhet sa për sy e faqe.

Qeverisja shpesh herë ka rënë në duar njerëzish amatorë, të ndodhur në pozicione drejtuese jo për aftësi teknike apo karrierë të qëndrueshme politike, por më shumë rastësisht, se kështu ka dashur dikush, pa përvojën minimale të menaxhimit të punëve të një sektori të caktuar e aq më pak të drejtimit të Ministrive. Në shumë raste ata janë ballafaquar me detyrat e tyre pa asnjë njohje të sektorëve që drejtojnë dhe pa asnjë lidhje të mëparshme me administratën shtetërore. Kjo ka bërë që ata të drejtojnë kuturu, me aq sa ua pret mendja, ose thjesht të ndjekin ç’ju thonë të tjerët, të ndryshojnë strukturat organizative të Ministrive e sektorëve sa herë t’u shkojë ndërmend, pa ditur ç’bëjnë e pa asnjë njohuri, si dhe të ndryshojnë stafet, pa matur dot apo parashikuar pasojat.

Trupat qeverisëse janë karakterizuar nga mendësia dritëshkurtër e përkohshmërisë në detyrë. Atyre pothuaj gjithmonë u ka munguar interesi për t’u përqendruar në çështje më afatgjata e strategjike dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për to. Kurse të diturit kanë heshtur gjithnjë duke mërmëritur: Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë!

Ky Plan bazohet në diagnostikimin e thellë të të gjitha këtyre mangësive, duke përcaktuar se çfarë është emergjente të ndryshojë dhe si mund të ndryshohet konkretisht. Ai përmban disa Rekomandime, që për të mirën e të gjithëve duhen kthyer më shpejtësi në Vendime dhe nevojitet të zbatohen me rigorozitet. Disa prej tyre mund të japin fryte të shpejta, disa kërkojnë më shumë kohë për t’ua ndier vlerën, por, sipas mendimit tim, të gjitha janë të domosdoshme për të ndryshuar gjendjen ekzistuese e për të mos vazhduar me arna dhe riparime të sipërfaqshme që nuk çojnë askund dhe vetëm sa i zgjasin jetën Qeverisjes së vjetruar, të gabuar dhe të destinuar për të dështuar.

Besimplotë ju them se: Është e mundur që Vendi ynë të qeveriset drejt dhe siç duhet. Është plotësisht e mundur që Shqipëria të bëhet!

*****

*Botuar sot nga DITA. Doktori i Shkencave Ylli Çabiri ka publikuar së fundmi librin “Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë”

 

August 16, 2018 00:35
Komento

16 Komente

  1. mateo August 16, 01:43

    Eh more Ylli Cabiri,qe u ke sherbyer disa qeverive jo me aftesi,por me servilizem!
    Edhe me kete shkrim ke treguar se je nje sofist qe asgje nuk di te ndreqesh vec fjaleve!
    Qeverisja e mire fillon nga ndryshimi i Kushtetutes qe i ka dhene kryetarewve te partive te drejten ekskluzi8ve qe te hartojne listen e kandidateve per deputete e me pas te ministrave,ambasadoreve,doganiereve etj,etj pra te jene sulltanbe!
    Kryetaret e partive sapo marrin pushtetin e harrojne partine dhe elektoratin se merren me ndarjen e llokmave te pushtetit!
    Shqiperise mbi te gjitha i mungon nje STRATEGJI KOMBETARE ZHVILLIMI,qe te mos i leje dore te lire kryeministrave te ndryshojne sa here te duan sasine edhe strukturen e ministrive,te bejne investime atje ku u intereson,por te jene percaktuar perparesite ne te gjitha fushat!
    Kjo strategji duhet te percaktoje sakte dhe prere se nje qeveri nuk mund tre beje shpenzime luksi dhe reklame kur ne nje zone apo disa zona banimi mungojne elementet e nevojshem jetike si rruget e shtruara,cerdhet,kopshtet,lulishtet,kendet e lojrave,pastertia etj e jo te bridhet pas qendrave te qyteteve duke lene brenda lagjeve rruget dhe hapoesirat cope cope!
    Keto jane konkrete o Ylli Cabiri,ish bashkenxenesi im se gjithmone ke qene servil qe ne femini!

    Reply to this comment
    • Guri August 16, 09:30

      More Mateo! A nuk e sheh qe ia ke futur kot? Ti, ose nuk e ke lexuar fare shkrimin, ose, qe eshte edhe me keq, nuk ke kuptuar fare se per çfare behet fjale. Nje shkrim me realist dhe me dashamires per vendin veshtire se mund te gjendet. Kurse ti nuk di se ç’flet, pale, por me ate mendesine enveriste pergojon nje personalitet te shkelqyer siç eshte Ylli Çabiri. Turp te kesh!

      Reply to this comment
      • mateo August 17, 00:56

        Le te na thote ky personalitet i shkelqier se cfare ka bere qe te mos ndodhnin te gjitha keto menxyrat ekonomike e financiare ne Shqiperi keto 28 vjet?
        ASGJE!
        E per cfare na duhen denglat e tij tani?

        Reply to this comment
    • Prof.dok. August 17, 01:07

      Po ti more Cabiri, cfare ke bere keto 27 vjet,se rrogen per kete pune e ke marre?
      Pse nuk e ke reformuar qeverisjen?
      AS TE KA PYETUR E AS TE PYET NJERI TY,O CABIR SE ESHTE SISTEMI RRUMPALLE KAPITALIST QE MBIN KETO BIME HELMUESE!
      A DI TI CABIRI TE NA THUASH SE PSE SOT KA KORRUPSION E NE KOHEN E XHAXHIT NUK ia dinin as kuptimin?
      A e di ti Cabir se pse sot ka gjakmarrje dhe mijra njerez jetojne me terrorin e vdekjes cdo sekonde?
      Po kete pse nuk e ke gjetur zotrote,por ben lojra fjalesh kot?
      Paske bere nje liber,se ke mbetur pa leke,por nuk ta blen njeri!

      Reply to this comment
  2. Qytetari durrsak August 16, 08:33

    Z. Ylli,
    ti mire e ke qe mendon per mireqeverisjen, jam dakort me ju. Por, ne hallin e kemi tek korrupsioni dhe kryereforme kemi ate te drejtesise. Politikanet dhe pushtetaret na kane vjedhur, ne popullit shqiptar, afro 10 miliard euro. Kuptohet ne cilin nivel qeverisje jemi.
    Sidoqofte urime per analizen qe beni dhe synimin tone ne te ardhmen jo te afert.

    Reply to this comment
  3. [email protected] August 16, 10:38

    I nderuar Yll,konstatimet jane te drejta,ti je duke u thene pashallareve te presin degen e pemes ku jane ulur prej 30 vjetesh……..

    Reply to this comment
    • Bureto August 16, 13:02

      Yll Xhabirii, ne kete shkrim te shkurter i ka bere skanim siperfaqesor qeverisjeve shqiptare nga 1992 deri me sot. Mbasi e lexon nuk sheh ndonje zbulim, se ne fund te fundit, nuk ka njeri sot ne vend, nga ata qe kuptojne sado ak problemet e qeverisjeve, qe nuk i dine dhe pa lexuar Yllin. Por ky, ne fund te shkrimit, na fton te lexojme rruget e zgjidhjeve qe jepen ne librin e tij, ku ai ben dhe rekomandimet perkatese. Them se duhet lexuar dhe pastaj mund te gjykojme, sepse në te vertete vendit/popullit nuk i duhen konstatimet (ka me mijra te tilla), po zgjidhjet. Gazeta Dita, mire do te bente, qe te botonte pjese te ketij libri, duke u fokusuar tek zgjidhjet me rekomandimet konkrete. Nuk besoj se do te jete shpikur rrota, por gjithsesi gjithmone ka dhe duhet te kete edhe ndonje mendim realist apo konstruktiv qe mund te sherbeje.

      Reply to this comment
  4. Mateo August 16, 14:30

    O Guri!
    Ti nuk ke faj se edhe nje bajge po te shohesh ne rruge e quan buke dhe e ha!

    Reply to this comment
  5. Genci August 16, 15:08

    Z.Cabiri ke marre miliona si OJQ prej me shume se 25 vjetesh ng nderkombetaret te keshillosh qeverite te mireqeverisin.Je i pabesueshem dhe bashke me qeverite keni deshtuar dhe ju bashke me Linda Ramen me te cilen punon.Me rreshtin e fundit mos do te besojme se po te bene Kryeminister do besh cudira?!.Ik genje ndonje naiv qe te beson akoma se vec te tjerash ke dhe zanatin e spiunit.Keqardhje qe Dita boton nje shkrim copy-paste si gjithe libri yt.

    Reply to this comment
  6. Nik August 16, 17:59

    Mendoj se komentet vulgare o duhen redaktuar nga redaksia e gazetes ose nuk duhen shfaqur fare! Nje medium publik nuk eshte nje VC nga ato te sistemit te kaluar!

    Reply to this comment
  7. katarakti August 16, 19:05

    Interesant. Ka disa plehra ketu qe ne vend te merren me problemin, merren me autorin! Nuk na u ndane maskarenjte.

    Reply to this comment
  8. Idjoti i Bathores August 16, 22:39

    O ‘KATARAKT’ PO KUR NUK KA AS PROBLEM AS SHKRIM ME KE TE MEREMI ,ME AUTORIN IDJOT QE NUK THOTE ASGJE..

    Reply to this comment
  9. Miri August 17, 09:26

    Per autorin e librit do ishte me e ndershme te shruante pershtati Y.Cabiri.Tema qe ka shkruar eshte super elaboruar nga dhjetra autore para tij dhe nuk jep asgje origjinale.Bile ai nuk guxon te permende me emer rastet e keqqeverisjes shqiptare ne vite duke treguar hapur mungesen e guximit intelektual te tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*